Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A ėshtė e lejuar qė ta pėrdor kėtė kartelė?

Pyetja:

Selam alejkum hoxhė i nderuar. Jetoj nė Nju Jork dhe merrem me ndėrtimtari. E di qė kredit kartelat janė tė ndaluara, mirėpo kėtu ėshtė njė kompani qė ofron kredit, quhet “American Express” po ajo nuk pėrmban kamatė edhe nė qoftė se nuk e paguan me kohė, pagesa e saj kryhet nė fund tė muajit. Aq sa ke harxhuar, duhet tė paguhet nė fund tė muajit, p.sh. ke harxhuar $1000, po aq paguan nė fund. Ju lutem mė tregoni a ėshtė e lejuar qė ta pėrdor kėtė kartelė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht ju njoftojmė se jo tė gjitha kartelat e kreditit janė tė ndaluara, pasi ato janė disa llojesh. Mė tė njohurat janė kartelat e thjeshta, tė cilat ia jep banka klientit qė ka llogari bankare tė hapur. Qėllimi i kėsaj kartele ėshtė lehtėsimi pėr qasje tė menjėhershme te llogaria bankare qė ai posedon. Kjo bėhet ose nėpėrmjet aparateve elektronike, qė janė tė vendosura nė pika tė ndryshme, ose gjatė blerjes me transferim direkt tė parave nga llogaria e klientit nė llogarinė e shitėsit.
Pėrdorimi i kėtyre kartelave ėshtė i lejuar pasi nuk ka ndonjė pengesė qė e ndalon.

Kurse pėr llojin qė ju pyesni, ato quhen kartela huadhėnėse dhe kartela me aftėsi pagimi. Kemi disa lloje tė tyre, sikurse: “VISA”, “MASTER”, “AMERICAN EXPRES”, etj.

Sido qė tė jetė, pėr zotėrimin e kėsaj kartele bartėsi nuk ėshtė i kushtėzuar tė ketė llogari bankare te banka e cila ia jep atė, por nė fakt gjatė blerjes banka huazon njė shumė pėr tė dhe kjo nė gjuhėn e tyre emėrtohet si “linjė kreditore”. Banka (burimi i kartelės) me kėtė rast kėrkon nga bartėsi i saj pagimin e llogarisė tėrheqėse brenda njė periudhe kohore jo mė shumė se njė muaj nė shumicėn e rasteve. Nė rast zvarritjeje, burimi (banka) fillon kėrkimin e tij, anulon kartelėn dhe e obligon me kamatė shtesė pėr vonesėn.

Duke pasur parasysh se gjatė kontratės pėr marrjen e kėsaj kartele obligohemi qė nė rast tė vonimit tė pagesės tė japim kamatė dhe disa kushtėzime tė tjera, atėherė kjo e tėra nėnkupton se ka pėrzierje me kamatė, prandaj nuk lejohet qė ta pėrdorim kėtė lloj kartelash. Megjithėkėtė, ju mund tė pyesni se si janė kushtėzimet atje gjatė marrjes sė kėsaj kartele. Nėse ka kamatė, atėherė ju duhet t;i largoheni, por nėse ėshtė ndonjė lloj tjetėr, qė nuk ka kushtėzime tė kėtilla, atėherė mund ta pėrdorni. Allahu e di mė sė miri!
 


Alaudin Abazi
18.1.2009

 

                                             www.klubikulturor.com