Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Loja me zar

Pyetja:

Selam alejkum! Kam njė pyetje. Tė luash me zar nga 2 veta apo 4 vetėm pėr qejf, jo me para, a lejohet apo jo? Se ėshtė hadithi, por a ka tė bėjė me zarin si zar apo me lojėn? Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Loja me zar ėshtė e njohur qė nga kohėrat e hershme, prandaj ajo pėrmendet edhe nė hadithet e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. El Menavi nė librin “Fejdul Kadir” dhe librat qė i pėrmendin kėto lloj lojėrash tregojnė se prejardhja e saj ėshtė nga persianėt e vjetėr. Nė gjuhėn arabe loja me zar quhet “En-nerd” apo “En-nerdeshir”.
   Zari ėshtė kub i vogėl (prej druri, qelqi, plastike, etj.), qė ka gjashtė faqe katrore tė barabarta tė shėnuara me pika nga njė deri nė gjashtė dhe pėrdoret pėr tė luajtur. Me tė luhen lojėra tė ndryshme dhe mė e pėrhapur ėshtė tė luhet me para (bixhoz), por mund tė luhet pa para vetėm pėr tė kaluar kohėn apo pėr t’u zbavitur.
   Sa i pėrket bixhozit me tė (tė luhet me para), pa dyshim qė ėshtė e ndaluar (haram) dhe nė kėtė ka konsensus (ixhma) mes muslimanėve. Tė luajturit pa para, edhe pse nuk arrin shkallėn e ndalesės me para, ėshtė haram, pasi tė gjitha haramet nuk janė tė njė grade, por nė esencė tė gjitha janė ndalesa tė cilave duhet t’u largohemi.
   Kjo ėshtė kėshtu pasi citatet nė tė cilat pėrmendet loja me zar kanė ardhur tė pėrgjithėsuara, pa marrė parasysh a luhet me para apo pa para. Nga kėto citate pėrmendim:
   Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Kush luan me zar, ėshtė sikur tė fusė dorėn e tij nė mishin e derrit dhe nė gjakun e tij.” Shėnon Muslimi.
Pastaj thotė: “Kush luan me zar, ai ka kundėrshtuar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.” Shėnon Maliku, Ahmedi dhe tė tjerėt.
   Abdullah Ibėn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur gjente dikė nga tė afėrmit e tij duke luajtur me zar, ai i thyente ato (zaret) dhe i rrihte ata qė luanin.
   Gjithashtu, ajo pėrse fukahatė e ndalojnė kėtė formė loje ėshtė pėr shkak se kjo lojė nuk ėshtė e bazuar nė dije, nė shkathtėsi dhe nė mendjemprehtėsi, por nė fat, se cila nga pikat e zarit tė bie gjatė hedhjes sė tyre. Prandaj kjo ėshtė lojė e fatit dhe e rastit e jo lojė e logjikes dhe e dijes. Nė pėrgjithėsi tė gjitha lojėrat tė cilat nuk bazohen nė aftėsitė e lojtarit dhe nė shkathtėsitė e tij, por nė fat dhe nė rastėsi, edhe nėse nuk luhen me para, ato llogariten si lojėra fati dhe kumari, qė janė tė ndaluara. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
14.3.2008

                                             www.klubikulturor.com