Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A e fal Allahu shirkun?

Pyetja:

I dashur hoxhė! Kam njė pyetje, sė cilės ju lutem mundėsisht t’i pėrgjigjeni inshallah, Allahu jua shpėrbleftė. Me njė vėlla diskutonim rreth ajetit kuranor: "S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do. Kush i pėrshkruan Allahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh."
Ai vėlla mė herėt mė pat pyetur se a e fal Allahu shirkun. Unė iu pata pėrgjigjur se nėse njeriu bėn teube (pendim) tė sinqertė, Allahu ėshtė Falės dhe e fal nėse kthehet nė rrugė tė drejtė, inshallah. Kurse ai mė citonte kėtė ajet dhe sot mė tha se mos e thuaj mė atė fjalė, se e fal Allahu kėtė mėkat, sepse sipas ajetit i bie tė mos e falė. Unė i thashė se kuptimi i ajetit, qė sipas hoxhallarėve qė kam dėgjuar, ėshtė se kėtu kuptojmė se Allahu s'e fal shirkun nė qoftė se njeriu vdes pa bėrė teube. Unė i mora disa shembuj se pėr disa mėkate qė bėjmė, edhe nėse harrojmė, gabojmė, mashtrohemi e nuk bėjmė teube, Allahu na fal (inshallah), nėse do Ai. Mirėpo nėse njeriu nuk bėn teube pėr shirkun, pėr tė s’ka falje. Ai vėllai ishte kategorik se nėse njeriu, pėrkatėsisht muslimani, bie nė shirk, atij mė nuk i falet ai mėkat, kurse unė i thoja se ne duhet t'i bėjmė davet dhe nėse Allahu e udhėzon dhe e fal, ai prapė hyn nė radhėt e muslimanėve. Nuk arritėm ta pėrfundojmė bisedėn sepse s'kishim gjuhė tė pėrbashkėt. Si e gjykoni bisedėn tonė dhe na mėsoni ēėshtjen hollėsisht. Allahu ju shpėrbleftė! Allahu na ruajttė ne dhe familjet tona nga shirku! Allahu na mundėsoftė pėrfundimin e mirė! Allahu na mundėsoftė tė vdesim me iman! Amin! Eselamu alejkum!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Problematika pėr tė cilėn ju keni diskutuar ėshtė njė ēėshtje qė ka shkaktuar paqartėsi te disa muslimanė nė tė kaluarėn, por edhe tani. Para se ta trajtoj pikėn e kėrkuar, duhet tė theksoj njė parim shumė tė rėndėsishėm.

Si duhet tė kuptohet Kurani

   Kuptimi i ajeteve kuranore, komentimi i tyre dhe nxjerrja e dispozitave nga ato nuk bėhet vetėm duke e marrė kontekstin e njė ajeti tė caktuar pa shikuar edhe tė dhėnat e tjera qė ekzistojnė nė lidhje me atė ēėshtje. Me fjalė tė tjera, qė tė kuptohet domethėnia e njė ajeti tė caktuar, krahas kuptimit tė ajetit duhet tė shikohen edhe fakte tė tjera, si p.sh.
-ajeti paraprak ose tėrėsia e ajeteve qė kanė kaluar;
-ajeti ose ajetet qė kanė ardhur pas kėtij ajeti;
-ajetet e tjera nė Kuran tė cilat flasin pėr atė problematikė;
-shkaku i zbritjes sė ajetit ėshtė njė e dhėnė shumė e rėndėsishme tek e cila duhet tė mbėshtetemi, nėse dėshirojmė t`i japim kuptimin e saktė ajetit;
-duhet tė shikohet nėse gjendet komenti i ajetit tė cilėn ia ka bėrė Muhamedi salallahu alejhi ue selem nė hadithe, qoftė me thėnie, praktikė apo miratim, pasi Suneti ėshtė sqarues i Kuranit;
-tė shikohet ajeti a ėshtė i deroguar apo jo;
-domethėniet e fjalėve tė cilat kanė ardhur nė atė ajet, pasi njė fjalė nė gjuhėn arabe mund tė ketė mė shumė se njė kuptim dhe secili kuptim ndėrlidhet me mėnyrėn se si pėrdoret nė fjali. Prandaj, qė tė kuptohet njė ajet si duhet, ėshtė e domosdoshme tė njihet gjuha arabe;
-sqarimet qė ia kanė bėrė sahabėt ajetit dhe si e kanė praktikuar ata atė ajet, pasi atyre u zbriti Kurani dhe ata janė njohėsit mė tė mirė tė Kuranit.

