Eselamu
alejkum! Fillimisht ju pėrshėndes dhe ju uroj pėr punėn
e mirė qė bėni, Allahu ju shpėrbleftė.
Kam njė pyetje, e cila ėshtė ndoshta pak e komplikuar,
por shpresoj qė do tė mund tė kuptoni dhe tė mė jepni
njė pėrgjigje rreth saj.
A duhet ta shpaguaj zotimin?
Njė ditė me disa vėllezėr ishim duke shkuar pėr tė falur
njė nga namazet e ditės. Para se tė fillojmė namazin,
njė vėlla mė tha qė tė dilja unė ta falja namazin,
mirėpo unė sepse isha i lodhur dhe pėr disa arsye tė
tjera, kėmbėngula tė mos dal imam, madje edhe duke u
zotu se Vallahi nuk dal. Pėr njė kohė tė shkurtėr qė
kemi qėndruar aty para se ta fillojmė namazin, unė
harroj zotimin qė bėra dhe lidhem nė namaz si imam.
Gjatė namazit mė bie ndėrmend zotimi dhe nuk e kam parė
tė arsyeshme qė ta ndėrpres namazin. Nėse keni mundėsi
njė pėrgjigje nė lidhje me kėtė pyetje, se a duhet ta
shpaguaj kėtė zotim.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sė pari, ju bėjmė me dije se duhet tė kemi kujdes qė tė
mos e bėjmė praktikė dhe pėrditshmėri betimin pėr ēdo
gjė. Allahu i Lartmadhėruar e qorton kėtė shprehi dhe
nuk e do. Ai thotė: Mos e respekto askėnd qė betohet
shumė dhe ėshtė i poshtėr! (Kalem, 10)
Fatkeqėsisht te shumė muslimanė ėshtė bėrė shprehi qė tė
betohen rreth gjėrave mė tė thjeshta dhe tė panevojshme,
posaēėrisht nėse ėshtė fjala pėr kryerjen e veprave tė
mira, fisnikėri, respekt, mirėsi, etj. Kjo aludon pėr
dobėsinė e besimit tė tyre dhe mos respektimin e Allahut
tė Plotfuqishėm. Ėshtė e nevojshme qė besimtari ta
madhėrojė dhe respektojė Krijuesin e tij e jo ta bėjė
Atė peng pėr ēdo bisedė dhe ēdo marrėdhėnie me tė tjerėt.
Allahu i Lartėsuar thotė: E mos e bėni Allahun peng tė
betimeve tuaja (kur betoheni nė Te), kur doni tė bėni
vepra tė mira, tė silleni mirė dhe tė bėni pajtim
ndėrmjet njerėzve. Allahu i dėgjon tė gjitha dhe i di (Bekare,
224).
Pas kėtij sqarimi tė domosdoshėm, qė ta largojmė nga
vetja kėtė praktikė jo tė lavdėruar, themi se jo ēdo
betim nėnkupton se duhet tė kompensohet (tė bėhet
kefaret). Me fjalė tė tjera, betimi tė cilin njeriu e
bėn pa qėllim dhe vetėm pse i ėshtė mėsuar goja, nuk e
obligon atė qė tė bėjė kefaret pėr tė.
Ibėn Haxheri nė librin e tij Bulugul Meram nė
kapitullin e betimeve dhe zotimeve pėrmend njė
transmetim nė lidhje me ajetin: Allahu nuk ju merr nė
pėrgjegjėsi pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju merr
pėr ato qė i bėni qėllimisht me gjithė zemėr. All-llahu
ėshtė i butė dhe falė shumė. (Suretu Bekare, 225).
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rreth komentimit
tė kėtij ajeti thotė: Kjo ėshtė kur njeriu thotė: Jo
vallahi! Po vallahi!(Shėnon Buhariu). Pra, ėshtė fjala
pėr praktikėn e disa njerėzve qė pa dyshim e teprojnė.
Nėse i thotė dikush: Eja tė shkojmė tė pimė ēaj ose tė
hamė bukė, ai tė thotė: Jo, vallahi nuk mundem,
pastaj shkon. Pėr kėtė nuk ka nevojė kefaret dhe ajeti i
sipėrpėrmendur ka tė bėjė me kėto raste ashtu siē e
komentoi Aisheja. Ky betim quhet jeminul legvi, betim
i anuluar.
Duke pasur parasysh kėto qė pėrmendėm, themi se betimi
juaj nė kėtė rast ėshtė betim i anuluar dhe nuk e keni
obligim kefaretin (kompensim). Allahu e di mė sė miri!