Allahu ju
shpėrbleftė me tė mirat e tij nė dynja dhe nė ahiret,
pėr njė punė tė palodhshme qė jeni duke bėrė.
Unė pa dashur tė zgjas shumė, kam njė hall apo mė mirė
ndoshta tė them njė pyetje, pėr tė cilėn ende po kėrkoj
pėrgjigjen tuaj: Kam njė motėr timen, tė cilėn edhe e
dua shumė. Gjithashtu, pėr shkak tė kėsaj dashurie tė
madhe qė kam pėr tė, dua qė tia gjej njė burrė tė mirė
dhe tė devotshėm, por nuk po mundem tė gjej njė mėnyrė
tė pėrshtatshme qė tia them njėrit prej vėllezėrve tė
mi kėtė propozim.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Allahu ju shpėrbleftė pėr lutjet dhe ėshtė pėr t`u
lavdėruar fakti qė keni interesim pėr motrėn. Lusim
Allahun e Lartėsuar qė t`jua hapė rrugėn dhe tė arrini
qėllimin dhe tė bėni mė tė mirėn pėr motrėn tuaj!
Ne do t`ju kėshillonim qė tė mos ngurroni tė kontaktoni
direkt me personin qė mendoni se ėshtė i pėrshtatshėm
pėr motrėn tuaj dhe t`i propozoni martesė. Por
gjithashtu ju duhet tė kuptoni se ky ėshtė propozim dhe
nuk duhet tė ndikojė negativisht nė raportin tuaj nėse
ai refuzon ose fillimisht pranon, por mė vonė, pa marrė
parasysh arsyen, pas takimit me motrėn tuaj nuk
realizohet bashkimi mes tyre.
Disa njerėz mund ta konsiderojnė kėtė si jo tė qėlluar
apo turp, por kjo nuk ėshtė e saktė, pasi nė pėrgjithėsi
te njerėzit kjo ndodh dhe ėshtė njė praktikė qė bėhet.
Megjithėkėtė, nėse ju nguroni, atėherė mund ta bėni kėtė
nė formė indirekte duke shtyrė dikė tjetėr nga shokėt e
tu, qė t`ia hapin ēėshtjen kėtij personi, qoftė edhe
duke mos e kuptuar ai se ju jeni iniciuesi. Kjo ishte
ajo qė arritėm tju shkruajmė nė kėto pak minuta nė
lidhje me letrėn tuaj. Allahu e di mė sė miri!