Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Dua tė dėgjoj komentin tuaj nė lidhje me hadithin nė vijim

Pyetja:

Selam alejkum! Dua tė dėgjoj komentin tuaj nė lidhje me hadithin nė vijim dhe a ėshtė nė kundėrshtim ky hadith me Kuranin Famėlartė.

Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u nis (pėr rrugė), kurse Muadhi i kishte hipur (devesė - kalit) pas shpinės sė Pejgamberit, e ai i tha: "O Muadh!" (Muadhi) Tha: "Si urdhėron, o i Dėrguari i Allahut (Lebbejke ve sa'dejke)!" (Pejgamberi) Tha: "O Muadh!" Tha: "Si urdhėron, o i Dėrguari i Allahut" tri herė. (Pejgamberi) Tha: "Nuk ka asnjė njeri (rob) i cili dėshmon se nuk meriton askush tė adhurohet, pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij me zemėr tė sinqertė, e qė tė mos ia ketė ndaluar Allahu atij xhehenemin." (Muadhi) Tha: "O i Dėrguari i Allahut, a t'ua kumtoj kėtė njerėzve qė tė gėzohen?" Tha: "Atėherė, do t'i mbėshteten." Muadhi kėtė e kumtoi pak para vdekjes sė tij, nga frika se do tė bėjė mėkat pėr fshehjen e njė diturie." (Muttefekun alejhi)


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė radhė tė parė hadithi pėr tė cilin ju bėni pyetje ėshtė i saktė, e shėnojnė Buhariu dhe Muslimi nė koleksionet e veta. Gjithashtu ėshtė e arsyeshme edhe paqartėsia qė keni nė lidhje me kuptimin e kėtij hadithi, pasi ėshtė i pėrgjithshėm dhe nuk ėshtė e mundur tė kuptohet drejt nėse ndalemi vetėm nė kontekstin e kėtij hadithi. Nė pėrgjithėsi komentimi i citateve kuranore e i haditheve profetike dhe nxjerrja e dispozitave prej tyre nuk bėhet vetėm duke e marrė kontekstin e njė ajeti, respektivisht tė njė hadithi tė caktuar, pa shikuar edhe tė dhėnat e tjera qė ekzistojnė nė lidhje me atė ēėshtje. Me fjalė tė tjera, qė tė kuptohet domethėnia e njė citati sheriatik, krahas kuptimit qė pėrmban ai citat nė vete, duhet tė shikohen edhe fakte dhe citate tė tjera tė cilat kanė ardhur nė lidhje me atė ēėshtje. Vetėm kėshtu mund tė kuptohet si duhet Kurani e Hadithi dhe tek Ehli Suneti kjo metodologji e komentimit tė ajeteve dhe haditheve ėshtė parim nė tė gjitha ēėshtjet dhe problematikat.

Pėr kėtė arsye pėr njė numėr sektesh dhe grupesh tė devijuara islame shkak i devijimit tė tyre ishte metodologjia e gabuar gjatė nxjerrjes sė dispozitave nga citatet sheriatike. Ata kufizoheshin nė disa citate nė llogari tė tė tjerave dhe kėshtu i vinin vetes baza dhe pėrligjnin dispozita duke u mbėshtetur nė disa ajete e hadithe tė pėrgjithshme dhe anashkalonin e shpėrfillnin citatet e tjera tė cilat flisnin pėr ato problematika dhe kėshtu krijonin ide, koncepte dhe teori devijuese me tė cilat largoheshin nga e vėrteta.
Nė njė pyetje tė mėhershme me titull
"A e fal Allahu shirkun?" (pyetja numėr 374), kemi bėrė njė sqarim duke ilustruar me shembuj rreth asaj se si duhet tė komentohet Kurani. Ajo qė ėshtė thėnė aty pėr Kuranin vlen edhe pėr hadithin, prandaj nėse dėshironi tė dini edhe shembujt nė lidhje me kėtė parim tek Ehli Sunetit mund tė lexoni aty.

