Siē e dimė, lojėrat e fatit janė tė ndaluara [nė kėtė
rast bastore sportive] nė Islam. Po mė intereson si
qėndron puna me njė besimtar musliman kur babai i tij ka
luajtur nė bastore [e mposhti shejtani], se rėndom nuk
luan, se me tė vėrtetė paratė qė fiton janė hallall
inshallah. Frika qėndron aty se si duhet vepruar.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Lusim Allahun e Lartėsuar t'ju japė hairin juve dhe
familjes suaj dhe qė babai juaj tė largohet nga ky
veprim i gabuar sa mė shpejt. Ndėrsa juve si familje ju
lejohet tė hani nga ato ushqime qė ai i blen ose tė
merrni nga pasuria e tij, posaēėrisht pasi ai nė esencė
merret dhe fiton hallall.
Kėtė problematikė fukahatė e shtjellojnė kur flasin
rreth pasurisė sė njerėzve tė cilėt e kanė mallin e
pėrzier me hallall dhe haram. Ata theksojnė se si i
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, kur
shkonte te ēifutėt hante nga ushqimet tė cilat i
ofroheshin, edhe pse dihej se pasuria e tyre ishte e
pėrzier me haram, pasi ata punonin me kamatė. Allahu e
di mė sė miri!