Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 A ėshtė e lejuar tė shkosh nė dasmėn e dikujt tė familjes, nėse aty pihet edhe alkool?

Pyetja:

Kam njė pyetje qė mua dhe bashkėshortin tim na solli deri te njė mosmarrėveshje. Kam dėshirė ta di: A ėshtė e lejuar tė shkosh nė dasmėn e dikujt tė familjes, nėse aty pihet edhe alkool, po kuptohet qe ne mos ta pimė?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar, ajeti me tė cilin ndalohet alkooli pėr muslimanin thuhet kėshtu: “O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.” (Maide, 90)

Nė kėtė ajet kur thuhet: “...prandaj, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.” vėrejmė se ndalesa e alkoolit pėrfshin mė shumė se pirjen dhe konsumimin. Pėr kėtė edhe transmetohet se Enes ibėn Maliku ka thėnė: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem nė ēėshtjen e alkoolit i mallkon dhjetė lloje njerėzish: atė qė e shtrydh atė, atij qė i shtrydhet ajo, atė qė e pi, atė qė e bart, atij tė cilit i bartet, atij qė i serviret, atė qė e shet, atė qė ha nga fitimi i tij, atė qė e blen, atij tė cilit i blihet.” Shėnon Tirmidhiu.

Gjithashtu Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush beson Allahun dhe Ditėn e Fundit, mos tė ulet nė tavolinėn nė tė cilėn pihet (nė njė transmetim tjetėr qarkullon) alkooli.” Shėnon Darimiu dhe Tirmidhiu.

Duke pasur parasysh kėto qė pėrmendėm, themi se nuk ėshtė e drejtė qė besimtarja e cila mundohet t`u pėrmbahet urdhrave tė Allahut, tė jetė e pranishme nė ato tubime dhe ahengje nė tė cilat pihet alkooli, pasi kjo gjė e hidhėron Allahun dhe ėshtė njė veprim i cili nė njė formė manifeston pajtueshmėri me ata qė e pinė atė. Islami nuk ėshtė qė njeriu tė shikojė vetėm veten dhe tė mos interesohet pėr tė tjerėt, por secili musliman varėsisht prej mundėsive e ka pėrgjegjėsi dhe duhet tė interesohet nė udhėzimin e tė tjerėve nė atė qė ėshtė e drejtė dhe e mirė.

Nė kėtė vend dėshirojmė ta cekim edhe atė se i kemi parasysh rrethanat dhe gjendjen e shoqėrisė nė tė cilin jetojmė dhe ėshtė shumė e mundshme se vendi pėr tė cilin kundėrshtoi burri juaj, qė tė shkoni, mund tė jetė edhe dasmė e ndonjė tė afėrmi tė ngushtė, madje edhe e tė vėllait, por megjithėkėtė duhet tė keni mirėkuptim edhe ju. Ne nuk themi se nė asnjė formė nuk lejohet tė jeni e pranishme nė dasma tė kėtilla, posaēėrisht nėse ėshtė dasmė e familjes sė ngushtė, por nėse ėshtė e mundur t`i ikni dhe nėse kjo nuk do tė shkaktojė shumė probleme, atėherė mos shkoni. Por nėse jeni e detyruar pėr shkak tė mbajtjes sė lidhjes me familjen, qė nė tė ardhmen kjo afėrsi do tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e tyre, atėherė ndoshta do tė ishte e mundur tė shkoni, por duke pasur parasysh t`i ikni uljes nė tavolina ku pihet alkooli. Allahu e di mė sė miri!


Alaudin Abazi
4.1.2009

                                             www.klubikulturor.com