Cilat janė kėto gjėrat e tjera qė e prishin
abdestin?
Pyetja:
Selam
alejkum! Nė tė gjithė librat qė lexojmė rreth faljes sė
namazit dhe rreth abdestit tregohet se cilat gjėra e
prishin abdestin. Nė tė gjitha rastet shkruhet se
abdestin e prishin nevoja, gjumi etj. Cilat janė kėto
gjėrat e tjera qė e prishin abdestin? Se ne ndoshta me
pavetėdije i bėjmė gjėrat e tjera pa e ditur se po e
prishim abdestin. Pra, pėrveē nevojės dhe gjumit, cilat
janė ato gjėrat e tjera qė po e prishin abdestin? Allahu
ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Abdestin e prishin kėto gjėra:
1. Dalja e urinės, kryerja e nevojės sė madhe dhe dalja
e gazrave nga trupi.
2. Fjetja, tė fikėtit, dehja ose raste tė tjera tė
humbjes sė vetėdijes.
3. Dalja e lėngut tė bardhė (nga organi gjenital), i
cili del para spermės (farės). Ky lėng dallon nga sperma,
sepse del jo me vrull dhe me sasi shumė mė tė vogėl. Ka
shumė njerėz tė cilėt mendojnė se kjo ėshtė spermė dhe
duhet tė merret gusėl (pastrim i tėrė trupit) pas daljes
sė kėtij lėngu. Ky lėng del shumė shpesh nga epshi,
mirėpo ndodh qė tė dalė edhe gjatė kryerjes sė nevojės
sė madhe apo tė vogėl (zakonisht nė pubertet). Nėse njė
personi i del ky lėng, atėherė duhet ta lajė organin
gjenital dhe tė marrė abdest e nuk ėshtė i detyruar tė
marrė gusėl. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, qė transmetohet
nga Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kam qenė njė
person qė mė ka dalė shumė shpesh lėngu i bardhė (nga
organi gjenital) dhe i kam thėnė Mikdadit qė ta pyesė
Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) pėr kėtė.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem) i ka thėnė: “Duhet
tė marrėsh abdest.” Buhariu dhe Muslimi.
4. Prekja e organit gjenital me qėllim gjithashtu e
prish abdestin, siē transmetohet nga Busretu bint
Safuani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush e prek
organin gjenital, le tė marrė abdest.” Ebu Davudi,
Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, hadithi ėshtė sahih.
5. Ngrėnia e mishit tė devesė e prish abdestin.
Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
se njė njeri e ka pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue
selem:
“A duhet tė marr abdest pas ngrėnies sė mishit tė deleve?”
Ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Nėse
dėshiron.” Pastaj e ka pyetur Pejgamberin salallahu
alejhi ue selem: “A duhet tė marr abdest pas ngrėnies sė
mishit tė devesė?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: “Po.” (Muslimi)
6. Po ashtu edhe rideja (dalja nga feja islame) e prish
abdesin; nėse ndokush bėn shirk apo kufėr, atėherė
abdesti i tij prishet, pasi edhe besimi i tij ėshtė
prishur.