Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Vonimi i namazit

Pyetja:

Selam alejkum, a mund tė na sqaroni pėr vonesėn e namazeve dhe kur llogaritet vonesė?


Pėrgjigjja:

Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėplotit!
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vonimi i namazeve ėshtė dy llojesh:
1. Vonimi i namazit deri pak para se t’i kalojė koha e tij e rregullt (d.m.th. para se tė hyjė koha e namazit tjetėr) dhe
2. Vonimi i namazit derisa t’i kalojė koha e tij e rregullt apo derisa tė hyjė koha e namazit tjetėr.

1. Allahu xh.sh. na ka obliguar qė tė jemi tė kujdesshėm ndaj namazeve dhe t’i falim nė kohėn e vet apo sapo tė hyjė koha. Allahu xh.sh. thotė: "Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm." (El Maun, 4-5)
Nerdeviu dhe Bejhakiu nė Sunenin e tij transmetojnė nga hadithi i Sad ibn ebi Vekasit, se ka thėnė: "E kam pyetur tė Dėrguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem pėr fjalėn e Allahut: "Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm", tha (i Dėrguari alejhi selam): "Janė ata tė cilėt e vonojnė namazin nga koha e vet." (Kėtė hadith Hakimi e bėri tė vėrtetė.)
Transmeton Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut alejhi selam, kur ėshtė pyetur pėr vonimin e namazit tė ikindisė, ka thėnė: "Ky ėshtė namazi i munafikut: ulet dhe e shikon diellin derisa tė dalė mes brinjėve tė shejtanit (deri pak para se tė perėndojė), pastaj ngrihet dhe i fal 4 rekate dhe nuk e pėrkujton Allahun vetėm se pak." (Muslimi 21/434, 622)
Ky ėshtė vendimi i Allahut pėr atė i cili e vonon namazin deri pak para se t’i dalė koha (d.m.th. para se tė hyjė koha e namazit tjetėr).

2. Kurse ai i cili e vonon namazin derisa tė dalė koha apo tė hyjė koha e namazit tjetėr, ai ka bėrė njė mėkat tė madh pėr tė cilin duhet tė pendohet tek Allahu xh.sh.. Allahu xh.sh. thotė: "O ju qė besuat! Mos t'ju shmangin prej adhurimit ndaj Allahut pasuria juaj e as fėmijėt tuaj,.." (Munafikun, 9)
Kurse ata tė cilėt pasuria, tregtia, fėmijėt i pengojnė nga falja e namazit nė kohėn e vet, s'ka dyshim se janė prej tė humburve. Pėr kėtė thotė Allahu xh.sh.:"...e kush bėn ashtu, tė tillėt janė mu ata tė humburit." (Munafikun, 9)
Ai i cili e vonon namazin derisa t’i dalė koha pa ndonjė arsye tė sheriatit, siē ėshtė p.sh. gjumi apo harresa, ai konsiderohet sikurse nuk e ka falur atė namaz, edhe nėse e fal atė mė vonė. Nuk lejohet tė vonohet namazi, pėrveē nė dy raste: nėse na zė gjumi ose nėse harrojmė qė nuk e kemi falur namazin. Allahu xh.sh. thotė: "...Atij qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij i takon zjarri i xhehenemit, aty mbetet pėrgjithmonė." (El-Xhinn, 23)
E lusim Allahun xh.sh. qė tė na bėjė prej atyre qė janė tė kujdesshėm ndaj namazit tė tyre dhe tė na i falė mėkatet neve, prindėrve tanė dhe tė gjithė besimtarėve deri nė Ditėn e Gjykimit!

 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
11.1.2008

                                             www.klubikulturor.com