Esselamu
alejkum! 1.
Njė vėlla i
yni musliman punon nė njė supermarket tė madh, qė pėrveē
gjėrave ushqimore ka edhe alkool dhe mish derri. Nėse ai
vėllai e ka haram tė punoj nė atė vendpunim apo nuk e ka
haram nuk e di. Pyetja ėshtė se nėse vėllai na sjell
ushqime nga ai supermarket (ai ushqim nė parim ėshtė
hallall, pasi ai na sjell pėr shembull ēokollata,
kikirikė etj.), por pasi vėllai punon nė atė supermarket,
mos i kemi haram pėr ti ngrėnė ato ushqime?
2.
Mixha im
jeton nė Gjermani dhe punon nė fabrikė tė birrave,
gruaja dhe djali i tij punojnė nė njė firmė pėr pastrim.
Nuk e vė nė dyshim se puna nė atė fabrikė ėshtė haram,
por edhe nė kėtė rast pyes se nėse unė shkoj nė vizitė
tek ai dhe ushqehem, a e kam haram ushqimin qė e ha tek
ai?
E bėj kėtė pyetje duke aluduar pėr rastin e Ebu Bekrit,
i cili pas ngrėnies e ka futur gishtin nė gojė pėr ta
kthyer atė qė kishte ngrėnė pasi e mori vesh se ėshtė
haram.Allahu ju
shpėrbleftė me tė mirat e tij nė dynja dhe ahiret!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Sa i pėrket ēėshtjes se a lejohet tė punojmė nė
supermarkete nė tė cilat shitet alkool dhe mish derri,
dallon varėsisht prej punės qė bėjmė aty, pasi puna nė
kėto supermarkete tė mėdha ėshtė e shumėllojshme dhe
ėshtė e ndarė nė seksione. E ndaluar ėshtė tė punojmė nė
seksionin ku shitet alkooli dhe mishi i derrit, pra tė
jemi nė kontakt direkt me shitjen e kėtyre gjėrave.
Kurse puna nė seksionet e tjera nuk ėshtė e ndaluar.
Allahu e di mė sė miri!
2. Nėse njė musliman punon nė kėtė vend ku shitet
alkooli dhe mishi i derrit, atėherė nėse ai sjell
ushqime, a lejohet tė hamė nga kėto? Pasuria e kėtij
musliman nė jurisprudencėn e fikhut trajtohet si pasuri
e pėrzier me haram dhe hallall. Lejohet tė hamė nga
pasuria e pėrzier e njeriut, nėse nuk dihet saktėsisht
se ai ushqim ėshtė blerė konkretisht nga pasuria e
fituar me haram. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se pasuritė
e njerėzve nė esencė janė tė lejuara dhe vėrtetohet se
Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka ngrėnė kur ėshtė
ftuar nė shtėpi tė ēifutit, edhe pse ata njiheshin se
punonin dhe pranonin kamatėn. Pastaj vėrtetohet se ai ka
ngrėnė dhe pirė nga Ehli Kitabėt (tė krishterėt dhe
ēifutėt) pa qartėsuar esencėn e pasurive tė tyre se si i
kanė fituar, etj..
3. Pyetja juaj rreth mixhės qė punon nė fabrikėn e
birrės dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes qė punojnė nė
vende tė tjera ėshtė e njėjtė sikurse trajtimi mėhershėm.
Edhe kjo pasuri ėshtė e pėrzier, prandaj lejohet tė hash
kur shkon pėr vizitė atje. Allahu e di mė sė miri!