Desha tju
bėj njė pyetje rreth syrit tė keq ose sihrit nė Islam
Pyetja:
Selam
alejkum! Desha tju bėj njė pyetje rreth syrit tė keq
ose sihrit nė Islam. A mundet qė njeriun ta shėmtojė
pėrgjithmonė pa pasur shėrim dhe a mundet ta sėmurė po
ashtu pėrherė? A ndikon edhe kjo te disa persona tė
caktuar?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij,
mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fillimisht duhet tė kuptojmė se mėsyshi (syri i keq) dhe
sihri janė dy veprime qė kanė tė pėrbashkėta disa gjėra,
por nė esencė dallojnė njėra nga tjetra. Syri i keq
shkaktohet pa dashje dhe personi i cili merr mėsysh mund
ta bėjė kėtė pa dijen dhe dėshirėn e tij. Ndėrsa sihri
shkaktohet me ndėrhyrjen e disa veprimeve tė qėllimta qė
i vepron njeriu shpirtkeq dhe me kėtė bėhet magjia me tė
cilėn arrihet t`i bėhet sihėr tjetrit.
Pasi kuptuam kėtė, themi se kemi lloje tė ndryshme sihri;
ekzistojnė edhe lloje qė mund tė vrasin njeriun. Ibėn
Kudame thotė: Kemi lloje sihri qė mbyt, qė shkakton
sėmundje, qė privon burrin nga gruaja dhe nuk mund tė
kryejė marrėdhėnie intime, qė ndan burrin nga gruaja, qė
fut urrejtje ndaj njėri-tjetrit ose qė fut dashuri nė
mes dy personave...
Nga konstatimi i Ibėn Kudames dhe i tė gjithė atyre qė
flasin nė lidhje me sihrin kuptojmė se ekzistojnė forma
tė ndryshme tė magjive, tė cilat shkaktojnė reaksione tė
ndryshme. Por nuk mund tė thuhet se mund tė ekzistojė
ndonjė lloj sihri i pashėrueshėm, pasi Allahu ėshtė i
Plotfuqishėm pėr ēdo send dhe Muhamedi salallahu alejhi
ue selem thotė se ēdo sėmundje e ka shėrimin. Sihri
ėshtė lloj sėmundjeje dhe pa dyshim ka edhe shėrimin.
Gjithashtu ėshtė e mundur qė njeriu tė sėmuret pėr njė
kohė tė caktuar me sihėr dhe pastaj tė shėrohet
tėrėsisht dhe tė mos lėrė asnjė pasojė ajo sėmundje.
Allahu e di mė sė miri!