Eselamu
alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Desha tė mė jepnit njė kėshillė. Nuk po kam fat nė jetė,
mė fajėsojnė edhe pse skam faj. Ju lutem mė tregoni
ēfarė duhet tė bėj?
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pyetja juaj ėshtė e pėrgjithėsuar, prandaj nuk e kemi tė
qartė a ėshtė fjala pėr fatin pėr njė ēėshtje tė caktuar
si martesa, apo ėshtė fjala pėr tė gjitha gjėrat. Sido
qė tė jetė, nuk ėshtė e drejtė kjo mėnyrė tė menduari
pėr vetėn, pa marrė parasysh a ėshtė fjala pėr martesė
apo nė pėrgjithėsi. Tė menduarit negativisht pėr gjėrat
duke ngjallur pesimizėm nė vete dhe duke ngritur
paragjykime ėshtė i papranueshėm pėr besimtarin.
Muslimani duhet ta kuptojė se tė gjitha gjėrat janė nė
dorė tė Allahut dhe Ai nė caktimin e Tij nuk i bėn
padrejtėsi askujt. Ju kėshillojmė tė largoni nga vetja
kėto ide dhe tė keni mendim tė mirė pėr Allahun e
Lartėsuar dhe ta kuptoni se i Gjithėdijshmi pėr tė
gjitha gjėrat; ēfarė ėshtė mirė dhe ēfarė ėshtė keq pėr
ne, ėshtė Allahu i Lartėsuar. Ai thotė: Por, mund qė
ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr
ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr
ju. All-llahu e di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.
(Bekare, 216). Gjithashtu thotė: ... ėshtė e mundur
qė juve diēka tė mos u pėlqejė, por qė Allahu nė atė do
tju sjellė shumė tė mira. (Nisa, 19)
Nėse njeriu i mbėshtetet Allahut tė Gjithėdijshėm, i
dorėzohet Atij pėr ēdo vendim dhe ēdo punė nė jetė, por
gjithmonė duke i bėrė sebepet dhe duke u angazhuar,
atėherė Ai nuk e humb robin e Tij dhe nuk ia zhvlerėson
mundin. Allahu i Lartėsuar thotė: Mos u dobėsoni dhe
mos u dėshpėroni (pikėlloni), se ju gjithsesi jeni mė tė
lartė, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė. (Ale Imran,
139)
Allahu e di mė sė miri!