Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kam lexuar kėtė tekst nė njė faqe interneti dhe dua tė di sa ėshtė i vėrtetė

Pyetja:

Selam alejkum!
E kam lexuar kėtė tekst nė njė faqe interneti dhe dua t
ė di sa ėshtė i vėrtetė:
“Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se All-llahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Imam Edh-Dhehebiu, shkroi nė njė libėr tė titulluar El-Uluu lil-Alii el-Adhiim nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se All-llahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij. Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiėel-Balehis, se kur ai pyeti Ebu Hanifen pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanifja u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr, sepse All-llahu ka thėnė: “Mėshiruesi (u ngrit, "Isteua") mbi Arsh qėndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejt.” Ai (el-Balehi) pastaj i tha: “Po n.q.s. ai thotė se All-llahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej?” Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.” Shumė qė ndjekin medhhebin hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit hanefi sepse vetė Ebu Hanifja ėshtė shprehur se All-llahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin hanefi kanė besuar se All-llahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanifes, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit tė pendohej kur ai mohoi se All-llahu ėshtė mbi Arsh, ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruar gjatė asaj periudhe.”
Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Teksti qė keni lexuar dhe ju krijon paqartėsi ėshtė pjesė e marrė nga libri me titull Bazat e Tevhidit (Monoteizmit), i shkruar nga shkrimtari i mirėnjohur Dr. Ebu Amine Bilal Philips. Ai ėshtė njė studiues i cili ka pėrfunduar studimet nė fushėn islame. Fakultetin e ka kryer nė Universitetin e Medinės, magjistraturėn nė Rijad, kurse doktoraturėn nė Universitetin e Welsit. Ai ka ligjėruar nė disa universitete prestigjioze tė botės islame dhe ka shkruar disa libra, disa nga tė cilat janė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe.
   Fillimisht dėshirojmė tė bėjmė tė ditur se pėrkthimi i librit nė fjalė, i cili gjendet nė internet, nuk ėshtė i mirė dhe i kuptueshėm. Kėtė gjė e thotė edhe vetė pėrkthyesi nė parathėnie tė librit, prandaj besoj se njė nga arsyet e paqartėsisė ėshtė edhe kjo.
   Nė pėrgjithėsi shkrimtari nė kėtė libėr shtjellon domethėnien e monoteizmit nga kėndvėshtrimi islam, kategoritė e tij, gjėrat qė e kundėrshtojnė atė dhe bazat e tjera tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me besimin e muslimanit.
   Pjesa e tekstit pėr tė cilin ju bėni pyetje gjendet nė kapitullin e tetė, nė tė cilin shtjellohet baza se si duhet tė besohet Zoti dhe Cilėsitė e Tij. Ai sqaron se mendja e njeriut ėshtė e kufizuar sikurse ēdo cilėsi tjetėr dhe ka nevojė pėr shpallje qė tė kuptohet drejt Qenia e Allahut tė Lartėsuar. Ai gjithashtu pėrmend shembuj tė perceptimeve tė gabuara ndaj Zotit, qė janė tė pranishėm nė shumė fe dhe ideologji, si nė Krishterim, Judaizėm, te persianėt, hindusėt, grekėt e vjetėr, etj..
   Nė vazhdim tė tė njėjtit kapitullit pėrmend edhe atė se muslimanėt gjatė periudhės abasite u morėn me pėrkthimin e librave filozofikė persianė dhe grekė. Pėrzierja e muslimanėve me kulturat e kėtyre popujve, pastaj edhe njohja e tyre me shkencat filozofike qė ishin tė pėrhapura te tė tjerėt bėri qė disa prej tyre tė ndikohen nga kėto shkenca dhe tė ndėrtojnė disa baza mbi tė cilat filluan edhe t’i manifestojnė perceptimet e tyre rreth disa ēėshtjeve tė rėndėsishme tė fesė e nė kėtė rast edhe kuptimin e Qenies sė Allahut dhe tė Cilėsive tė Tij. Koncepte tė kėtilla fillimisht zunė vend te mutezilėt (racionalistėt), por mė vonė disa nga kėto koncepte u bartėn te shumė muslimanė dhe u krijuan drejtime dhe shkolla tė cilėt i ndėrtonin konceptet e tyre rreth Allahut mbi bazat filozofike.
   Ndėr kėto koncepte tė gabuara ishte edhe thėnia se “Allahu ėshtė nė ēdo vend”, koncept i cili ėshtė bazė tė shkolla “Esharite”, e cila edhe pse iu kundėrvu mutezilėve mjaft ashpėr dhe mbrojti shumė teza dhe baza tė Ehli Sunetit, por prapė nuk u shpėtuan edhe ata disa koncepteve tė gabuara sikurse kjo.
   Dr. Bilal Philipsi sqaron rrezikun dhe jo vėrtetėsinė e kėtij koncepti, “se Allahu ėshtė nė ēdo vend”, dhe tregon se Ai (Allahu) ėshtė Krijues dhe nuk ėshtė i varur nga krijesat.
   Ai thotė: “Ai as nuk ėshtė i rrethuar nga krijimi e as ndonjė pjesė e krijimit nuk ėshtė mbi Tė. Ai nuk ėshtė pjesė e botės sė krijuar e as ajo nuk ėshtė pjesė e Tij. Nė fakt Qenia e Tij ėshtė krejtėsisht tjetėr gjė dhe krejtėsisht e ndarė nga krijesat. Ai ėshtė Krijuesi i universit dhe gjithēka qė pėrmban universi ėshtė krijim i Tij. Ai shikon, dėgjon dhe di gjithēka dhe Ai ėshtė shkaku i parė i tė gjitha gjėrave qė ndodhin nė botėn e krijesave. Asgjė nuk ndodh pa dėshirėn e Tij. Koncepti i Islamit ėshtė se ekzistojnė dy qenie tė ndara, Krijuesi dhe krijimi, i Pakufizuari dhe tė kufizuarit. Pra, Allahu ėshtė Allahu dhe krijesat e Tij janė krijesat e Tij. As njėra nuk ėshtė tjetra dhe ato nuk janė njė. Koncepti i Islamit ėshtė unitarian (njėsues) nė kuptimin qė Allahu ėshtė absolutisht Njė, pa partner, pa prindėr, pa pasardhės. Ai ėshtė i vetėm nė hyjninė e Tij dhe asgjė nuk ėshtė e ngjashme me Tė. Ai ėshtė i vetmi burim i fuqisė nė univers dhe ēdo gjė varet prej Tij.”
   Nė rrėnimin e kėtij koncepti “se Allahu ėshtė nė ēdo vend” ai sjell disa argumente dhe prova nga Kurani dhe Hadithi, por edhe nga arsyeja e shėndoshė. Ndėr kėto argumente ai sjell edhe pajtueshmėrinė apo konsensusin e dijetarėve tė parė dhe tė hershėm pėr kėtė (ixhmain), se Allahu i Lartėsuar nuk ėshtė i pėrzier me krijesat e Tij. Kėtu ai sjell paragrafin apo pjesėn e tekstit pėr tė cilin ju bėni pyetje.

