Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A marrim gjynahe duke punuar nė njė punė hallall?

Pyetja:

Selamu alejkum!
Unė shfletoj shpesh faqen tuaj, Allahu jua shpėrbleftė.
Lexova artikullin mbi komentimin e ajetit “dhe rrini nė shtėpitė tuaja…” qė thoshte qė gratė duhet tė rrinė nė shtėpi.
Po ne gratė qė jemi nė punė, pra qė punojmė pėr arsye ekonomike, ngaqė jemi me qera e paga e burrit me zor i mbulon shpenzimet e jetesės e jo mė qė tė ngelet gjė pėr haxh, blerje shtėpie a ndonjė gjė tjetėr, a marrim gjynahe duke qenė qė puna ėshtė punė hallall?
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Nėse puna jote ėshtė hallall, nė kėtė rast kjo hyn nė nevojat e femrės dhe familjes sė saj e nuk ėshtė haram, siē ka thėnė Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė: “Thėnia e Allahut: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja.” (El Ahzab 33), do tė thotė qė femrat tė qėndrojnė nė shtėpitė e veta dhe tė mos dalin nga shtėpia pėrveē pėr ndonjė nevojė.” Dhe prej nevojave ėshtė edhe puna, nėse ajo punė ėshtė hallall.

Po ashtu argument pėr lejimin e daljes sė gruas jashtė shtėpisė pėr nevojat e saj (nė rast se nuk ka mundėsi tjetėrkush t’i kryejė kėto nevoja) ėshtė hadithi qė transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: “Ka dalė Sevdeja pasi ka zbritur urdhri i mbulesės pėr nevojat e saj dhe ajo ishte njė grua me shtatė tė lartė dhe posa dilte ajo nga shtėpia, njihej nga ata persona tė cilėt e njihnin atė para se tė bėhej obligim mbulesa. Dhe kur ajo doli pėr nevoja tė saj, e takoi atė Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe i tha: “O Sevde, vallahi nuk ke mundėsi tė fshihesh nga ne! Pėr kėtė shkak, ki kujdes se si del.” Thotė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Pastaj ajo u kthye dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte tek unė duke ngrėnė drekė dhe nė dorėn e tij kishte njė kockė me mish dhe Sevde hyri brenda dhe tha: “O i Dėrguar i Allahut, unė dola nga shtėpia pėr disa nevoja tė mia dhe mė takoi Omeri dhe mė tha kėto fjalė.” Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Pastaj Allahu e inspiroi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke qenė kocka me mish ende nė dorėn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe tha: “Me tė vėrtetė ju ėshtė lejuar juve (femrave) tė dilni (nga shtėpia) pėr nevojat tuaja.” (Muslimi dhe Buhariu 1/249)

Dhe kjo qė keni pėrmendur ju, pra tė punosh pėr nevojat familjare, ėshtė prej nevojave qė i lejohet gruas tė dalė nga shtėpia, mirėpo me kusht qė puna tė jetė hallall dhe dalja e saj tė jetė me mbulesė, e paparfumuar, kokulur dhe nė pajtim me rregullat e tjera qė ka vendosur Islami.

 

Eroll Nesimi
17.5.2009

                                             www.klubikulturor.com