Si mund ta
bind dikė se edhe njė gotė alkool ėshtė haram?
Pyetja:
Si mund ta
bind dikė se edhe njė gotė alkool ėshtė haram? Tregoni
ndonjė fakt, se me hadithe dhe ajete nuk mund ta bind.
Ai mė thotė se njė gotė tė bėn dobi, nuk e dėmton
asnjėrin.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia e kėtillė ėshtė vetėm njė arsyetim shterpė me tė cilin njeriu
dėshiron t`i lejojė vetes pirjen (e alkoolit). Njerėzit
nė pėrgjithėsi kanė prirje qė edhe nėse e kuptojnė
ndalimin e njė gjėje dhe dėmin e saj, mundohen ta
arsyetojnė veten me arsyetime tė kėtilla. Allahu i
Lartėsuar thotė: Po njeriu ėshtė dėshmitar i vetvetes. Edhe nėse i
paraqet arsyetimet e veta. (Kijame, 14-15)
Kėshtu qė pretendimet e njė personi tė kėtillė janė vetėm arsyetime
dhe asgjė tjetėr. Disa mjekė thonė se gjoja pirja e
sasisė sė vogėl tė alkoolit nuk ėshtė e dėmshme pėr
njeriun, ashtu si pretendon ky person, por studimet e
vonshme vėrtetojnė se edhe sasia e vogėl e alkoolit
ėshtė e dėmshme pėr shėndetin e njeriut. Dr. Sarah Levis
nga Universiteti i Bristolit ka bėrė njė studim me tė
cilin ka ardhur nė pėrfundimin se edhe sasia e vogėl e
alkoolit ėshtė e dėmshme pėr organizmin e njeriut,
posaēėrisht pėr tensionin e gjakut. Gjithashtu
studiuesit vėrtetojnė se nėse njeriu pi njė sasi tė
vogėl alkooli, ajo mbetet nė trupin e tij me dhjetėra
ditė.
Duke i pasur parasysh kėto gjėra, themi se dispozitat islame nė
pėrgjithėsi janė nė dobi tė njeriut dhe synojnė largimin
e dėmeve prej tij. Ndalimi i pirjes sė alkoolit shumė
qartė e vėrteton ruajtjen e mendjes sė njeriut, begati
me tė cilėn Allahu i Lartėsuar e ngriti njeriun nga
krijesat e tjera. Nuk ka diskutim se dehja dhe pirja e
alkoolit sjell dėme tė shumta, pėr tė cilat shkruajnė
edhe vetė ata njerėz tė cilėt nuk e trajtojnė si tė
ndaluar nė shoqėritė e tyre.
Allahu i Lartėsuar thotė: O ju qė besuat, ska
dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės
(pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra,
largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. (Maide,
90)
Nė kėtė ajet, Allahu i Lartėsuar na tregon se pirja e alkoolit
ėshtė mjet me tė cilin shejtani arrin te njeriu, prandaj
e quajti gjė tė ndytė. Kurse nė ajetin vijues Allahu i
Lartėsuar na tregon shumė qartė shkakun pse janė tė
ndaluara veprat e lartpėrmendura dhe se me kėtė ndalesė
synohet ruajtja e njeriut dhe e personalitetit tė tij.
Ai thotė: Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se
nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush,
tju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe tju largojė
nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e
bixhozit)? (Maide, 91)
Nė kėtė ajet kėrkohet shumė qartė qė largimi tė jetė i plotė dhe jo
vetėm i pjesshėm. Me fjalė tė tjera, nė Islam nuk ėshtė
e ndaluar vetėm dehja, por pėrdorimi i alkoolit nė
pėrgjithėsi. Transmetohet se Enes ibėn Maliku ka thėnė:
Resulullahu salallahu alejhi ue selem nė ēėshtjen e
alkoolit i mallkon dhjetė lloje njerėzish: atė qė e
shtrydh atė, atij qė i shtrydhet ajo, atė qė e pi, atė
qė e bart, atij tė cilit i bartet, atij qė i serviret,
atė qė e shet, atė qė ha nga fitimi i tij, atė qė e blen,
atij tė cilit i blihet. Shėnon Tirmidhiu.
Pastaj Allahu i Lartėsuar urdhėron tė mos pasojmė hapat e
shejtanit. Ai thotė: Ju njerėz, hani nga ajo qė
ėshtė nė tokė e qė ėshtė e lejuar dhe e mirė, e mos
shkoni hapave tė djallit se ai ėshtė armik i hapėt i
juaji. (Bekare, 168)
Nė kėtė ajet nėnkuptohet se pirja e njė sasie tė vogėl alkooli
ėshtė pasim i hapave tė shejtanit. Gjithashtu, Muhamedi
salallahu alejhi ue selem thotė: Ajo pije, sasi e
madhe e sė cilės deh (nėse pihet), ndalohet tė
pihet edhe pak prej saj. Shėnon Ebu Davudi,
Tirmidhiu, Ibėn Maxhe dhe tė tjerė.
Kjo do tė thotė ēdo lėng i cili tė deh nėse prej tij pihet shumė,
atėherė ai lėng ėshtė i ndaluar tėrėsisht edhe nėse nuk
tė deh pirja e paktė prej tij.
Kėto ishin disa nga citatet tė cilat vėrtetojnė ndalimin
e pirjes sė alkoolit, qoftė edhe pak. Por nė fund
dėshirojmė tė bėjmė me dije edhe njė ēėshtje me rėndėsi,
pasi kėrkoni tė sjellim fakte tė tjera krahas
argumenteve tė Kuranit dhe hadithit pėr ta bindur atė
person.
Njeriu, gjegjėsisht muslimani, pėr tė qenė i shpėrblyer tek Allahu
i Lartėsuar pėr shkak tė largimit nga alkoolit, duhet ta
bėjė kėtė pėr hir tė Tij dhe t`i nėnshtrohet ndalimit tė
cilin e ka pėrcaktuar. Kjo duhet tė jetė thelbėsore,
kurse dėmet qė janė zbuluar nga mjekėt apo qė do tė
zbulohen nė tė ardhmen mund tė jenė arsye shtesė pėr ta
vėnė nė pah vėrtetėsinė e dispozitave islame dhe
kurrsesi tė jenė ato primare dhe thelbėsore. Allahu e di
mė sė miri!