Es-selamu
alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam dy pyetje:
1. Thotė Allahu nė Kuran nė suren En-Nisa, ajeti 140:
Juve u ėshtė shpallur nė librin (Kuranin), qė, kur tė
dėgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bėhet
tallje me tė, mos rrini me ata derisa tė mos hyjnė nė
bisedė tjetėr. Pėrndryshe, ju do tė jeni si ata. Allahu
do t'i tubojė tradhtarėt dhe jobesimtarėt qė tė gjithė
nė xhehenem.
Ne studentėt qė udhėtojmė me autobus shpesh po
sprovohemi me disa video-incizime humoristike, ku nė to
nė njėfarė mėnyre ose tjetrėn pėrqeshen besimtarėt ose
feja e Allahut xhel-le e a'la.
Neve qė ndodhemi nė autobus, edhe pse ndiejmė keqardhje,
na shkojnė sytė qė ti shikojmė, por nuk kemi mundėsi tė
largohemi nga autobusi. Unė zakonisht mundohem tė mos
udhėtoj me autobusė qė shfaqin kėsi lloj humori, por
pothuaj nuk ka mbetur autobus qė nuk shfaq gjėra tė
tilla. Allahu na ruajttė! Si tė veprojmė dhe a ekziston
rreziku qė tė hyjmė nė kėtė ajet kuranor?
2. Unė kam lexuar vetėm pyetje e pėrgjigje ne lidhje me
shkurtimin e namazit pėr udhėtarin, mirėpo ende nuk e
kam tė qartė se kur lejohet e kur jo, kur lejohet tė
bashkohet e kur lejohet tė falet dy nga dy.
Nėse keni mundėsi qė tė botoni njė shkrim nė lidhje me
kėtė ēėshtje si edhe me shembuj konkret.
Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.
Es-selamu alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Pėr sa i pėrket udhėtimit me autobusėt qė shfaqin
video-incizime tė cilat pėrqeshin Islamin dhe besimtarėt
ose lėshojnė muzikė dhe gjėra tė tilla, themi se nėse
ėshtė e mundur tė gjejmė mjete tė tjera udhėtimi dhe tė
mos hipim, por tu shmangemi atyre, atėherė veprojmė
kėshtu duke shpresuar shpėrblimin tek Allahu. Mirėpo
nėse kjo na shkakton probleme, vonesė apo ndonjė pengesė
tjetėr, atėherė udhėtojmė me kėta autobusė dhe inshallah
nuk kemi mėkat, pasi nė rrethanat dhe nė kohėn nė tė
cilėn jetojmė pothuajse ėshtė e pamundur t`u ikim tė
gjitha gjėrave tė kėtilla. Allahu e di mė sė miri!
2. Kurse sa i pėrket shkurtimit tė namazit pėr udhėtarin,
pastaj nė lidhje me dispozitat tė cilat kanė tė bėjnė me
udhėtimin apo kur besimtari konsiderohet udhėtar dhe
gjėra tė tjera, kemi nė plan tė shkruajmė, por i vetmi
problem ėshtė gjetja e kohės sė lirė, prandaj lusim
Allahun e Lartėsuar tė na japė begati nė kohė dhe tė
arrijmė ti trajtojmė sa mė shpejt ēėshtjet e
lartpėrmendura.