Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Jam njė djalė qė kam bėrė mėkate shumė

Pyetja:

Selam alejkum!
Mė ka ardhur shumė mirė kur e pashė kėtė faqe pėr tė bėrė pyetje, qė tė ndihmohen tė tjerėt. Unė jam njė djalė qė kam bėrė mėkate shumė dhe tė ndryshme dhe po tė t’i tregoja, do tė trishtoheshe hoxhė, gjynahe tė mėdha. Jam munduar t’i lė, disa i kam lėnė dhe disa i bėj ende. Ėshtė shumė keq, se e di se janė mėkate dhe i bėj dhe njerėzit mė njohin si musliman, nganjėherė u tregoj njerėzve pėr fenė islame. Jam lodhur, se nuk po mundem t’i lė gjynahet dhe do ta kisha vrarė veten, por e di se nuk bėn dhe disa gjėra i lė, keq shumė. Me kėto gjynahe mė shumė mė vjen turp tė dal para Zotit sesa ia kam frikėn dėnimit tė Tij. Dhe nė fund hoxhė, nuk di se ēka, vetėm se tė tjerėt tė bėjnė dua pėr mua, qė Allahu tė m’i falė mėkatet, se pėr veten time e kam problem.
Allahu ju shpėrbleftė!



Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i nderuar, thotė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: “Ēdo bir i Ademit ėshtė gabimtar, por mė i miri prej tyre ėshtė ai qė gabon dhe pendohet.” Pra, bėjnė gabime, por pendohen nga ato gabime. Gjithashtu, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem thotė: “Sikur tė mos gabonin njerėzit, do t’i shkatėrronte Allahu ata dhe do tė krijonte njerėz qė gabojnė dhe pendohen.”
Muhamedi salallahu alejhi ue selem na ka treguar se “me tė vėrtetė Allahu gėzohet kur robi i Tij pendohet”. Ajeti kuranor qė gjendet nė suren Zumer thotė: “Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues!” (Zumer 53)
Nė gjithė kėto argumente u pėrmend pendimi, po a thua vallė si bėhet ai dhe ēfarė kushtesh ka?
Pėr t’u penduar kėrkohen disa kushte nga ai qė pendohet, si :
1. tė largohet nga ai mėkat,
2. tė zotohet pėr tė mos u kthyer mė nė atė mėkat,
3. tė bėhet pishman pėr mėkatin e bėrė,
4. nėse mėkati i tij ėshtė i lidhur me ndonjė zullum tė bėrė ndaj njerėzve, atėherė obligohet t’ua kthejė atyre atė tė drejtė (nėse i ke marrė ndonjė gjė, ia kthen atė),
5. tė jetė pendimi para gargarės (para se tė shtrihet pėr vdekje).

Pėrmes luftimit qė i bėn robit tė Allahut subhanehu ue teala, shejtani shpesh e mund dhe e shtyn ta prishė pendimin e tij, por Allahu subhanehu ue teala e ka lejuar, madje jo vetėm qė e ka lejuar, por na ka udhėzuar qė sa herė qė robi i Tij e thyen pendimin, ta ripėrtėrijė atė.
Kurse fjala jote se tė vjen turp tė dalėsh para Allahut, por se nuk frikėsohesh nga dėnimi i Tij ėshtė fjalė jo e mirė, por ti duhet tė thuash se ke turp nga Ai dhe gjithashtu ke frikė nga dėnimi i Tij, sepse kjo ėshtė pjesė e besimit musliman.
Dhe sė fundi, e lus Allahun Fuqiplotė tė tė mundėsojė tė largohesh nga ato mėkate dhe tė bėhesh prej robėrve tė devotshėm tė Tij. Tė porosis tė veprosh vepra tė mira, se veprat e mira i fshijnė tė kėqijat, bazuar nė hadithin e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem: “Pasoji veprat e liga me ato tė mira, nė mėnyrė qė tė fshihen ato (tė ligat)Gjithashtu, tė kėshilloj qė tė zgjedhėsh njė shoqėri tė mirė dhe tė devotshme, nė mėnyrė qė tė tė lehtėsohet largimi nga mėkatet. Thotė i Dėrguari ynė salallahu alejhi ue selem nė njė hadith tė vėrtetė: “Shembulli i shokut tė mirė dhe atij tė keq ėshtė sikurse shoku qė punon me parfum ose i atij qė ėshtė farkėtar. Nga ai qė shet misk (parfum) ose do tė blesh misk, ose sė paku do tė gjesh erė tė mirė, kurse farkėtari ose do tė ta djegė trupin ose rrobėn tėnde, apo sė paku do tė gjesh erė tė keqe.” (Transmeton Ebu Musa el Eshariu, hadithi ėshtė i vėrtetė nė Sahihun e Buhariut)
Allahu e di mė sė miri.



Fatmir Raēi
7.9.2007

                                             www.klubikulturor.com