Selam alejkum ur rahmetullah!
E nderuara redaksi, po ju drejtohem me njė pyetje.
A mund tė m'i shpjegoni ditėt e Shevalit? Nuk po mundem
t'i kuptoj, pėr ēfarė ėshtė fjala?
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Agjėrimi i gjashtė ditėve tė Shevalit do
tė thotė se pas muajit Ramazan pason muaji i dhjetė i
hixhrit, qė quhet Sheval. Ky muaj, sikurse muaji i
Ramazanit, ka tridhjetė ose njėzetė e nėntė ditė. Brenda
ditėve tė kėtij muaji preferohet qė besimtari t'i
agjėrojė gjashtė ditė dhe me kėtė fiton shpėrblimin e
agjėrimit tė tėrė vitit.
Transmetohet nga Ebu Ejubi, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė, se Profeti, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, ka thėnė: “Ai qė agjėron Ramazanin dhe e
pason atė, duke agjėruar gjashtė ditė nga Shevali, ėshtė
sikur tė ketė agjėruar tėrė kohėn.” (Shėnon Muslimi)
Gjithashtu ka thėnė:
“Allahu
subhanehu ue teala do ta shpėrblejė njė tė mirė me
dhjetė sevape dhe njė muaj ka shpėrblimin e dhjetė
muajve dhe agjėrimi i gjashtė ditėve ėshtė plotėsim i
njė viti.1”
Do tė thotė se muaji i Ramazanit ka tridhjetė ditė dhe
vlera e secilės ditė arrin dhjetė ditė dhe nė
pėrgjithėsi vlera e tyre arrin treqind ditė. Pastaj kur
agjėron edhe gjashtė ditė tė muajit Sheval, arrijnė
vlerėn e gjashtėdhjetė ditėve dhe bėhen treqind e
gjashtėdhjetė ditė. Allahu e di mė sė miri!
Alaudin
Abazi
4.10.2009
1
Shėnon Nesaiu, ibn Maxhe dhe ky hadith ėshtė
sahih. Shih Sahih Etergib uet-terhib 1/421.