Ku mund ta
gjej Mevludin e lindjes sė Pejgamberit nė gjuhėn
shqipe?
Pyetja:
Selam
alejkum! Pėrshėndetje nga Llukmani. Desha tju pyes se
ku mund tė gjej Mevludin e lindjes sė Pejgamberit nė
gjuhėn shqipe. Faleminderit pėr mirėkuptimin tuaj.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nuk kemi ndonjė informatė se ku mund ta gjeni atė qė kėrkoni, por
nė kėtė rast themi se kremtimi i ditėlindjes sė
Muhamedit salallahu alejhi ue selem nuk ėshtė ndonjė rit
i cili kėrkohet tė kryhet nga muslimanėt. Madje e
vėrteta ėshtė qė ne muslimanėt do tė duhej tė merreshim
me adhurime dhe rite tė cilat na i ka urdhėruar Allahu i
Lartėsuar nė Kuran dhe na i ka sqaruar Muhamedi
salallahu alejhi ue selem nė hadithe. Nėse arrijmė t`i
kryejmė kėto, atėherė kjo do tė ishte e mjaftueshme dhe
ēdo adhurim qė do t`i shtohej kėsaj do tė ishte jo i
drejtė dhe jo i qėlluar.
Kurse ajo qė do tė ishte e domosdoshme pėr muslimanin karshi tė
Dėrguarit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, krahas
kryerjes sė suneteve tė tij ėshtė edhe njohja e
historisė sė tij, se si ka jetuar dhe ēfarė i ka ndodhur
gjatė pėrcjelljes sė shpalljes, qė ta ketė atė
shėmbėlltyrė tė jetės. Kjo mė sė miri dhe mė sė qarti
kuptohet duke lexuar librat qė flasin pėr jetėn e tij.
Pėr fat tė mirė libra tė tillė nė gjuhėn shqipe ka mjaft
dhe ata gjenden nė ēdo vend qė gjendet literatura islame.