   Kėto janė vetėm disa nga faktet qė duhet tė kihen parasysh nėse dėshirojmė t`i japim kuptim tė saktė ajetit dhe pėr shkak tė ikjes nga komplikimi nuk do tė pėrmend mė shumė fakte.
   Do tė marr si shembull tre ajete pėr tė sqaruar rrezikshmėrinė e nxjerrjes sė ajeteve duke u mbėshtetur vetėm nė domethėnien qė jep ajeti nė vetvete pa shikuar faktet e tjera.

1. Allahu i Lartėsuar nė suren “Maun”, ajeti 4 thotė: “Mjerė pėr ata qė falen”. Nėse kėtij ajeti i shikohet domethėnia pa vazhduar ajetin qė vjen pas, atėherė kuptohet se Allahu kėrcėnon falėsit, por ajeti i radhės sqaron kuptimin e plotė se pėr kė ėshtė kėrcėnimi. Allahu i Lartėsuar nė ajetin nė vazhdim thotė: “Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm”. Kjo do tė thotė se Allahu i Lartėsuar ua tėrheq vėrejtjen dhe i kėrcėnon ata qė e shpėrfillin dhe nuk e falin namazin si duhet.

2. Abdullah ibėn Mesudi tregon se kur zbriti ajeti: “Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me zullum (dhulm), atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė
1”, sahabėve iu duk e rėndė kjo dhe thanė: “O i Dėrguar i Allahut, cili nga ne nuk i bėnė zullum vetes?” Atėherė Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nuk ėshtė ajo qė ju po mendoni. A nuk keni dėgjuar ēfarė ka thėnė robi i devotshėm (Llukmani alejhi selam): “Kur Llukmani duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: “O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė zullum i madh!2” Sqaroi se me fjalėn zullum nė ajetin e parė ėshtė pėr qėllim shirku dhe jo ēdo zullum.3”

3. Allahu i Lartėsuar thotė: “Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo,...
4 ” Enes Ibėn Maliku thotė se shokėt e Muhamedit salallahu alejhi ue selem e kanė pyetur se cili person plotėson kushtin qė ka ardhur nė ajet: “...pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo”. Ai ėshtė pėrgjigjur se personi i cili posedon mjetin e udhėtimit dhe furnizimin pėr tė marrė rrugė
1. Kuptimi i ajetit u kuptua duke u bazuar nė sqarimin qė ia bėri Muhamedi salallahu alejhi ue selem.

   Duke pasur parasysh kėto, i bėjmė me dije ēdo lexuesi, e posaēėrisht muslimanit qė me sinqeritet dėshiron tė njohė mirė domethėnien e fjalėve tė Allahut, se nėse has nė ndonjė ajet qė i krijon paqartėsi, mos tė nxitojė tė arrijė nė pėrfundime individuale, por tė pyesė ata tė cilėt i kanė parasysh kėto gjėra qė u pėrmendėn pak mė herėt. Gjithashtu, duhet tė kuptojmė edhe atė se shumica e devijimeve dhe krijimi i grupimeve (sekteve tė humbura) te muslimanėt ka qenė metodologjia e gabuar nė komentimin e Kuranit, duke mos pasur parasysh mėnyrėn e saktė tė komentimit tė tij.

A e fal Allahu i Lartėsuar shirkun?

