Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Djali im ėshtė tre vjeē e gjysmė, por nuk flet si fėmijėt e tjerė tė kėsaj moshe

Pyetja:

Kam njė pyetje nė lidhje me djalin tim. Ėshtė tre vjeē e gjysmė, por nuk flet si fėmijėt e tjerė tė kėsaj moshe. E kam pasur te mjeku. Mė kanė thėnė se ėshtė njė sėmundje psikike. Disa mė thonė qė ta ēoj te ndonjė hoxhė, qė t’i fryjė. Mund t’u them se gati prej njė viti jam i zemėruar nga kjo ēėshtje. Ju lutem pėr njė mendim tuajin, se ē’do tė ishte mė mirė tė bėja nė lidhje me kėtė gjė. Do tė ishte mirė njė pėrgjigje e shpejtė. Ju faleminderit!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Fillimisht ju kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, pasi arsyeja nuk ishte mosinteresimi ynė pėr problemin qė ju keni. Vėrtet e kemi parasysh problemin me tė cilin jeni duke u ballafaquar. Shpeshherė fėmija bėhet shkak qė prindėrit tė kalojnė momente presioni dhe preokupimi tė tepruar nė faza tė ndryshme tė jetės. Nėse ai ėshtė i sėmurė, momentet mė tė vėshtira pėr ata tė dy janė ato para identifikimit tė sėmundjes. I sheh prindėrit tė stresuar, tė mėrzitur, tė frikėsuar, tė hidhėruar si dhe sheh veprime tė tjera qė janė reflekse tė momenteve qė pėrjetojnė. Prandaj themi se momentet qė po pėrjetoni tani janė pothuajse normale dhe ashtu do ta ndiente veten secili prind qė gjendet nė situatėn tuaj.
   Ajo me ēka do t’ju kėshillonim nė kėtė rast ėshtė qė t’ju pėrkujtojmė se caktimi i Allahut ėshtė primar nė ēdo gjė. Ju duhet ta keni parasysh se tė gjithė jemi tė Allahut dhe asnjėri nga ne nuk ka mundėsi tė dalė jashtė dėshirės dhe vullnetit tė Tij. Ai kujt tė dojė, i dhuron fėmijė dhe kė do, e lė shterpė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i fal vetėm femra atij qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u fal ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm.” (Shura, 49-50)
   Prandaj, ju duhet ta keni parasysh se sėmundjet, fatkeqėsitė, vdekja, hidhėrimi, etj., janė pjesė e jetės ashtu sikurse gėzimi, lumturia, shėndeti, etj.. Nė jetėn tonė kemi diēka nga kjo dhe ajo. Ky ėshtė dallimi esencial i besimtarit nga jobesimtari, pasi besimtari tė gjitha kėto i pret dhe ėshtė i vetėdijshėm se janė me caktimin e Allahut, kurse jobesimtari gėzimin dhe lumturinė e pret duke pretenduar se janė gjėra qė i fitoi vetė e janė tė tijat dhe harron dhuruesin e tyre. Nė anėn tjetėr, fatkeqėsitė dhe vėshtirėsitė i pret duke i tejkaluar kufijtė dhe duke mos e pėrmbajtur veten dhe duke i akuzuar tė tjerėt se ata janė shkaktarė pėr ato qė pėrjeton ai.
   Ndėrsa besimtari dallon nga jobesimtari dhe nga ata qė e kanė besimin tė luhatshėm. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, me njė hadith ka thėnė: "Ėshtė e ēuditshme ēėshtja e besimtarit! Ēdo situatė pėr tė ėshtė nė dobi tė tij (nė tė mirė tė tij). Nė qoftė se i ndodh ndonjė e mirė, e falėnderon Allahu e Lartėsuar, pėr ēka do tė shpėrblehet. Nėse e godet ndonjė fatkeqėsi apo dėm, ai tregon durim e pėrmbahet dhe kjo i sjell shpėrblim nga Allahu i Lartėsuar.” (Shėnon Muslimi)
   Nė kėtė thėnie tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem tregohet qartė se besimtari me durimin e tij ėshtė nė gjendje tė rikthehet tek ngushėllimi i vetvetes pas ndodhjes sė fatkeqėsisė dhe ta rikthejė forcėn pėr t’u ballafaquar me jetėn me tė gjitha valėt e saj dhe pėr tė gjetur vetėbesimin dhe rehatinė shpirtėrore.
   Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata qė besuan dhe pėrmendėn Allahun, zemrat e tyre qetėsohen; dijeni se me pėrmendjen e Allahut zemrat stabilizohen." (Er Rrad, 28)
   Kjo ishte sa i pėrket pėrkujtimit. Nė lidhje me veprimet konkrete, se ēfarė tė ndėrmerrni, themi se, sė bashku me kontrollet qė ia bėni te mjeku, ėshtė e mundur ta dėrgoni edhe te ndonjė hoxhė qė bėn rukje me Kuran dhe Sunet dhe ai t’i kėndojė Kuran. Janė njė numėr i caktuar hoxhallarėsh tė cilėt bėjnė rukje, por tė keni kujdes tė mos e dėrgoni tek ata tė vetėquajtur “hoxhallarė”, tė cilėt mashtrojnė duke shkruar hajmali dhe u marrin para njerėzve.
   Nė fund, lus Allahun e Lartėsuar ta shėrojė fėmijėn tuaj dhe ta bėjė respektues sė pari ndaj Allahut tė Lartėsuar, pastaj edhe ndaj prindėrve tė tij. Amin!
 

Alaudin Abazi
21.12.2007

                                             www.klubikulturor.com