Cili
llogaritet ezan nė ditėn e xhuma, ezani i parė apo i
dyti?
Pyetja:
Cili
llogaritet ezan nė ditėn e xhuma, ezani i parė apo i
dyti? Dhe a ka namaz nė mes ezanit dhe ikametit nė ditėn
e xhuma?
Pėrgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim!
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Paqja dhe bekimi
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu
alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij
dhe mbi tė gjithė ata qė pasojnė rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Nė ditėn e xhuma thirren dy ezanė. Kėtė e ka bėrė Uthman ibn Afani,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gjatė kalifatit tė tij (pushtetit
tė tij). Pasi qyteti filloi tė zgjerohet dhe popullsia
filloi tė shtohet, Othmani urdhėroi qė tė thirret njė
ezan para se tė hynte koha e namazit tė xhumasė, qė tua
tėrhiqte vėmendjen muslimanėve, tė cilėt gjendeshin disa
nė tregje e disa nė punėt e tyre. Pra, ky ezan ka qenė
si paralajmėrim se koha e namazit tė xhumasė ishte
afruar, qė tė fillonin muslimanėt tė pėrgatiteshin pėr
xhuma.
Kurse ezani i dytė, i cili thirret pasi hipėn hoxha nė minber,
ėshtė ezani qė ėshtė thirrur nė kohėn e Pejgamberit
alejhi selam, pėr tė treguar se koha e namazit ka hyrė.
E, ky ėshtė ezani tė cilin muslimanėt duhet ta
pėrsėrisin dhe tė bėjnė dua pas thirrjes sė tij e jo
ezani i parė, sepse ezani i parė ėshtė vetėm si
paralajmėrim, kurse ezani i dytė ėshtė ezani i cili
thėrret pėr faljen e namazit.
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ndėrmjet ezanit dhe ikametit
ka namaz", qė janė dy rekate, por nė kėtė rast (nė
ditėn e xhuma) nuk ka mundėsi tė falet ky namaz, sepse
siē e cekėm ezani i parė nuk ėshtė ezani pėr thirrjen nė
namaz, mirėpo ėshtė thirrje pėr tu pėrgatitur pėr
namazin e xhumasė, kurse pas ezanit tė dytė nuk kemi
mundėsi ta falim atė namaz sepse e kemi tė ndaluar tė
falemi gjatė mbajtjes sė hytbes (pėrveē dy rekateve tė
tehijjetul mesxhid, dy rekatet e hyrjes nė xhami).
Nė kėtė rast, nėse dikush ngrihet dhe fal dy rekate duke menduar se
ėshtė duke falur dy rekate sunet qė janė mes ezanit dhe
ikametit, e ka gabim, sepse nė realitet ky ėshtė duke
falur dy rekate nė mes dy ezanėve e jo nė mes ezanit dhe
ikametit.