Selam
alejkum!
Jam njė muslimane e cila fal namaz. Kam njė problem.
Babai im pi alkool ndonjėherė dhe kur pi, nuk di ēfarė
flet dhe shpeshherė na bėn zullum nė shtėpi. Unė, sado
qė mundohem ta respektoj, ndonjėherė edhe po e ngre
zėrin ndaj tij, se po sillet shumė keq. I them mos pi,
se ėshtė haram, po ai nuk po kupton. Elhamdulilah unė
punoj dhe kur vjen fundi i muajit, gjithmonė mė bėn
presion pėr rrogėn time. Edhe pse e jap nė shtėpi
shumicėn, normalisht ndal pjesėn mė tė vogėl tė rrogės
pėr vete. Po ai gjithmonė po mė bėn presion ti dorėzoj
tė gjitha nė shtėpi. A ka tė drejtė? Me tė vėrtetė po e
ndiej veten shumė keq. Do tė mė ndihmonte shumė njė
pėrgjigje e juaja.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pėr t`ju dhenė njė kėshillė rreth problemit tuaj, duhet
ti qasemi atij nė disa aspekte.
Fillimisht duhet ta kemi parasysh se barra esenciale pėr
mbajtjen e familjes i takon prindit, mirėpo kur fėmijėt
arrijnė moshėn madhore dhe kanė mundėsi tė punojnė, nuk
ka mėkat prindi nėse kėrkon nga fėmijėt ndihmė,
posaēėrisht nėse pėr kėtė babai ballafaqohet me
vėshtirėsi. Prandaj ėshtė e drejtė e prindit qė tė
kėrkojė nga ju ta ndihmoni nė sigurimin e gjėrave
esenciale nė shtėpi.
Nė njė hadith, i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, thotė: Ti dhe pasuria jote jeni tė babait tėnd.
Shėnon Ibėn Maxheh dhe hadithi ėshtė i saktė.
Nga ky hadith nxjerrim se prindi ka tė drejtė qė tė
marrė nga pasuria e fėmijės sė tij dhe nė kėtė nuk ka
mėkat, por shumė dijetarė kanė kushtėzuar se kjo lejohet
nėse:
- prindi ka nevojė pėr kėtė dhe
- tė mos e lėrė fėmijėn keq (pra, tė dėmtohet ai dhe tė
mbetet nevojtar).
Duke pasur parasysh kėtė, themi se prindi juaj ka tė
drejtė qė tė kėrkojė nga ju ta ndihmoni nė sigurimin e
gjėrave esenciale qė janė tė nevojshme nė familje, por
ju gjithashtu keni mundėsi tė ruani njė pjesė tė rrogės
pėr nevojat tuaja personale. Nė pėrgjithėsi, nėse prindi
e keqpėrdor pasurinė tuaj, atėherė ju nuk obligoheni
t`ia dorėzoni tėrė rrogėn atij.
Ndėrsa nė rastin tuaj konkret, pasi prindi juaj pi
alkool dhe mund ta keqpėrdorė pasurinė e fituar, atėherė
nėse ėshtė mundėsia, ju personalisht blini gjėrat e
nevojshme nė shtėpi dhe mos ia dorėzoni paratė tė
gatshme. Me kėtė ju i largoheni asaj blerjes prej tij tė
alkoolit me paratė tuaja.
Lusim Allahun e Lartėsuar qė ta udhėzoj babanė tuaj sa
mė shpejt dhe ta lėrė kėtė ves tė keq dhe po ashtu e
lusim tė Plotfuqishmin qė t`ju japė mirėsi edhe juve nė
kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!