A
preferohet tė falemi me njė ritėm normal, pak mė shpejtė
apo sa mė ngadalė aq mė mirė, sepse kur shkoj nė xhami
shumė shpejt po falen. Po thėnia e tyre sunetet bėn
shpejt?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sė pari: Nė lidhje me faljen e namazeve farze nė xhami:
Ekzistojnė njė numėr hadithesh tė cilat urdhėrojnė
imamin qė tė mos i zgjasė namazet farze nė xhami. Nė njė
hadith, tė cilin e shėnon Buhariu dhe Muslimi, Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, e qorton Muadh Ibėn
Xhebelin pse e kishte zgjatur namazin.
Megjithėkėtė kėtu duhet ta kemi parasysh se kriteri pėr
tu konsideruar njė namaz i zgjatur respektivisht i
shkurtuar nuk ėshtė opinioni i xhematit qė falet nė atė
xhami, por kėtu shikohet nė bazė tė praktikės sė
Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.
Ibėn Haxheri gjatė komentimit tė hadithit tė
sipėrpėrmendur thotė: Kush pason traditėn e tė
Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nė
shkurtim dhe plotėsim (tė namazit), nuk kemi tė drejtė
tė ankohemi se ai e ka zgjatur (namazin). Mėnyra e
faljes sė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
ėshtė e njohur pėr tė gjithė. Prandaj urdhri i kėrkuar
pėr shkurtim (tė namazit) ėshtė relativ, qė duhet ti
referohet praktikės sė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, dhe nė atė qė ai urdhėronte dhe jo (tė
merret kriter) sipas shijes sė falėsve (xhematit)...
Nė hadithin e lartpėrmendur, i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, e urdhėron Muadhin qė gjatė faljes
sė namazit me xhemat tė mos kėndojė suret e gjata tė
cilat janė disa faqe, por tė kėndoj suret si Esh- Shems,
El Ala, El-Lejl, etj1.
Kėto sure pėrafėrsisht arrijnė njė faqe tė Kuranit apo
pak mė shumė e pak mė pak se njė faqe. Prandaj nėse
imami kėndon pėrafėrsisht kaq gjatė faljes, xhemati nuk
ka tė drejtė tė ankohet se ėshtė duke e zgjatur namazin.
Por nėse e zgjat mė shumė, atėherė ata kanė tė drejtė tė
ankohen.
Sė dyti: Nėse muslimani falet vetėm
Nė kėtė rast ai ėshtė mė i lirė qė tė falet varėsisht
prej rrethanave, kohės dhe disponimit tė tij. Por kėtu
duhet ta kemi parasysh qė gjatė faljes tė mos neglizhojė
farzet dhe vaxhibet e namazit, si pėr shembull tė
nxitojė gjatė rukusė, ngritjes nga rukuja, sexhdesė etj.
Gjithashtu neglizhimi gjatė faljes sė farzeve ėshtė mė i
dėmshėm se gjatė suneteve, pasi farzet janė obligim pėr
besimtarin dhe ato duhet tė kryhen mė sė miri. Prandaj
ėshtė e pėrhapur te tė vjetrit shprehja se farzet nėse
falen, duhet ti falemi mė me kujdes, se mos po lėmė
diēka pa plotėsuar e pastaj do tė kemi mungesė tek
Allahu i Lartėsuar pėr obligimet me tė cilat jemi
ngarkuar. Ndėrsa pėr sunetet ata theksojnė se ato janė
diēka jashtė farzeve dhe nėse lėmė diēka pa plotėsuar,
atėherė
inshallah nuk kemi dėnim.
Kjo ėshtė arsyeja e pėrhapjes sė kėsaj shprehjeje, por
pėrkundėr kėsaj, nė praktikėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė, vėrtetohet se ai gjatė
suneteve, posaēėrisht nė namazet e natės, ėshtė falur mė
ngadalė se farzet. Kjo pėr faktin se ai namazin nuk e ka
kryer si njė barrė tė cilėn po e ēon nė vend me mundim,
ashtu si ėshtė fatkeqėsisht gjendja e shumė muslimanėve
gjatė faljes, por e ka bėrė kėtė adhurim me kėnaqėsi,
pėrkushtim dhe ėndje.
Prandaj, lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė nga ata qė
e kanė kuptuar rėndėsinė e namazit dhe sė bashku me kėtė
e kanė kuptuar vlerėn dhe dobinė qė fiton besimtari
gjatė kryerjes sė kėtij adhurimi. Nėse arrihet kjo,
atėherė besimtari do ta gjejė veten shumė mė tė
pėrkushtuar ndaj kėtij adhurimi dhe do ta kryejė me
kėnaqėsi.