Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Rastet kur lejohet pėrgojimi

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Pata njė pyetje nė lidhje me pėrgojimin. Vėrtet qė pėrgojimi ėshtė njė prej harameve tė mėdha. Unė desha tė pyes se a konsiderohet pėrgojim nėse flas pėr njė vėlla musliman se ai merret me punė tė kėqija, se e ka lėnė namazin etj., ku qėllimi i bisedės nuk ėshtė shfaqja e kėsaj tė mete, por mėnyra se si t’i dilet nė ndihmė.
Es-selamu alejkum!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

   Vėrtet pėrgojimi (gibeti) ėshtė njė nga haramet mė tė rrezikshme, nga i cili vėshtirė shpėtojnė edhe ata qė mundohen tė jenė mė tė devotshėm dhe ruhen nga shumė ndalesa tė tjera. Pėrkufizimin e pėrgojimit mė tė qartė na e ka dhėnė Muhamedi salallahu alejhi ue selem nė kėtė hadith: Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “A e dini ē’ėshtė pėrgojimi?” (As'habėt) Thanė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri!” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pėrmendja e vėllait me atė qė nuk i vjen mirė.” Dikush tha: “E ē’mendon nėse ajo qė flas pėr vėllanė tim ėshtė e vėrtetė?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė ti flet, atėherė e ke pėrgojuar. E, nėse ajo qė e flet nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė ke shpifur.” (Shėnon Muslimi)
   Allahu i Lartėsuar thotė: “…dhe mos pėrgjoni, as mos pėrgojoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur…” (Huxhurat, 12)
   Prandaj, ėshtė i ndaluar pėrgojimi i tjetrit dhe besimtari duhet tė ketė kujdes tė mos futet nė pėrmendjen e veprimeve tė tė tjerėve, pasi ėshtė njė ves qė nėse mėsohet me tė, e ka shumė vėshtirė ta shėrojė veten prej tij.
Imam Neveviu nė librin e tij “Rijadu Salihin” nė nėnkapitullin “Ndalimi i pėrgojimit”, para se tė pėrcjellė hadithet tė cilat flasin rreth pėrgojimit, thotė: “Ėshtė e domosdoshme tė dihet se ēdo moshėrritur ėshtė i obliguar ta ruajė gjuhėn e tij nga ēdo e folur, pėrveē asaj qė tregon dobi. Madje edhe atėherė, nėse ėshtė e barabartė tė flitet dhe tė mos flitet edhe pėr gjėrat e dobishme, sunet ėshtė pėrmbajtja nga tė folurit, sepse shpeshherė kuvendimi i lejuar e ēon njeriun nė tė palejuarėn apo tė papreferuarėn. Kjo ėshtė praktikė e shpeshtė, prandaj ėshtė e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e tė papreferuara.”
   Por megjithėse gibeti ėshtė i ndaluar dhe nuk lejohet qė besimtari tė futet nė kėtė mėkat, nė disa raste ėshtė i lejuar. Neveviu nė po tė njėjtėn libėr pėrmend disa raste kur lejohet pėrgojimi. Ai thotė: “Dije se pėrgojimi ėshtė i lejuar pėr qėllime tė pastra tė sheriatit, tė cilat pa pėrgojim nuk mund tė arrihen.” (Rijadu Salihin”, f. 370)
   Duke pasur parasysh kėtė, lejohet pėrgojimi nė disa raste tė caktuara me qėllim tė pėrmirėsimit, tė realizimit tė ndonjė dobie apo edhe nė disa situata kur pėrmendja e kėsaj vepre nuk shkakton dėm. Rastet nė tė cilat lejohet pėrgojimi janė:

1. Dhuna e vazhdueshme. Atij personi qė i bėhet dhunė, i lejohet tė ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjė tjetėr qė sundon apo qė ka mundėsi ta zbatojė drejtėsinė mbi tiranin. I dėmtuari thotė: “Filani mė ka bėrė dhunė kėshtu e kėshtu.”

2. Pėrgojimi duke pėrmendur mėkatet qė i vepron dikush, me qėllim tė ndėrhyrjes dhe pėrmirėsimit tė kėtij personi tek ai qė e ka mundėsi ta bėjė kėtė. Apo me qėllim qė tė ērrėnjoset ndonjė punė e shėmtuar dhe qė mėkatari tė pėrmirėsohet. Lejohet t’i thuhet atij qė ka mundėsi tė pengojė ndonjė tė keqe: “Filani punon kėshtu e kėshtu, prandaj pengoje atė nga ajo dhe tė ngjashme.” Synimi i tij duhet tė jetė arritja e ērrėnjosjes sė ndonjė pune tė shėmtuar. Nėse synimi i tij ėshtė diēka tjetėr, atėherė zbulimi i tė metave tė tjetėrkujt ėshtė e ndaluar.

