Eselamu
alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Njė njeri qė e njoh, nėse e nervozon dikush, menjėherė
do tė bėjė vetėvrasje. Si ta bind qė tė mos bėjė
vetėvrasje? Ju lutem mė jepni njė kėshillė qė ta bind!
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sė pari, duhet tė dish se Allahu nuk ka zbritur ndonjė
sėmundje pa zbritur me tė edhe ilaēin (shėrimin). Prej
ilaēeve qė njeriu duhet tė pėrdorė kundėr nervozizmit tė
tij ėshtė tė ecė rrugės sė Zotit. Pikėrisht pėr kėtė ka
edhe hadithe tė shumta, se njeriu nėse ruhet nga
nervozizmi, pra nėse e ndalon nervozizmin, ėshtė lehtė
tė ndalė pastaj edhe ato mė fatalen, si vetėvrasja etj..
- E para, tė kėrkojė mbrojtjen e Allahut nga shejtani
dhe cytjet e tij. Thotė Allahu i Lartėsuar: E nėse
tė godet shejtani me ndonjė vesves, ti kėrko strehim tek
Allahu, sepse vėrtet Ai dėgjon e di. (El-Araf,
200).
- E dyta, tė ndėrrojė gjendjen dhe vendin e tij. Thotė
Pejgamberi alejhi selam: Nėse ndonjėri prej jush
hidhėrohet dhe nervozohet dhe ėshtė i ngritur, le tė
ulet. E nėse nuk i kalon, atėherė le tė shtrihet.
Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.
- E treta, tė shtojė pėrmendjen e Allahut sa mė shumė.
Thotė Allahu i Madhėruar: Ata qė besuan dhe me tė
pėrmendur Allahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini
se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen. (Er-Rad,
28)
- E katėrta, duhet tė kujtojė hadithin e Pejgamberit
alejhi selam, ku tregon Ebu Hurejrete, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se erdhi njė njeri dhe i tha:
Kėshillomė, o Resulallah! Ai tha: Mos u hidhėro,
mos u bėj nervoz! E pėrsėriti kėtė disa herė.
Transmeton Buhariu.
Vetėvrasja nė Islam ėshtė njė mėkat shumė i madh, ėshtė
njė vepėr qė kryhet vetėm nga i ligu, nga ai qė ska
aspak bindje te Zoti dhe Krijuesi i tij, nga ai qė i
nėpėrkėmb dispozitat e sheriatit.
Mundohu ta bindėsh se vetėvrasėsi ėshtė gjithmonė nė
xhehenem (nė zjarr), ia ka nxituar vetes vdekjen.
Mundohu ta bindėsh se Allahu i Madhėruar e urren dhe e
ka ndaluar kėtė vepėr.
Kjo ndalesė nuk ka tė bėjė vetėm me vrasjen e tė
tjerėve. Allahu i Lartėsuar ua ka ndaluar njerėzve qė tė
vrasin edhe vetveten sepse trupi dhe shpirti i njeriut
nuk janė pronė e njeriut, por pronė e Allahut, prandaj
Allahu nuk ia lejon njeriut qė tė bėjė si tė dėshirojė
nė pronėn e Tij.
Mundohu ta bindėsh me fjalėn e Allahut: dhe mos
mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet,
Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr ju. (En-Nisa, 29)
Mundohu ta bindėsh me hadithin e Pejgamberit alejhi
selam, i cili thotė: Kush hidhet nga kodra e vret
veten, ai ėshtė nė zjarr tė xhehenemit. Atje do tė
mbetet pėrgjithmonė dhe pa fund. Kush pi helm e vret
vetveten, ai duke e mbajtur helmin nė dorė do ta pijė nė
zjarr tė xhehenemit, ku do tė mbetet pėrgjithmonė dhe pa
fund. Kush e vret veten me hekur, duke e mbajtur hekurin
nė dorė do tė pėrjetojė dhembje me tė nė zjarr tė
xhehenemit, ku do tė qėndrojė pėrgjithmonė dhe pa fund.