Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet tė falet akshami e pastaj jacia, pasi ka hyrė jacia?

Pyetja:

Es-selamu alejkum tė dashur mėsimdhėnės!
Fillimisht lus Allahun azze ue xhel t’ju shpėrblejė pėr gjithė kėtė mund qė jepni pėr t'ia mėsuar popullit tonė fjalėn e Allahut azze ue xhel, duke i inkurajuar qė njėherazi edhe ta respektojnė atė. Kisha njė pyetje pėr ju, duke shpresuar se do pėrgjigjeni me tė gjitha opsionet e pėrmendura nga ulematė e Ehlu Sunetit (sipas mundėsisė), bazuar nė rrethanat dhe mundėsitė nė tė cilat hyn ēėshtja qė parashtrohet nė pyetje. Allahu ju bekoftė!
Pyetja: Im atė punon tėrė ditėn; ka njė orar tė tillė tė stėngarkuar, pėr tė cilin do ēuditej ēdokush qė do dėgjonte. A i lejohet babait tim qė tė falė akshamin dhe menjėherė pas saj jacinė (pra t'i bashkojė kėto dy namaze), nė kohėn kur koha e pėrcaktuar pėr namazin e jacisė veēse ka hyrė, pėr shembull dy orė pas jacisė, e nė mos edhe mė vonė, pasi deri nė atė kohė gjendet nė obligime tė tjera e punė?
Pra, thėnė troē, pasi tė hyjė koha e jacisė, a lejohet tė falė akshamin e mė pas jacinė dhe sa ėshtė
i vlefshėm namazi, tė cilit veēse i ka kaluar koha, e qė po falet e bashkėngjitet me namazin tjetėr vijues?
Allahu ua shpėrbleftė dhe ju gradoftė nė xhenetet e larta me tė dashurit e Allahut subhanehu ue teala! Amin!
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Bashkimi i namazit tė akshamit me atė tė jacisė, qoftė nė kohėn e akshamit apo tė jacisė, ėshtė i lejuar vetėm nė raste specifike, si: udhėtimi, gjatė haxhit dhe nė pamundėsi tė faljes sė kėtyre namazeve nė kohėn e pėrcaktuar pėr shkaqe tė arsyetueshme.
Nė rastin e babait tuaj, themi se ai duhet tė tentojė qė ta falė namazin nė kohėn e pėrcaktuar, qoftė edhe nė vendin e punės. Mendojmė se, edhe nėse shkakton pakėz telashe, ai nuk duhet tė heqė dorė nga kjo. Falja e namazit nuk merr kohė shumė, posaēėrisht namazi i akshamit ėshtė mė i shkurtri; ai mund ta falė farzin e akshamit nė mė pak se pesė minuta, pa marrė parasysh nė zyrė, korridor, jashtė apo kudo. Prandaj nuk ėshtė e lejuar qė pėr njė bezdisje apo situatė tė palakueshme pėr prindin tuaj, ta lėrė kėtė namaz pėr mė vonė, posaēėrisht ta bėjė kėtė shprehi gjatė gjithė kohės kur gjendet nė punė. Allahu i Lartėsuar thotė: "...E kush ėshtė i devotshėm (u pėrmbahet dispozitave tė Allahut), atij Allahu i hap rrugė." (Talak, 2)
Por nėse nė asnjė mėnyrė nuk ka mundėsi ta falė akshamin me kohė dhe pėr kėtė ėshtė munduar, por nuk ia arrin, atėherė mund ta falė nė kohėn e jacisė, por ai duhet gjithmonė tė mos e rehatojė veten me kėtė praktikė, por duhet gjithmonė tė hulumtojė mundėsitė e faljes sė akshamit nė kohėn e pėrcaktuar. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
11.1.2008

                                             www.klubikulturor.com