Esselamu
alejkum!
Njė motėr punon nė spital nė repartin e lindjes, aty
nėnat qė lindin u japin para dhuratė, ato para nuk i
kėrkon motra, por nėnat me dėshirė u japin edhe mjekėt i
lejojnė ti marrin kėto para, mirėpo nė Islam a janė
hallall kėto para, sepse kam dėgjuar nga njė vėlla i
cili ka thėnė se nuk lejohet tė pranohen kėto para. Ju
lutem si tė veprojė motra?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė,
thotė: Pranimi i dhuratave pėr punėtorėt ėshtė tradhti.
(Shėnon Ahmedi e tė tjerėt dhe hadithin e cilėson tė
saktė Albani)
Nga ky hadith kuptojmė se personi i cili ka marrė
pėrsipėr njė punė ose shėrbim pėr ta kryer dhe paguhet
pėr tė, nuk i lejohet tė pranojė pagesa shtesė qė mund
tė vijnė si formė e dhuratave nga ana e atyre tė cilėve
u kryhet ky shėrbim. Pranimi i kėtyre dhuratave nė Islam
konsiderohet ryshfet dhe mito.
Buhariu shėnon se me njė rast Muhamedi, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, e punėsoi njė njeri qė tė shkojė e
tė mbledhė zekatin nga fisi Beni Selim. I punėsuari kur
u kthye dhe dorėzoi zekatin e mbledhur tha: Ky ėshtė
zekati tė cilin e kam mbledhur, ndėrsa kjo ėshtė dhuratė
qė ma falėn mua. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, tha: Pse pra nuk ndenje nė shtėpi tė babės dhe
te nėnės, derisa tė tė vinte dhurata, nėse je i sinqertė!
Pas kėsaj ai u mbajti njė fjalim muslimanėve, nė tė
cilin falėnderoi e lavdėroi Allahun dhe tha: Unė e
punėsoj dikė prej jush nė ndonjė punė me tė cilin mė ka
ngarkuar Allahu dhe ai vjen dhe thotė: Kjo ėshtė e
juaja ndėrsa kjo ėshtė dhuratė qė ma falėn mua!`. Pse ky
njeri nuk qėndroi nė shtėpi tė babės e nėnės derisa ti
dhurohet dhurata? Pėr Allahun, nuk ka asnjė njeri nga ju
qė merr ndonjė gjė pa tė drejtė e qė mos ta takojė
Allahun me tė Ditėn e Gjykimit...
Kėto dy hadithe tė pėrmendura vėrtetojnė se sa e
rrezikshme ėshtė kjo punė dhe se sa duhet tė ruhemi qė
tė mos biem nė kėtė mėkat.
Fatkeqėsisht shumė njerėz e konsiderojnė kėtė si njė gjė
tė natyrshme dhe tė lejuar, por nė fakt dhuratat e tilla
mbjellin armiqėsinė, zullumin dhe padrejtėsinė mes
njerėzve, pasi ai qė jep para mund tė kryejė punė,
ndėrsa ai qė nuk jep mbetet pa kryer. Prandaj edhe
Islami e ndaloi kėtė, qė tė mos hapet dera e ryshfetit
dhe e korrupsionit mes shėrbyesve tė cilėt paguhen nga
institucionet pėrkatėse dhe mes personave tė cilėve u
kryhen ato punė. Nėse hapet kjo derė, atėherė do tė
pėrhapet shumė shpejt mashtrimi, vonesa, padrejtėsia,
armiqėsia, ashtu edhe si po ndodh tani nė kohėn tonė.
Pothuajse kudo, shumica e shėrbyesve tė punėsuar, nuk
kryejnė punėt me tė cilat janė ngarkuar me rrogė pa
pėrfituar edhe nga tė tjerėt, duke u kėrkuar edhe atyre
qė ti shpėrblejnė dhe t`u paguajnė. Fatkeqėsisht kėshtu
ėshtė situata nė shumicėn e vendeve tė punės, jo vetėm
te ne por nė tė gjitha vendet e botės.
Pėr shkak tė kėtyre pasojave negative nė shoqėri, Islami
e ndaloi njė gjė tė tillė dhe ky parim i jurisprudencės
islame ėshtė vetėn edhe njė argument tjetėr i qartė se
si Islami e ka trajtuar dhe shėruar mjaftė mirė ēdo
problematikė e cila mund tė shkaktoj prishjen dhe
korruptimin e shoqėrisė duke ofruar alternativa tė
shėndosha dhe pėrparimtare.
Ndėrsa pėr pyetjen tėnde, a hyn nė kėtė ndalesė edhe
pranimi i dhuratave qė u jepen infermiereve nga ana e
nėnave, themi se edhe kėto dhurata hyjnė nė kėtė ndalesė,
posaēėrisht nėse janė para. Kjo pėr faktin se nė
shumicėn e rasteve nga dhėnia e kėtyre dhuratave nėnat
ose tė sėmurit synojnė qė tė pėrfitojnė kujdes mė tė
mirė dhe tė veēantė nė llogari tė atyre tė cilėt nuk
kanė mundėsi tė japin dhurata tė kėtilla. Ndėrsa ne mė
lart sqaruam se kjo ėshtė edhe arsyeja e ndalimit tė
pranimit tė dhuratave tė kėtilla, qė tė mos bėhet
diferencimi mes njerėzve gjatė shėrbimeve tė cilat i
ofrojnė ata qė ngarkohen me rrogė. Nė kėtė rast,
infermieret marrin rrogė pėr punėn qė kryejnė dhe nėse
marrin diēka shtesė nga ajo rrogė, atėherė kjo ėshtė si
rezultat i shfrytėzimit tė pozitės qė kanė dhe i ofrimit
tė shėrbimeve.
Por nė anėn tjetėr, nėse dhuratat janė tė thjeshta dhe
nuk vėrehet se janė pėr qėllim tė pėrfitimit me to nga
ana e dhuruesve (pacientėve), si pėrmirėsimi i
shėrbimeve ose sigurimi i shėrbimeve shtesė nė llogari
tė tė tjerėve, ose anim nga dhuruesi duke i dhėnė
pėrparėsi atij nė shėrbime dhe duke u bėrė dėm tė
tjerėve; nė kėtė rast ndoshta dispozita nuk do tė ishte
e njėjtė. Me fjalė tė tjera, nėse dhuratat janė tė
thjeshta dhe janė si rezultat i shprehjes sė miqėsisė,
pa ndonjė pėrfitim tė mundshėm, atėherė disa fukaha
bashkėkohorė, sikurse dijetari i mirėnjohur Abdullah
Ibėn Xhibrin, e ka lejuar, por me kushtėzimet tė cilat i
pėrmendėm dhe inshallah nė kėtė nuk ka ndonjė tė keqe.
Allahu e di mė sė miri!