Kam njė
pyetje rreth kėshillės. Nėse janė tė pranishme shumė
motra dhe i jepet njėrės kėshillė, a ėshtė gabim kjo
kėshillė e dhėnė pa qėllim nėnēmimi? Allahu ju
shpėrbleftė, ue selamu alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fatkeqėsisht shumė njerėz i pėrziejnė
gjėrat nė lidhje me kėshillėn. Ata nuk bėjnė dallim mes
kėshillės dhe kritikės ose mes kėshillės e pėrgojimit,
madje disa e pėrziejnė kėshillimin edhe me shpifjen ndaj
tė tjerėve. Ibėn Kajimi nė librin Shpirti i cek kėto
dallime, prandaj ėshtė shumė e qėlluar tė kthehemi aty.
Ai ndėr tė tjera thotė: Kėshilla (nasihati) ėshtė
mirėsjellje ndaj personit qė e kėshillojmė duke shfaqur
mėshirė dhe dhembshuri ndaj tij. Me kėtė pėrkufizim
kuptojmė se kėshilla ėshtė reflektim i shpirtbutėsisė,
dhembshurisė dhe humanizmit qė kemi ndaj njerėzve qė
kėshillojmė. Pra ajo prej fillimi deri nė fund ėshtė
mirėsi e sinqertė, nė tė cilėn nuk ka vend pėr diēka
tjetėr. Prandaj njeriu i cili dėshiron ta kėshillojė
dikė pėr ndonjė vepėr, atėherė duhet tė hulumtojė
mėnyrėn mė tė mirė dhe mė tė pranueshme pėr ta bėrė
kėtė, pasi ai kėtė e bėn pėr shkak se e do atė person
dhe i do tė mirėn atij, pėr dallim nga kritika apo
qortimi. Kėto tė fundit, edhe nėse mund tė pretendohet
se synohet evitimi i ndonjė mangėsie, nuk reflektojnė
mėshirė dhe zemėrbutėsi ndaj personave qė u drejtohemi.
Kritika dhe qortimi manifestojnė pakėnaqėsi pėr gabimet
e tė tjerėve, pastaj ato pėrdoren edhe si masė
ndėshkimore pėr tė mos pėrsėritur gabimin, por shumė
shpesh pėrdoren edhe pėr tė nėnēmuar dhe zhvlerėsuar
personalitetin e tė tjerėve. Ndėrsa kėshilla duhet tė
jetė shumė larg kėtyre gjėrave.
Pas kėtij sqarimi tė nevojshėm, themi se
nga gjėrat e rėndėsishme gjatė kėshillės ėshtė qė kjo tė
bėhet nė vetmi dhe jo nė praninė e tė tjerėve. Pa
dyshim, nėse kėshilla jepet sy nė sy, pa praninė e tė
tjerėve, atėherė do tė jetė mė e pranueshme, aludon pėr
sinqeritet dhe largon ēdo keqkuptim.
Kėshilla haptas dhe nė masė ėshtė pėrulje dhe zhvlerėsim
i personalitetit tė personit tė cilit i drejtohet
kėshilla. Imam Shafiu thotė: Kush e porosit vėllanė e
tij fshehurazi, ai e ka kėshilluar dhe pėrmirėsuar atė.
Ndėrsa kush e porosit haptas, ai e ka turpėruar dhe
pėrulur atė.
Prandaj, motėr e nderuar, ju porosisim qė tė keni
parasysh se njerėzit nuk kanė dėshirė qė tė tjerėt tė
dinė pėr dobėsitė e tyre dhe ne duhet ta dimė se nėse
dėshirojmė tė jemi tė efektshėm me kėshillat tona,
atėherė le ta respektojmė kėtė dhe le tė kėshillojmė
duke mos lėnduar dhe le ta bėjmė kėtė me mėnyrat mė tė
pranueshme.
Mund tė ekzistojnė disa raste nė tė cilat kėshilla
haptas apo nė masė do tė ishte e arsyetuar, por kjo
bėhet vetėm nė disa raste specifike, pėr tė cilat nuk do
tė flasim tani. Allahu e di mė sė miri!