Pyetja ime
ka tė bėjė me ajetin numėr 47 tė sures Rrum
Pyetja:
Selam
alejkum hoxhė i nderuar! E kam njė pyetje qė ka tė bėjė
me ajetin numėr 47 tė sures Rrum, ku Allahu thotė:
...Obligim Yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt.
Pyetja ime ėshtė: A vlen kjo ndihmesė edhe pėr ne tash
si besimtar ndihma e Allahut, se ajeti po thotė
se ka qenė?
Pyetja e dytė ėshtė: Pse Allahu po e quan veten nė
shumės, Yni?
Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Allahu i Lartėsuar thotė: Ne
edhe para teje popujve tė tyre u dėrguam Pejgamberė dhe
ata u erdhėn atyre me argumente tė qarta, e kundėr atyre
qė bėn krim, Ne ndėrmorėm masa ndėshkuese. Obligim Yni
ishte tė ndihmojmė besimtarėt. (Rrum, 47)
Pjesa e
ajetit: ...Obligim Yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt,
ka ardhur nė kohėn e shkuar, qė nėnkupton se Allahu i
Lartėsuar ia kishte bėrė Vetes obligim qė t`i ndihmonte
besimtarėt. Ky ligj i Allahut tė Lartėsuar qė t`i
ndihmojė besimtarėt ėshtė i vazhdueshėm do tė jetė i
vlefshėm edhe nė Ditėn e Gjykimit.
Allahu i Lartėsuar tregon se si i ndihmoi muslimanėt nė
betejėn e Bedrit: Kur dy grupe prej jush gati u treguan
tė dobėta, po Allahu ishte qė u ndihmoi atyre
(qė tė mos
largoheshin), andaj besimtarėt le ti mbėshteten vetėm
Allahut. Allahu u ndihmoi juve nė Bedėr kur ju ishit pak
nė numėr, e pėr tė qenė mirėnjohės, keni frikė nga Zoti.
Kur ti u thoshe besimtarėve: A nuk ėshtė mjaft pėr ju
qė Zoti juaj tju vazhdojė ndihmėn me tre mijė engjėjt e
zbritur? (Ali Imran, 122-124) Gjithashtu thotė: Nėse Allahu ju ndihmon, ska kush qė
mund tju mposhtė, e nėse Ai iu lė pa ndihmė, atėherė
kush ėshtė ai pas Tij, qė do tju ndihmojė? Pra vetėm
Allahut le ti mbėshteten besimtarėt.
(Ali Imran, 160)
Dhe thotė:O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė)
Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja.
(Muhamed, 7)
2. Ndėrsa
nė lidhje me pėrdorimin e shumėsit pėr Allahun e
Lartėsuar, Ne, ose Yni nė disa vende nė Kuran themi
se nė gjuhėn arabe kjo formė e pėrdorimit tė shumėsit
pėr njėjės ėshtė e njohur dhe e pranuar. Gjithashtu
komentuesit theksojnė se nė Kuran pėrdoret shumėsi pėr
Allahun e Lartėsuar pėr tė vėrtetuar madhėrinė dhe
fuqinė absolute tė Tij. Allahu e di mė sė miri!