Es-selamu
alejkum!
A ėshtė bidat tė thuhet Allahume ente selam ve minke
selam tebarekte ja dhel-xhelali vel ikram?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Thėnia "Allahume ente selam ve minke selam, tebarekte
ja dhel-xhelali vel ikram" ėshtė sunet tė thuhet pas
pėrfundimit tė namazit. Kjo ėshtė njė praktikė qė
Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka bėrė gjithmonė
pas namazeve farze dhe askush nuk e thotė se kjo ėshtė
bidat apo e ndaluar tė thuhet.
Ndoshta ajo qė ju keni dėgjuar ėshtė se nuk ėshtė nga
Suneti qė kjo praktikė tė bėhet nė formė grupore, me zė
tė lartė, ashtu siē ėshtė e pėrhapur nė vendin tonė,
pasi te ne kėtė thėnie e bėn vetėm njėri nga falėsit
(muezini), me zė tė lartė dhe tė tjerėt vetėm dėgjojnė,
kurse nga Suneti ėshtė qė tė gjithė falėsit, pasi tė
japin selam, secili ta thotė nė vete kėtė fjalė, pastaj
tė thotė lutjet qė Muhamedi salallahu alejhi ue selem
zakonisht i bėnte pas selamit dhe tė thotė 33 herė
Subhanallah, 33 herė Elhmadulilah dhe 33 herė Allahu
Ekber. Kėto tė gjitha janė nga Suneti qė ti bėjė secili
nė vete e jo qė njėri ti thotė lutjet, kurse tė tjerėt
ta pasojnė atė. Allahu e di mė sė miri!