Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet pėr burrat urinimi nė kėmbė?

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha t’ju pyes a lejohet pėr burrat urinimi nė kėmbė?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ekzistojnė shtjellime nga fukahatė nė lidhje me kėtė dhe si shkak i kėsaj janė transmetimet e ndryshme nga sahabėt.

- Transmetohet se Aishja ka thėnė: “Kush ju thotė se i Dėrguari (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė) ka urinua nė kėmbė, mos i besoni, ai nuk ka urinuar vetėm se i ulur.” (Shėnon Tirmidhiu dhe Albani e cilėson tė saktė)

Gjithashtu nga sahabėt tė cilėt e kanė urryer urinimin nė kėmbė me njė urrejtje tė madhe janė Abdullah Ibėn Mesudi dhe Ebu Seid Huderi, ndėrsa nga tabiinėt Shabiu dhe Ibrahim Saėdi.

-         Nė anėn tjetėr, Imam Muslimi pėrcjell nė koleksionin e tij njė rast nė tė cilin Hudhejfe Ibnu Jemani tregon se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka urinuar nė kėmbė. Gjithashtu edhe Imam Buhariu e shėnon tė njėjtėn gjė nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Nė fakt kemi disa transmetime qė vėrtetojnė njė praktikė tė kėtillė, qoftė nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, qoftė nga njė numėr sahabėsh. Ndėr sahabėt prej tė cilėve pėrcillet kjo janė: Omer Ibėn Hatabi, Zejd Ibėn Thabit, Abdullah Ibėn Omeri, Sehl ibėn Saėdi, Enes Ibėn Maliku, Ebu Hurejre, Urvetu Ibėn Zubejr, etj.

Ky dallim qė vėrehet nuk ėshtė ndonjė kontradiktė qė do tė duhej ta shpėrfillte njėrin nga transmetimet e pėrcjella nga sahabėt, pasi Aishja pėrcjell atė qė ka parė duke e praktikuar Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Ndėrsa Hudhejfe gjithashtu pėrcjell atė qė ka parė nga Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Prandaj nga kėto dy lloje tė transmetimeve konkludojmė se nė esencė Muhamedi salallahu alejhi ve selem e kryente nevojėn e vogėl ulur, por nė disa raste, kur ishte nė udhėtim apo situata tė ndryshme, ka ndodhur ta bėnte nevojėn e vogėl nė kėmbė. Ekziston njė parim i usulit se nėse njė sahab mohon njė praktikė se e ka vepruar Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, por tjetri pohon praktikėn e tillė, atėherė pėrparėsi ka pohuesi, pasi ai pėrcjell njohuri shtesė nga mohuesi.

Sido qė tė jetė, mendimi mė i qėndrueshėm nė kėtė ēėshtje ėshtė ai tė cilin e kanė pėrzgjedhur shumė dijetarė, ndėr ta edhe dijetari Muhamed Uthejmin nė librin “Sherhul Mumti1”, se lejohet urinimi nė kėmbė nėse realizohen kėto dy kushte:
1.
qė tė mbrohet nga mos ndotja e spėrkatja dhe nė kėtė duhet tė kemi shumė kujdes; fatkeqėsisht kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn neglizhojnė shumė njerėz. Prandaj forma mė e sigurt qė tė ruhemi nga ndotja ėshtė qė ta praktikojmė kryerjen e nevojės sė vogėl ulur;

2. qė tė jetė i fshehur nga njerėzit, pra mos tė ekspozohet para njerėzve.

Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
14.6.2009


1 “Serhul Mumti”, f.87.

                                             www.klubikulturor.com