Si do tė
jetė gjendja e tė vdekurve nė Ditėn e Kiametit?
Pyetja:
Si do tė
jetė gjendja e tė vdekurve nė Ditėn e Kiametit gjatė
shkatėrrimit tė kėsaj bote? A do tė jenė pjesėmarrės ose
a do tė ketė ndonjė ndikim dita e shkatėrrimit tek ata,
po mendoj shkatėrrimi total i kėsaj bote. Selamu alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe
bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed,
mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė
ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Me vdekjen e njeriut ndėrpritet ēdo lidhje e tij me jetėn e kėsaj
bote, pėrveē gjėrave tė cilat i pėrjashton Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Transmetohet nga Ebu
Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari,
paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
Kur njeriu vdes, i ndėrpriten veprat, pėrveē tri sosh:
sadakaja rrjedhėse, dituria nga e cila kanė dobi tė
tjerėt dhe fėmija i mirė qė lutet pėr tė. Shėnon
Muslimi.
Prandaj njeriu me vdekjen e tij kalon nė njė fazė qė quhet jeta e
berzahut, e cila ėshtė e veēantė dhe kjo ėshtė faza nė
tė cilėn pret ringjalljen. Duke pasur parasysh kėtė, tė
vdekurit nuk do tė jenė pjesėmarrės nė atė qė do tė
ndodhė me kėtė botė, gjegjėsisht gjatė shkatėrrimit tė
kėsaj bote.
Momenti tė cilin do tė fillojnė ta ndiejnė tė vdekurit ėshtė kur i
fryhet Surit, qė ata tė ringjallen. Allahu i Lartėsuar
thotė: Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur
prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonė: Tė
mjerėt ne! Po kush na ngriti prej ku ishim tė shtrirė nė
varre? E, kjo ėshtė ajo qė premtoi Zoti dhe vėrtetuan
tė Dėrguarit. (Jasin, 51-52)
Allahu e di mė sė miri!