   Ndėrsa sa i pėrket ajetit pėr tė cilin bėni pyetje, Allahu i Lartėsuar thotė: “S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do. Kush i pėrshkruan Allahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh.” (Nisa, 48). Gjithashtu thotė: “Ėshtė e vėrtetė se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i bėhet Atij shok, e pos kėtij (mėkati), tė tjerat i fal atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej sė vėrtetės) (Nisa, 116)
   Nėse nxjerrim domethėnien e kėtyre dy ajeteve duke u mbėshtetur vetėm nė kontekstin e tyre, atėherė arrijmė nė pėrfundim se Allahu i Lartėsuar nuk e fal shirkun kurrė, as nė kėtė botė e as nė botėn tjetėr. Mėkatet e tjera pėrveē shirkut i nėnshtrohen dėshirės sė Allahut; nėse do, Ai i fal, nėse nuk do, nuk i fal.
   Por domethėnia e ajeteve nuk ėshtė kėshtu. Kėto dy ajete flasin pėr njeriun i cili vdes nė shirk, se Allahu i Lartėsuar nuk ia fal atij atė mėkat nė Ditėn e Gjykimit, ndėrsa nėse njeriu vdes me tevhid, por ka vepruar mėkate tė tjera pėrveē shirkut, atėherė Allahu i Lartėsuar, nėse do, ia fal atij, edhe nėse nė kėtė botė nuk ka kėrkuar pendim pėr ato mėkate tė tjera.
   Ibėn Kethiri, nė komentimin e ajetit 48 tė sures Nisa, thotė: “Allahu i Lartėsuar na tregoi se “...nuk fal t’i pėrshkruhet Atij shok (t`i bėhet shirk)...”; do tė thotė nuk e fal robin qė takon Allahun (Ditėn e Gjykimit) duke qenė mushrik nė Tė. “...e pėrpos kėtij i fal kujt do”, do tė thotė se pos kėtij mėkati ia fal tė tjerat atij qė Ai do nga robėrit e Tij”.
  
   Sqarimi i ajetit nė kėtė mėnyrė (d.m.th. se shirkun nuk e fal Allahu nė Ditėn e Gjykimit) ėshtė nė pajtueshmėri me Librin e Allahut dhe Sunetin e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe kėshtu komentohet nga tė gjithė mufesirinėt. Nė tė kundėrtėn, ēdo komentim tjetėr i ajetit nė formėn se shirkun nuk e fal Allahu i Lartėsuar, edhe nėse pendohet njeriu nė kėtė botė, ėshtė anashkalim dhe shtrembėrim i Kuranit e Sunetit dhe i mėsimeve islame nė pėrgjithėsi. Nė vazhdim do tė pėrmendim disa ajete qė vėrtetojnė se Allahu i Lartėsuar e fal shirkun nėse njeriu pendohet para vdekjes:

1. Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė: “Edhe ata qė pos Allahut nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar Allahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi Ditėn e Kiametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve Allahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai fal shumė.
6”
  
Kėto ajete sqarojnė shumė qartė atė qė e cekėm mė lart, se ajetet tė cilat flasin se Allahu nuk e fal mėkatin e shirkut kanė pėr qėllim nėse njeriu vdes pa u penduar dhe takon tė Plotfuqishmin duke qenė mushrik nė Tė. Nė fillim tė kėtyre ajeteve thuhet: “Edhe ata qė pos Allahut nuk lusin zot tjetėr...”, do tė thotė se nuk i bėjnė shirk Allahut dhe krahas kėtij mėkati tė keq pėrmend edhe disa mėkate tė tjera si vrasja dhe kurvėria. Nė vazhdim tė ajetit thuhet: “...ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi Ditėn e Kiametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė.
7”, qė do tė thotė se kush i kryen kėto mėkate (shirk, vrasje dhe kurvėri), atėherė ai do tė ndėshkohet nė Ditėn e Gjykimit. Nė ajetin e radhės pėrjashtohet nga ndėshkimi personi i cili i ka bėrė kėto mėkate (ndėr to edhe shirkun), por ėshtė penduar dhe ėshtė pėrmirėsuar (ka bėrė vepra tė mira), se do ta falė Allahu, madje tregohet se tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: “Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve Allahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai fal shumė.” (Furkan, 70)
   Kėto ajete tė sures “Furkan” shumė qartė bėjnė me dije se Allahu i Lartėsuar e fal shirkun, nėse njeriu pendohet para vdekjes.

2. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata qė patėn besuar, e pastaj u bėnė mohues (qafirė, jobesimtarė), e pėrsėri u bėnė besimtarė, dhe pėrsėri u bėnė mohues dhe e shtuan mohimin, Perėndia me tė vėrtetė, nuk do t’i falė ata dhe nuk do t’i shpjerė nė rrugė tė drejtė
8”. Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se gjėja me tė cilin njeriu do tė gjykohet Ditėn e Kiametit ėshtė se si ka vdekur; nėse vdes si besimtar, atėherė falet (edhe nėse njė pjesė tė jetės e ka kaluar nė kufėr dhe shirk). Nė anėn tjetėr, nėse gjatė jetės njė kohė ka qenė besimtar ose ka pasur faza tė ndryshme, njėherė besimtar njėherė qafir, atėherė gjėja nė tė cilėn do tė gjykohet ėshtė se si ka vdekur. Po qe se fundi i njeriut ėshtė kufri dhe shriku, atėherė atė nuk do ta ndihmojė besimi i mėhershėm.

   Ekzistojnė edhe hadithe tė shumta qė dėshmojnė se nėse njeriu bėn shirk, por para se tė vdesė kėrkon pendim, Allahu i Lartėsuar e fal. Ndėr kėto hadithe pėrzgjedhim:

1. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tregon nė njė hadith kudsi, se Allahu i Lartėsuar thotė: “Kush mė takon Mua duke mos mė bėrė shirk, por me mėkate sa toka, Unė do ta takoj me aq magfiret (falje) atė.
9”
2. “Allahu i Lartėsuar e pranon pendimin nga robi i Tij derisa tė mos arrijė gargaranė (momentin e vdekjes).
10”
3. “Allahu i Lartėsuar shtrin Dorėn e Tij gjatė natės qė ta falė mėkatarin e ditės dhe shtrin Dorėn e Tij gjatė ditės qė ta falė mėkatarin e natės, derisa tė lindė dielli nga perėndimi.
11”

   Kėto ishin disa nga hadithet tė cilat flasin pėr ēėshtjen. Ndėrsa sa i pėrket thėnies sė dijetarėve dhe komentuesve tė Kuranit, tė gjithė theksojnė kėtė qė pėrmendėm, se ajeti rreth mosfaljes sė shirkut ka tė bėjė me njeriun qė vdes pa u penduar nga ai shirk. Kėtė e theksojnė mufesirinė si Imam Taberiu, Ibėn Xhevzi, Ibėn Kethir, Shinkiti dhe shumė tė tjerė.
   Shejhul Islam Ibėn Tejmije thotė: “Rreth thėnies sė Allahut: “Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues!” (Zumer, 53). Kemi pėrmendur nė herėt nė njė vend tjetėr se ky ajet ka tė bėjė me tė penduarit. Ndėrsa dy ajetet e sures Nisa: “S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do
12”, nuk lejohet tė themi se kjo ka tė bėjė me tė penduarit, ashtu si thonė disa nga mutezilėt. Ēėshtja se tė penduarit nga shirku Allahu ia fal atė shirk ėshtė nė pėrputhje me citatet e Kuranit dhe me pajtueshmėrinė e muslimanėve.13”
   Gjithashtu, nė njė vend tjetėr Ibėn Tejmije thotė: “Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė: “S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do.
14” Allahu na bėri me dije se ēdo mėkat pėrveē shirkut ndėrlidhet me dėshirėn e Tij, por nuk lejohet qė ky ajet tė pėrgjithėsohet edhe ndaj tė penduarve. Tek i penduari nga mėkatet nuk ka dallim nė mes shirkut dhe mėkateve tė tjera, ashtu si thotė Allahu i Lartėsuar: “Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet Allahu i fal tė gjitha mėkatet.15 ” Nė kėtė ajet i pėrgjithėsoi tė gjitha mėkatet nė falje pėr ata qė pendohen.16”
   Kjo ishte ajo qė arritėm tė pėrmbledhim nė kėtė pėrgjigje, Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
30.5.2008

 


1Enam, ajeti 82.
2Llukman, 13.
3Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
4Ali Imran, 97.
5Shėnon Hakimi dhe e cilėson tė saktė.
6Furkan, 68-70.
7Furkan, 68-69.
8Nisa, 137.
9
Shėnon Muslimi.
10Shėnon Ahmedi dhe Tirmidhiu.
11Shėnon Muslimi.
12Nisa, 48 dhe e njėjta pėrsėritet nė ajetin 116.
13“Mexhmu Fetava”, vėll. 16, f. 18.
14Nisa, 48.
15Zumer, 53.
16
“Mexhmu Fetava”, vėll. 4, f. 484.

                                             www.klubikulturor.com