Kur duhet
thėnė duaja e istihares, para selamit apo pas selamit?
Selam alejkum ue rahmetullahi ue beraktuhu!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Transmetohet nga Xhabir ibėn Abdullahu, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se ka thėnė: Pejgamberi alejhi selam na
mėsonte duanė e istihares pėr ēdo ēėshtje, sikurse na
mėsonte suret e Kuranit dhe thoshte: Kur dikush prej
jush dėshiron tė vendosė pėr njė punė me rėndėsi, le ti
falė dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le tė thotė: O
Zoti im, me diturinė Tėnde kėrkoj mbarėsi. Kėrkoj ndihmė
prej fuqisė Sate; kėrkoj prej tė mirave tė Tua tė
shumta, sepse Ti ke mundėsi, kurse unė skam mundėsi; Ti
di ēdo gjė, kurse unė nuk di; Ti je Ai qė i di tė
fshehtat. O Zot, nėse kjo punė e imja (e emėrton nevojėn
e tij), ėshtė e dobishme pėr fenė time dhe jetėn time,
pėr kohėn e tashme dhe tė ardhmen, ma mundėso mua qė tė
realizohet kjo, ma lehtėso mua kėtė dhe mė beko nė tė. E
nėse kjo punė ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn time
pėr kohėn e tashme dhe tė ardhmen, largoje kėtė nga unė
dhe mė largo mua nga kjo e mė pėrcakto mirėsinė
(mbarėsinė) kudo qė tė jetė dhe mė bėj tė jem i kėnaqur
me tė.
Nga ky hadith nėnkuptojmė se:
- namazi i istihares ėshtė i
preferuar.
- nuk ka kohė tė caktuar pėr
faljen e namazit tė istihares.
- gjatė faljes sė namazit tė
istihares nuk ndonjė sure apo ajet tė posaēėm.
- duaja (lutja) bėhet pas faljes
sė dy rekateve, pra pas mbarimit tė tyre. Argument pėr
kėtė ėshtė fjala e tė Dėrguarit alejhi selam le ti
falė dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le tė thotė.
Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve islamė.
- Namazi i istihares falet pėr ēėshtjet e dyshimta, tė
pavendosura, tė pasigurta, tė paqarta dhe tė
papėrcaktuara. Gjithashtu falet edhe pėr veprat,
rezultati i tė cilave dihet dhe ėshtė i njohur. Themi
pėr kėtė tė fundit ngase realitetin e rezultateve nuk e
di askush pėrveē Allahut tė Lartėsuar.
- Namazi i istihares ėshtė prej shkaqeve tė lumturisė,
rehatisė dhe haresė. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e tė
Dėrguarit tė Allahut, i cili thotė: Prej lumturisė
sė birit tė Ademit ėshtė tė falė namaz istihare.
Transmeton Ahmedi.