A lejohet
bashkėpunimi nė tregti (hallall) me ithtarėt e librit?
Pyetja:
A lejohet
bashkėpunimi nė tregti (hallall) me ithtarėt e librit
(tė krishterėt, ēifutėt) dhe tė feve tė tjera?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe
bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed,
mbi familjen e tij, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Bashkėpunimi nė tregti hallall me ithtarėt e librit dhe me tė
tjerėt ėshtė i lejuar nė pėrgjithėsi. Kjo vėrtetohet nga
praktika e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe nga
praktika e vazhdueshme e muslimanėve qė nga koha e
sahabėve.
Buhariu dhe Muslimi nė koleksionet e tyre shėnojnė se Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, kur vdiq, e kishte
lėnė peng mburojėn (gjoksoren qė pėrdorej gjatė betejave)
te njė ēifut. Kėtė e kishte bėrė pasi kishte blerė
ushqim nga ai, por nuk kishte para qė t`i jepte dhe
kishte lėnė mburojėn si peng deri nė afatin e pagesės.
Gjithashtu, nė dy koleksionet e lartpėrmendura
vėrtetohet sa ai ka bėrė tregti me tė mbjellat e
banorėve tė Hajberit, tė cilėt ishin ēifutė.
Kemi shumė hadithe qė vėrtetojnė lejimin e bashkėpunimit tregtar,
madje kemi hadithe nė tė cilat vėrtetohet se Muhamedi
salallahu alejhi ue selem nuk ka refuzuar edhe dhuratat
nga jobesimtarėt. Allahu e di mė sė miri!