Sqarim i tekstit qė shkaktoi paqartėsi:

   Dr. Bilal Philips nė kėtė tekst pėrmend se dijetarėt e hershėm tė cilėt kanė ardhur pas sahabėve dhe gjeneratat qė kanė ardhur nė shekujt e parė pas shpalljes kishin konsensus se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe Ai nuk ėshtė i rrethuar nga krijesat ashtu si pretendojnė esharitė dhe disa shkolla tė tjera. Mė herėt sollėm se cili ėshtė qėndrimi i Ehli Sunetit nė kėtė ēėshtje. Pėr kėtė ai pėrmend librat e dijetarėve tė hershėm qė vėrtetojnė lartėsinė e Allahut tė Plotfuqishėm ndaj krijesave tė Tij, si libri i dijetarit tė mirėnjohur, Dhehebiut. Pastaj pėrmend edhe qėndrimin e Imam Ebu Hanifes pėr kėtė ēėshtje dhe thėnien e tij, se bėn mosbesim ai person i cili shpreh dyshim se ku ėshtė Allahu, pasi Ai (Allahu) nė shumė vende sqaron se qėndron mbi Arsh, si nė suren Ta`ha, ajeti 5, nė tė cilin thuhet: “(E Ai Allahu) Mėshiruesi qė qėndron mbi Arshin”, gjithashtu thuhet: “Ai krijoi qiejt e tokėn dhe gjithēka qė gjendet ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditėsh, e pastaj qėndroi mbi Arshin. Ai ėshtė Mėshiruesi...” (Suretu Furkan, 59) dhe nė shumė vende tė tjera.
   Pastaj edhe nėse dikush deklarohet se beson se Allahu ėshtė mbi Arsh, por shpreh dyshimin se nuk e di ku ėshtė Arshi, edhe ai ka bėrė mosbesim, pasi Allahu sqaron se Ai ėshtė mbi qiell. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai (Allahu) ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, meqė vetėm te Ai ėshtė e ardhmja. A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė mbi qiell, qė tė mos ju shafitė (tė mos u lėshojė) toka kur tė dridhet. A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos lėshojė kundėr jush ndonjė stuhi me rrebesh gurėsh. E pra, do ta kuptoni se si ėshtė ndėshkimi Im!” (Suretu Mulk, 15-17)
   Ėshtė shumė domethėnės ky qėndrim i Imam Ebu Hanifes, Allahu e mėshiroftė, dhe pėrcjellja e tij, pasi shumė nga ata qė pretendojnė se pasojnė kėtė imam thonė se Allahu ėshtė nė ēdo vend. Prandaj edhe e pėrmend ai dhe e thekson kėtė, kėshtu qė ta kuptojnė ata qė pretendojnė se pasojnė Ebu Hanifen se cili ka qenė qėndrimi i tij nė kėtė ēėshtje.
   Kjo ishte domethėnia e kėtij teksti dhe shpresojmė se arritėm t`ua sqarojmė atė qė nuk e kishit tė qartė. Por edhe njėherė e theksojmė se pėrkthimi i cili gjendet nė internet, nė dallim nga ai i botuar nė libėr, ėshtė i dobėt dhe ėshtė shumė e natyrshme qė t`ju krijojė paqartėsi. Sido qė tė jetė, ne do t`ju dėrgojmė edhe librin i cili gjendet nė dispozicion nė internet. Allahu e di mė sė miri!

 

Me respekt vėllai juaj nė Islam
Alaudin Abazi
21.3.2008

                                             www.klubikulturor.com