3. Lejohet zbulimi i tė metave tė tė tjerėve duke kėrkuar fetvanė pėrkatėse. Njeriut tė cilit i ėshtė bėrė e padrejtė i lejohet tė thotė: “Mė ka bėrė padrejtėsi babai im, vėllai im, burri im ose dikush tjetėr kėshtu e kėshtu, prandaj a ka tė drejtė ai nė kėtė? Si do tė ēlirohem unė nga kjo dhunė, si do ta arrij unė tė drejtėn time, si do ta pengoj dhunėn e tė ngjashme?” Kjo ėshtė e lejueshme nė rast domosdoshmėrie. Gjithsesi mė e mirė dhe mė e pėlqyeshme ėshtė t’i thuhet (myftiut): “Ē’thua ti pėr njeriun, personin ose bashkėshortin, puna e tė cilit ėshtė kėshtu e kėshtu?” Qėllimi mund tė arrihet edhe pa pėrcaktimin dhe emėrtimin e saktė, por edhe tė pėrcaktohet saktėsisht, tė shėnohet dhe tė emėrtohet dikush ėshtė e lejuar.

4. Rast tjetėr ėshtė nėse pyetemi pėr ndonjė person nga dikush qė ėshtė i interesuar pėr te, qoftė pėr martesė, marrėdhėnie pune, shoqėrim nė udhėtim, etj.. Ėshtė obligim i personit qė pyetet pėr dikė qė mos ta fshehė gjendjen pėr tė, por t’i shtrojė haptas tė gjitha tė metat qė gjenden te personi pėr tė cilin hulumtohet, por me qėllim tė mirė qė t’i jepet kėshillė pyetėsit. Pra, tė mos jetė qėllim prishja e ndonjė pune pėr shkak tė zilisė, etj.. Kjo ėshtė punė ku mund tė gabohet lehtė, sepse ėshtė e mundshme qė folėsin ta udhėheqė xhelozia dhe qė djalli ta mashtrojė e ta verbojė nė atė punė, kurse atij t’i duket se puna e tij ėshtė kėshillė, prandaj tė tillėt duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe largpamės.

5. Tė metat e dikujt zbulohen nėse njė person publikisht gabon apo predikon herezinė (risitė), si: pirja publike e alkoolit, tiranėt, mashtruesit, plaēkitėsit e pasurisė sė huaj, ai i cili haptas kryen mėkate etj. Natyrisht se kėtu nuk bėjnė pjesė ēėshtjet dhe punėt sekrete tė njeriut. Ėshtė detyrė qė t’i zbulohen publikisht mėkatet e njė individi personit kompetent apo organit, nėse pėr kėtė realizojmė dobi sikurse pėrmendėm nė rastin e dytė. Prandaj nuk lejohet zbulimi i tė metave tė tjera tė tij, vetėm nėse pėr kėtė ka ndonjė nga shkaqet e theksuara.

6. Nėse bėjmė zbulimin e tė metave tė dikujt me qėllim pėrkufizimi, njoftimi preciz, p.sh. pėr njė person tė njohur me ndonjė ofiq, siē ėshtė: lotues, ēalaman, shurdh, qorr, vėngėrosh dhe emėrtime tė tjera, atėherė ėshtė e lejuar tė precizohet edhe kjo. Nuk ėshtė e lejuar pėrgjithėsisht tė tregohet dikush si i mangėt. Nėse ėshtė e mundur tė shmangen ofiqet e kėtilla, kjo ėshtė mė e mirė dhe mė parėsore.
Kėto janė gjashtė shkaqet kryesore pėr tė cilat ėshtė i lejuar zbulimi i tė metave pėr individin jo tė pranishėm, shkaqe tė cilat i kanė theksuar dijetarėt dhe pėr tė cilat ekziston pajtueshmėri e plotė. Tė gjitha kėto kanė mbėshtetje nė hadithet e njohura dhe tė vėrteta (Kėto raste kryesisht janė marrė nga libri “Rijadu Salihin”, f. 370-373).

Rasti dytė ka tė bėjė me atė qė ju kėrkoni sqarim, se a lejohet pėrgojim nė qoftė se ne pėrmendim ndonjė vepėr tė keqe tė vėllait musliman me qėllim qė tė ndihmohet ai tė largohet nga ajo. Prandaj themi nėse qėllimi i kėsaj ėshtė kjo dhe nėse besojmė se pėrcjellja e kėsaj do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e tij, atėherė lejohet, mirėpo duhet tė kemi kujdes se pėrmendja e kėtyre gjėrave nė masė tė gjerė dhe nė prani tė shumė njerėzve shpesh do tė ketė efekt negativ dhe kjo nuk ėshtė e drejtė. Allahu e di mė sė miri!


Alaudin Abazi
29.2.2008

                                             www.klubikulturor.com