Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A llogaritet si pėrgojim?

Pyetja:

A llogaritet si pėrgojim nė qoftė se e qajmė dertin me ndonjė shok ose anėtar tė familjes pėr problemet qė kemi me ndonjė person, por jo me qėllim pėrgojimi, por bisedė pėr problemet qė na shkaktojnė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nėse pėr ndonjė padrejtėsi ose zullum qė na ėshtė bėrė ne ankohemi te dikush qė ka mundėsi tė na ndihmojė, sikurse udhėheqėsi, pėrgjegjėsi ose dikush qė ka mundėsi ta zbatojė drejtėsinė, atėherė kjo lejohet.

Gjithashtu kėtu hyn edhe nėse ankohemi apo bisedojmė me dikė qė nuk ka mundėsi tė na ndihmojė konkretisht pėr largimin e padrejtėsisė, por mund tė na japė kėshillė dhe tė na ndihmojė se si ta tejkalojmė atė problem. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu nuk do qė tė flitet sheshazi e keqja (nga askush), pėrveē nga tė dėmtuarit (atyre tė cilėve u ėshtė bėrė padrejtėsi-zullum). Se Allahu ēdo gjė dėgjon dhe ēdo gjė dinė.” (Nisa, 148)

Muxhahidi nė komentimin e kėtij ajeti thotė: “Ėshtė pėr qėllim qė ai, tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsi, tė tregojė pėr zullumin dhe personin qė i ka bėrė atė tė keqe1.”

Argumenti pėr kėtė qė thamė qėndron nė hadithin qė shėnon Buhariu dhe Muslimi, se Hindi, gruaja e Ebu Sufjanit, e pyet tė Dėrguarin, lavdėrimi dha paqja qofshin mbi tė: “Ebu Sufjani ėshtė njeri shumė koprrac, nuk mė jep atė qė mė mjafton mua dhe fėmijės tim, pėrveē nėse marrė vetė, pa dijen e tij.” Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Merre atė qė tė mjafton nga tė nevojshmet pėr ty dhe pėr fėmijėn tėnd.”  Nga ky hadith kuptojmė se Hindi e ka pėrgojuar burrin e tij, por qėllimi i saj ėshtė qė tė marrė dispozitėn pėrkatėse rreth ēėshtjes nė fjalė.

Gjithashtu shėnon Ebu Davudi nė njė hadith tė cilėsuar hasen, se njė njeri vjen tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe i ankohet se fqinji i tij po e keqtrajton. Muhamedi e kėshillon qė tė bėjė durim, por ky person vjen prapė dy-tri herė dhe i ankohet. Atėherė i thotė: “Shko dhe nxirri plaēkat dhe dil nė rrugė.” Ai shkoi dhe i nxori gjėsendet nė rrugė dhe kalimtarėt filluan ta pyesnin se pse e kishte bėrė kėtė. Ai tregonte pėr gjendjen e tij dhe se si po e keqtrajtonte fqinji. Atėherė njerėzit filluan ta mallkojnė atė, derisa erdhi tek ai fqinji dhe i tha: “Kthehu nė shtėpinė tėnde, se tani e tutje nuk do tė shohėsh diēka tė keqe nga unė.”

Prandaj, nėse qėllimi nga biseda me ndonjė shok ėshtė qė tė sqaroni ndonjė ēėshtje, tė kėrkoni dispozitė pėrkatėse ose edhe tė merrni kėshillė, atėherė ėshtė e lejuar tė flasim pėr tė keqen e dikujt. Allahu e di mė sė miri!

 


Alaudin Abazi
18.1.2009


1 “El Adab Esh-sherije”, Ibėn Muflih, vėll.1, f.246.

                                             www.klubikulturor.com