Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Doja t’ju pyesja pėr emrat e dy fėmijėve tė mi

Pyetja:

Es selamu alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn tuaj.
Doja t’ju pyesja pėr dy emrat e fėmijėve tė mi. Unė sė bashku me bashkėshortin jemi munduar qė tė jenė emra muslimanė, po nuk e di... Vajza quhet Rejana, kėtė emėr unė e kam vėnė me nijetin e derės nė xhenet, po nė disa faqe islame nuk mė ka dalė kėshtu, p.sh. Rajan ėshtė emri i derės. Djali quhet Dejan. Unė i thashė bashkėshortit qė nėse ėshtė nga emrat e Allahut me sa di nuk lejohet, po ai tha po e vendosim me nijetin prijės, mbase i pėlqeu se edhe emri i tij fillon me D.
Po ajo qė mė mėrziti mė shumė ėshtė se kohėt e fundit mė kanė thėnė se ėshtė emėr serb. Djali ėshtė 3 vjeē. Si tė bėj?
Po ju pyes dhe pėr emrin tim. Unė quhem Silva. A ėshtė obligim ta ndėrroj emrin duke qenė se tani kemi dhe njė aktivitet privat me dokumente nė emrin tim?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht ju pėrshėndesim dhe ju urojmė mirėseardhjen nė faqen tonė, gjithashtu ju pėrgėzojmė pėr interesimin qė keni shprehur nė lidhje me emrat e fėmijėve tuaj dhe pėr pėrkujdesjen qė keni treguar me bashkėshortin tuaj nė pėrzgjedhjen e emrave tė fėmijėve. Nė lidhje me atė se sa ia keni arritur qėllimit, themi se nga njeriu kėrkohet tė japė mundin, ndėrsa pėrsosmėria dhe saktėsia absolute i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar.

Emri “Rejana” nė gjuhėn arabe ėshtė emėr i gjinisė femėrore dhe ėshtė mjaft i pėrdorshėm. Domethėnia e kėtij emri ėshtė “e butė”, “e ėmbėl”, “e ndjeshme”.
Ndėrsa sa i pėrket emrit tė njė dere tė xhenetit, nė hadith thuhet: “Xheneti ka njė derė qė ka emrin Rejjan, Ditėn e Gjykimit nėpėrmjet kėsaj dere do tė hyjnė agjėruesit dhe nuk do tė hyjė me ta askush tjetėr. Do tė thirret: “Ku janė agjėruesit?” dhe do tė hyjnė nga ajo derė. Kur do tė hyjė i fundit, do tė mbyllet dhe nuk do tė hyjė mė askush nga ajo derė.” Shėnon Muslimi.
Nga ky hadith kuptuam se emri i derės sė xhenetit ėshtė “Rejjan” dhe ndoshta ėshtė mė e pėrshtatshme qė ky emėr tė pėrdorėt si i gjinisė mashkullore. Por edhe “Rejana” ėshtė emėr i bukur, ka kuptim tė mirė dhe ėshtė mjaft e pėrdorshme. Prandaj nuk keni fare arsye pse tė merakoseni dhe tė shqetėsoheni.

Emri “Dejan”, nėse shquhet “Ed-dejjan” ėshtė emėr nga emrat e Allahut tė Lartėsuar. Hatabiu rreth kuptimit tė kėtij emri tė Allahut tė Lartėsuar thotė se “Ed-dejan” ėshtė “Ai qė kthen (shpėrblen) me tė mira”. Gjithashtu “Ed-dejan” mund tė ketė kuptim “Gjykatėsi” dhe “Sunduesi”. Ibėn Ethiri thotė: “Emri i Allahut: “Ed-dejan” ėshtė “Nėnshtruesi”, dhe “Gjykatėsi””.

Ndėrsa pėrdorimi i kėtij emri nė tė pashquar pėr njerėzit “Dejjan” nuk ėshtė i njohur te muslimanėt dhe nuk pėrdoret si emėr mashkulli, edhe pse themi se nė esencė nėse pėrdoret i pashquar, nuk mendojmė se ėshtė i ndaluar (haram), sikurse pėrdorimi i emrave “Latif”, “Halim”, “Gafurr” etj. Kėta emra nėse pėrdoren tė shquar “El-Latif”, “El-Halim” dhe“El-Gafurr”, atėherė janė emra tė Allahut tė Lartėsuar, por nėse bėhen tė pashquar, atėherė mund tė pėrdoren pėr njerėz, por mė mirė ėshtė t`u largohemi atyre.
Gjithashtu ėshtė e vėrtetė se emri “Dejan” ėshtė mjaft i pėrhapur nė gjuhėn serbe, por nuk e dimė se ka ndonjė domethėnie nė kėtė gjuhė dhe nuk e dimė se me ēfarė ndėrlidhet.

Nė lidhje me ndėrrimin e emrit tuaj, themi se nė pėrgjithėsi emrat tė cilat duhet tė ndryshohen janė ata emra tė cilėt kanė kuptime tė kėqija dhe paraqesin simbole tė feve dhe ideologjive tė jobesimtarėve. Mė herėt kemi dhėnė njė pėrgjigje rreth emrave, prandaj nėse doni tė dini mė gjerėsisht rreth kėsaj mund tė ktheheni aty. Allahu e di mė sė miri!

http://www.klubikulturor.com/A-lejohet-ti-lihet-femijes-emri-Diar-apo-Dijar.htm

 

Alaudin Abazi
18.7.2008

                                             www.klubikulturor.com