Ndėrsa rreth komentimit tė kėtij hadithi themi se ekzistojnė njė numėr hadithesh tė cilat janė tė ngjashme me hadithin qė pėrmendi ju. Dhe tė gjitha kėto hadithe janė tė sakta dhe nuk janė nė kundėrshtim me Kuranin, por pėr t`u kuptuar drejt duhet tė krahasohen dhe tė shikohen tė gjitha sė bashku.
Nė hadithin qė ju pyetni thuhet: “Nuk ka asnjė njeri (rob) i cili dėshmon se nuk meriton askush tė adhurohet pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij me zemėr tė sinqertė, e qė tė mos ia ketė ndaluar Allahu atij xhehenemin". Shohim nga ky hadith se si Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thekson se kjo dėshmi duhet tė burojė nga zemra dhe tė jetė me sinqeritet. Kushtėzimi qė pėrmendet nė kėtė hadith na jep tė kuptojmė se dėshmia “La Ilahe il Allah” nuk ėshtė vetėm njė fjalė qė thuhet dhe me tė pėrfundon ēdo gjė, por ajo nė vetvete ka kushte dhe rregulla, disa nga tė cilat u pėrmendėn nė kėtė hadith (sikurse burimi nga zemra dhe sinqeriteti) dhe disa tė tjera pėrmenden nė citate tė tjera kuranore dhe nė hadithe. Prandaj ky hadith ėshtė i pėrgjithshėm dhe duhet tė komentohet duke u mbėshtetur edhe nė hadithe tė tjera.

Pėr ta zbėrthyer mė mirė kėtė qė thamė mė lart, do ta sjellim njė hadith tjetėr, nė tė cilin Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė: “Kush vdes duke e ditur se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut, do tė hyjė nė xhenet.” Shėnon Muslimi.
Nė kėtė hadith nuk u cek sinqeriteti (si nė hadithin e mėparshėm), por u cek njė kusht tjetėr, ajo ėshtė dituria, qė nėnkuptojmė se pėr tė qenė e vlefshme dėshmia “La Ilahe Il Allah”, kushtėzohet kuptimi i kėsaj fjale dhe njohja se ēfarė kėrkon kjo fjalė nga ai person qė e deklaron.

Nėse ndalemi dhe mbėshtetemi vetėm nė kontekstin e kėtij hadithi duke mos e shikuar atė tė mėparshmin, mund tė thuhet se sinqeriteti nuk ėshtė i nevojshėm pėr njeriun qė e deklaron kėtė dėshmi, por mjafton vetėm njohja (ma`rife), ashtu si nxirret nga hadithi i fundit. Por kjo ėshtė gabim, prandaj tė dy kėto citate profetike duhet tė bashkohen dhe tė komentohen sė bashku. Tė themi se kėto dy hadithe na dhanė tė kuptojmė se dėshmia “La Ilahe Il Allah” kushtėzohet qė tė burojė nga zemra, tė shqiptohet me sinqeritet, qė deklaruesi ta kuptojė domethėnien e kėsaj fjale dhe ta dijė se ēfarė aludon kjo fjalė. Gjithashtu, kuptimi i kėsaj ēėshtjeje nuk ndalet vetėm nė kėto dy hadithe, por duhet tė hulumtojmė edhe citate tė tjera tė cilat e kompletojnė si duhet kuptimin e dėshmisė.

Nė njė hadith tjetėr, Ubade Ibėn Samiti, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kush dėshmon se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Tij, pastaj beson se Isai (alejhi selam) ėshtė rob i Allahut, i Dėrguar i Tij dhe ėshtė Fjalė e Tij, tė cilin ia dėrgoi Merjemes dhe shpirt (i krijuar) nga Ai, pastaj beson se xheneti ėshtė hak dhe zjarri ėshtė hak, do ta fusė Allahu nė xhenet nė bazė tė veprave qė ka bėrė.” Shėnon Ahmedi.

Ky hadith qė u pėrmend ėshtė edhe mė sqarues nė lidhje me dėshminė “La Ilahe Il Allah”, pasi nga ky hadith kuptojmė se nėse njeriu deklaron kėtė dėshmi, por beson edhe nė ndonjė gjė qė e kundėrshton kėtė teuhid, atėherė ajo dėshmi ėshtė e pavlefshme. Pra muslimani duhet qė krahas dėshmisė “La Ilahe Il Allah” tė besojė se Isai ishte vetėm i Dėrguar dhe nuk i atribuon atij ndonjė cilėsi tė Zotit dhe vetėm atėherė dėshmia e tij ėshtė e vlefshme. Nė tė kundėrtėn, nėse e thotė dėshminė dhe beson nė gjėra tė cilat e kundėrshtojnė kėtė dėshmi (teuhidin), si pėr shembull tė besojė se Isai ėshtė biri i Zotit apo i pėrshkruan atij ndonjė atribut mbinjerėzor, atėherė e ka zhvlerėsuar atė qė ka dėshmuar.

Pastaj fundi i kėtij hadithi tregon se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm deklarimi, por patjetėr duhet qė dėshmisė t`i bashkėngjiten edhe veprat. Nė fund tė hadithit thuhet: “Do ta fusė Allahu nė xhenet nė bazė tė veprave qė ka bėrė”. Pėr ta kuptuar si duhet ēėshtjen e dėshmisė dhe hadithin e parė, patjetėr duhet ta marrim parasysh edhe kėtė hadith.

