Selam
alejkum
Desha ta di a bėn tė falem me sy mbyllur pėr arsye se
sixhadeja dhe gjėrat pėrreth mė tėrheqin vėmendjen e me
sy mbyllur pėrqendrohem shumė mė shumė. Allahu ju
shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Shumica e dijetarėve kanė thėnė se mbyllja e syve gjatė
namazit ėshtė mekruh (e urryer) dhe janė argumentuar me
hadithin qė transmeton Taberaniu dhe Ibn Adij nga Ibn
Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku Pejgamberi
alejhi selam ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush tė
ngrihet pėr tė falur namaz, mos t’i mbyll sytė e tij."
Dhe e kanė shpjeguar shkakun duke thėnė se nėse njeriu i
mbyll sytė, i pėrngjan njeriut qė ėshtė fjetur, po ashtu
ai humb njė sunet tė namazit, qė ėshtė shikimi nė vendin
e sexhdes sa ėshtė nė kėmbė.
Mirėpo e kanė lejuar nė rast se ka diēka para tij qė
sheh dhe ia humb pėrqendrimin nė namaz. Nė kėtė rast
lejohet t’i mbyllė sytė qė mos tė shikojė atė qė ka
pėrpara dhe ia humb pėrqendrimin, si p.sh. nėse ka
ndonjė fotografi interesante qė ia tėrheq syrin dhe
gjėra tė ngjashme.