Ēmund tė
bėjmė nė kėtė kohė pėr tė qenė mė stabilė
Pyetja:
Selam
alejkum!
Allahu ju shpėrbleftė pėr mundin. Kohėt e fundit
shtėpinė tonė disi e kapi njė kob. Njė anėtar i familjes
u godit nga njė veturė, pastaj tjetri u desh tė
operohet, pastaj babai pati probleme kardiologjike. Prej
Allahut ėshtė dhe jemi tė kėnaqur me caktimin e Tij.
Na ka kapur pak njė frikė, prandaj a ka mundėsi tė na
tregoni se ēmund tė bėjmė nė kėtė kohė pėr tė qenė mė
stabilė?
Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut,
paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata
qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ēdo njeri nė jetė ka batica dhe zbatica, ballafaqohet me
probleme duke u preokupuar pėr zgjidhjen e tyre, ashtu
si pėrjeton lumturi e gėzime, tė cilat i kujton gjatė
jetės. Kėshtu ėshtė jeta dhe nuk ka mundėsi qė ajo tė
pėrjetohet vetėm nė njė formė dhe vetėm me njė ngjyrė.
Edhe njerėzit mė tė dashur tė Allahut, Pejgamberėt, kanė
pėrjetuar mundime dhe tortura. Kemi Pejgamberė qė janė
vrarė, janė burgosur, janė pėrzėnė nga shtėpitė e tyre,
janė sėmurė, janė tradhtuar etj. Po tė kishte meritė
dikush nga njerėzit qė tė ishte vetėm i lumtur, atėherė
kėtė meritė do ta kishin sė pari tė Dėrguarit e zgjedhur.
Prandaj ju kėshillojmė qė kėshtu ta kuptoni jetėn dhe se
pushimi, rehatia, lumturia e vėrtetė ėshtė ajo e
pėrhershmja, e pandėrprera, e cila nuk mund tė arrihet
nė kėtė botė, por nė botėn tjetėr.
Edhe natyra e njė familjeje ėshtė kėshtu. Nė tė do tė
ketė lumturi, gėzime e hare, por gjithashtu do tė ketė
hidhėrime, sėmundje, vdekje, etj..
Prandaj, ju kėshillojmė qė tė bėni durim, se me tė
vėrtetė fituesit janė ata qė tregojnė qetėsi dhe i
dorėzohen Allahut tė Lartėsuar dhe caktimit tė Tij, nė
Dorėn e tė Cilit ėshtė e mira dhe e keqja. Prandaj
kthehuni tek Ai dhe mbėshtetuni Atij. Pastaj mos
neglizhoni kryerjen e urdhrave dhe largimin nga ndalesat,
pasi kjo ėshtė forma mė e mirė e mbėshtetjes dhe e
afrimit ndaj Allahu tė Lartėsuar.
Gjithashtu prej gjėrave qė na ka informuar Allahu ėshtė
edhe ajo se pas vėshtirėsive do tė vijnė lehtėsimet dhe
muslimani duhet tė jetė optimist nė jetė dhe tė besojė
se pas vėshtirėsive do tė pasojnė lehtėsimet. Ashtu si
ka thėnė Allahu i Lartėsuar nė Kuranin Famėlartė Vėrtet
pas vėshtirėsisė vijnė lehtėsimet (Inshirah, 5)