Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A e ka obligim mbulesėn ajo tani nė kėtė moshė?

Pyetja:

Eselam alejkum!
Kam njė pyetje. Nėna ime ėshtė 62-vjeēare dhe elhamdulilah ka filluar namazin rregullisht, por pyetja ime ėshtė se a e ka obligim mbulesėn ajo tani nė kėtė kohė, kur dihet se e gjithė rinia i ka kaluar pa mbulesė. Ajo vishet me tė gjata, mirėpo mbulesėn nuk e ka.
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Mbulesa ėshtė obligim pėr ēdo femėr besimtare, e cila arrin moshėn e pjekurisė, prandaj ju kėshillojmė se edhe pse ajo gjatė tėrė jetės sė saj nuk ka qenė e mbuluar, tani pasi ėshtė penduar dhe ka filluar namazin, atėherė le ta vėrė edhe mbulesėn dhe le ta praktikojė kėtė obligim tė fesė. Mbulesa nė Islam, krahas asaj qė femra me tė mbulon bukurit e saj dhe nuk ekspozohet para burrave tė huaj, ėshtė simbol i fesė sonė dhe simbol i femrave besimtare. Allahu i Plotfuqishėm thotė: "O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė e veta mbi trupin e tyre..." (El-Ahzab: 59)

Ky ajet ėshtė i pėrgjithshėm dhe nė praktikimin e kėsaj janė tė barabarta tė gjitha femrat pa marrė parasysh moshėn, pėrveē vajzave tė cilat nuk kanė hyrė ende nė moshėn madhore.

Pasi u sqarua kjo, mendojmė se ėshtė e nevojshme kėtu ta cekim edhe atė se femrat e moshuara, tė cilave u janė ndėrprerė menstruacionet dhe nuk mendojnė mė pėr martesė, nuk ėshtė e kėrkuar qė mbulesa e tyre tė jetė strikte, sikurse e femrave tė tjera. Allahu i Madhėruar nė Kuran thotė:

“Gratė e vjetra, qė nuk shpresojnė mė tė martohen, nuk ėshtė gjynah ta heqin mbulesėn e jashtme, por jo duke i treguar stolitė e tyre. E, nėse pėrmbahen, ėshtė edhe mė mirė pėr ato. Allahu i dėgjon dhe i di tė gjitha.”
(Nur, 60).

Pra, ato gra tė vjetra, tė cilat kanė arritur kohėn e menopauzės dhe nuk kėrkojnė mė martesė e nuk lindin, u lejohet qė t`i heqin palltot e jashtme qė vishen mbi rroba dhe tė mos i pėrmbahen me rigorozitet mbulesės ashtu si duhet t’i pėrmbahet femra e re, ndaj sė cilės shkojnė sytė e meshkujve. Imam Kurtubiu gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: “Allahu i Lartėsuar i specifikoi gratė e vjetra pėr shkak se ndjenjat (e meshkujve) janė tė shmangura prej tyre, pasi meshkujt nuk anojnė nga ato, prandaj iu lejua atyre ajo qė nuk iu lejua tė tjerėve dhe u eliminua ngarkesa e ruajtjes sė lodhshme pėr to.”

Megjithėkėtė ajeti kushtėzon qė ato mos ta heqin mbulesėn tėrėsisht dhe t’i ekspozojnė pjesėt e trupit, ashtu si aludohet nė kėtė me thėnien: “por jo duke i treguar stolitė e tyre”. Ky kushtėzim na jep tė kuptojmė se pėr kėto gra tė vjetra ekzistojnė vetėm disa lehtėsime e pėrjashtime nė lidhje me mbulesėn dhe jo zbulimi i pjesėve tė caktuara tė trupit.
Gjithashtu ajeti paraprak pėrcjell se nėse ato i pėrmbahen kėsaj (mbulesės tėrėsisht), atėherė kjo ėshtė mė mirė pėr to. Allahu e di mė sė miri!


 

Alaudin Abazi
24.5.2009

                                             www.klubikulturor.com