A ėshtė e
obliguar femra nė shtėpi tė veshė mantil (hixhab) pėr
tu falur, edhe pse nuk ka meshkuj nė shtėpi?
Pyetja:
Es-selamu
alejkum!
Desha tju pyesja nė lidhje me veshjen nė namaz. A ėshtė
e obliguar femra nė shtėpi tė veshė mantil (hixhab) pėr
tu falur, edhe pse nuk ka meshkuj nė shtėpi? A lejohet
tė vishet me fustan tė gjerė apo rroba tė gjera qė janė
tė zbukuruara ?
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij,
mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Gjatė faljes sė namazit nė shtėpi femra nuk e ka obligim
qė tė mbajė mantilin (hixhabin)
apo veshjen qė vė mbi rroba kur del jashtė. Ajo qė
kėrkohet gjatė faljes ėshtė qė femra t`i ketė tė
mbuluara tė gjitha pjesėt e trupit, pėrveē duarve dhe
fytyrės. Nuk kushtėzohet tė bėhet mbulimi i kėtyre
pjesėve me ndonjė veshje tė caktuar, por mjafton qė
rroba tė jetė e gjerė, prandaj mund tė falet edhe me
fustane qė nuk janė tė ngushta dhe shamia t`i mbulojė
edhe krahėt sė bashku me kokėn. Gjithashtu, edhe nėse
janė tė zbukuruara kėto veshje nuk prish punė, pasi
ndalimi i kėtyre llojeve tė rrobave ka tė bėjė nėse
dilet jashtė nė rrugė, qė tė mos tėrheqė vėmendjen e
meshkujve tė huaj. Allahu e di mė sė miri!