Gjithashtu Buhariu dhe Muslimi pėrcjellin nga Ebu Dherri, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk ka ndonjė rob qė thotė La ilahe il Allah, pastaj vdes nė kėtė e qė Allahu mos ta fusė nė xhenet.” Ebu Dherri e pyet: “Edhe nėse bėn zina dhe vjedh?” Ai thotė: “Edhe nėse bėn zina e vjedh.” Tri herė e pyet kėshtu dhe kur e pyet herėn e katėrt, i pėrgjigjet: “Edhe nėse bėn zina dhe vjedh, pėrkundėr Ebu Dherrit.” Domethėnia e kėtij hadithi ėshtė se nėse besimtari deklaron dėshminė e teuhidit dhe mundohet t`i pėrmbahet asaj dhe ėshtė besimtar, por bėn mėkate, si zinaja (amoraliteti) a vjedhja, atėherė ato mėkate nuk e asgjėsojnė besimin e tij dhe nuk e privojnė atė qė pėrjetėsisht tė mos hyjė nė xhenet.
Por nė tė njėjtėn kohė nga hadithi nuk nėnkuptohet se besimtari nuk dėnohet fare pėr mėkatet dhe veprat e kėqija qė vepron. Pa dyshim se muslimani mėkatar i nėnshtrohet pėrgjegjėsisė dhe do t`i nėnshtrohet dėnimit pėr shkak tė mėkateve qė ka kryer.

Nė kėtė vend pėrmendėm vetėm disa hadithe tė ngjashme, tė cilat vėrtetojnė domosdoshmėrinė dhe vlerėn e kėsaj fjale. Por gjithmonė duke pasur parasysh se komentimi i kėtyre haditheve nuk bėhet veēantė njėri nga tjetri, por duhet t`u jepet kuptimi i drejtė duke u mbėshtetur nė tė gjitha kėto citate sė bashku.
 

Prandaj hadithi pėr tė cilin ju bėni pyetje nuk nėnkupton se njeriu me shqiptimin e dėshmisė i shpėton zjarrit tė xhehenemit dhe bėhet nga banorėt e xhenetit. Kjo pėr faktin se dėshmia “La Ilahe Il Allah” nė vetvete ka kushte dhe rregulla, ashtu siē i pėrmendėm disa mė herėt gjatė komentimit tė haditheve tė mėparshme, ndėrsa nė pėrgjithėsi ato janė shtatė1. Prandaj edhe Ibėn Haxheri gjatė komentimit tė kėtij hadithi, qė ju krijoi paqartėsi, nė “Fet`hul Bari” thekson: “Ėshtė e njohur se kuptimi sipėrfaqėsor i kėtij hadithi nuk ėshtė i dėshiruar (kjo duhet tė kuptohet). Sikur tė kishte thėnė: “Kjo ėshtė e ndėrlidhur me atė person qė kryen edhe veprat e mira. Pėr arsye tė fshehjes sė kėsaj nuk iu lejua Muadhit t`i pėrgėzonte muslimanėt me kėtė kumtim.2” Pra, Ibėn Haxheri tregon se pėr shkak se hadithi ėshtė i pėrgjithshėm dhe se njerėzit mund ta keqkuptonin dhe do tė neglizhonin praktikėn e domosdoshme (kryerjen e urdhrave dhe largimin nga haramet), i Dėrguari salallahu alejhi ue selem nuk e lejoi Muadhin t`ua kumtonte njerėzve.

Kjo ishte ajo qė arritėm tė pėrmbledhim nė lidhje me komentimin e kėtij hadithi tė pėrgjithshėm dhe haditheve tė tjera tė ngjashme. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
18.7.2008


1 Kushtet e fjalės “La ilahe ila Allah” janė: 1. Dija pėr domethėnien e saj dhe atė qė kėrkohet prej saj. 2.   Bindja e plotė, e cila e largon dyshimin. 3.  Sinqeriteti, i cili largon njollat e shirkut. 4.  E vėrteta qė pėrmban kjo fjalė dhe qė largon gėnjeshtrėn. 5.  Dashuria ndaj kėsaj fjale, atė qė thėrret ajo si dhe nė atė tė cilėn udhėzon. 6. Nėnshtrimi ndaj asaj qė udhėzon kjo fjalė. 7.  Pranimi i asaj qė tė fton kjo fjalė me fjalė dhe me vepėr.
2 “Fet`hul Bari”, vėll.I, f. 285.

                                             www.klubikulturor.com