Dėshiroj tė
agjėroj, mirėpo nuk do tė mė lėnė prindėrit
Pyetja:
Selam
alejkum! Unė i fal pesė kohėt e namazit dhe dėshiroj tė
agjėroj, mirėpo nuk do tė mė lėnė prindėrit. Si tė
veproj?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nuk e dimė
moshėn tuaj qė tė japim ndonjė vlerėsim
tė prerė, por mund tė supozojmė se jeni i ri, prandaj
ndoshta ėshtė i arsyeshėm kundėrshtimi i prindėrve. Sido
qė tė jetė, nėse ju keni arritur moshėn e pjekurisė
(pubertetit), atėherė obligoheni me agjėrim. Nėse nuk
keni arritur moshėn e pjekurisė, atėherė mė mirė ėshtė
tė respektoni mendimin e prindėrve dhe edhe nėse
agjėroni, le tė jetė pėr disa ditė tė muajit.
Nėse keni hyrė nė moshėn e pjekurisė, por megjithatė
prindėrit kundėrshtojnė tė agjėroni, atėherė ju duhet tė
tentoni t`i bindni, duke biseduar me ta apo edhe tė
kėrkoni pėrkrahje nga dikush i afėrm i familjes pėr tė
cilin prindėrit tuaj kanė respekt, i cili agjėron dhe e
njeh obligueshmėrinė e kėtij adhurimi. Tė kėrkoni nga ai
qė tė flasė me prindėrit tuaj, qė ai tė ndihmoj pėr
ndryshimin e mendjes sė familjes suaj. Lusim Allahun e
Lartėsuar tju forcojė nė kėtė rrugė, tju japė sukses
dhe tju udhėzojė ju dhe familjen tuaj nė ēdo punė tė
mirė. Amin!