Selam
alejkum!
Desha tė di nėse tė thinjen flokėt para vaktit, po dua
tė them nėse tė zbardhen, atėherė ēėshtė kjo, ndonjė
shenjė pėr tė mirė a pėr tė keq? A kam ndonjė sėmundje?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Tė thinjurit e flokėve nė rini, edhe pse ėshtė njė gjė e rrallė,
nuk ėshtė njė fenomen i panjohur. Ajo te njerėzit, edhe
pse aludon pėr urtėsi dhe maturi, prapėseprapė nuk ėshtė
e dėshiruar, posaēėrisht te mė tė rinjtė. Te njeriu e
thinjura e flokėve ėshtė dy llojesh:
-e thinjur e hershme, e cila fillon te disa nė moshėn e
rinisė,
-e thinjur si rezultat i plakjes.
Sa u pėrket shkaqeve se pse ndodh e thinjura e hershme, mjekėt
japin disa arsye, nga mė tė rėndėsishmet ėshtė
trashėgimia, kėshtu qė kjo te ju mund tė e jetė
trashėguar. Por gjithashtu e thinjura mund tė ndodhė
edhe pėr arsye tė ndonjė sėmundjeje. Pastaj rol tė madh
luajnė edhe rrethanat psikike te njeriu, si mėrzia,
nervozizmi i madh, preokupimi, etj..
Ne ju kėshillojmė qė pėr t`u qetėsuar rreth kėtij problemi tė bėni
njė vizitė te mjeku dhe ndoshta do tė arrini tė gjeni
shkakun se pse ndodh kjo te ju. Kurse nga ana jonė vetėm
mund tju tregojmė se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, e ka ndaluar qė muslimani t`i shkulė
flokėt e thinjur, pasi ėshtė shenjė e dhėnies sė mundit
dhe sakrificės nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar.
Transmeton Amėr Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij,
i cili thotė se Resulullahu, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, ka thėnė: Mos i shkulni qimet e thinjura
(bardha), sepse ēdo muslimani qė i zbardhet njė qime
nė Islam, ajo do ti bėhet dritė nė Ditėn e Kiametit.
Shėnon Ebu Davudi.