A lejohet
t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre?
Pyetja:
A lejohet
t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre?
Pėrgjigjja:
Tė gjithė dijetarėt janė unanimė se nuk lejohet t'ua
urojmė jobesimtarėve festat e tyre. Ibn Kajjimi nė
librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thėnė: "Tua urosh
jobesimtarėve ceremonitė e kufrit tė tyre ėshtė haram
dhe ky ėshtė mendimi unanim i dijetarėve (ixhma), si
p.sh tua urosh festat e tyre, agjėrimin e tyre, duke
thėnė: Urime pėr festėn. Edhe nėse ai i cili ua uron
festat atyre shpėton nga kufri, kjo ėshtė prej mėkateve
(harameve) tė mėdha dhe i ngjan urimit qė u bėn
jobesimtarėve pėr pėruljen qė bėjnė para kryqit."
Shkaku se pse ėshtė haram tua urojmė jobesimtarėve festat e tyre,
siē e ceku Ibn Kajjimi, ėshtė se urimi i festave tė tyre
nėnkupton pranimin e kufrit nė tė cilin gjenden ata dhe
se njeriu qė uron ėshtė i kėnaqur me gjendjen nė tė
cilėn gjenden ata, edhe pse ai nuk e dėshiron kėtė kufėr
(mosbesim) pėr veten e tij. Besimtarit i ndalohet qė tė
pajtohet me ceremonitė e kufrit apo tua urojė tė
tjerėve kėtė kufėr, sepse Allahu subhanehu ue teala nuk
ėshtė i kėnaqur me tė. Allahu subhanehu ue teala thotė:
"Nėse ju nuk besoni, Allahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju;
megjithatė, Ai nuk ėshtė i kėnaqur me mosbesimin e
robėrve tė Vet, e nėse jeni mirėnjohės ndaj Tij, Ai e
pėlqen atė pėr ju." (Ez-Zumer, 7) dhe thotė: "Sot
pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė
Time, zgjodha pėr ju Islamin fe." (El Maide, 3)
Nė qoftė se na thėrrasin tė marrim pjesė nė festimet e festave tė
tyre, ne nuk i pėrgjigjemi ftesės sepse ato nuk janė
festat tona; ato janė festa tė cilat nuk i pėlqen Allahu
subhanehu ue teala sepse ato festa ose janė tė shpikura
nė fetė e tyre, ose janė tė fesė sė tyre dhe me ardhjen
e Islamit, fesė sė tė Dėrguarit tė fundit pėr gjithė
njerėzimin, Muhamedit salallahu alejhi ue selem, janė
anuluar. Allahu subhanehu ue teala thotė nė lidhje me
fenė islame: "E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė
islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai nė
botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit." (Ali Imran
85), kėshtu qė muslimani e ka haram ti pėrgjigjet
ftesės sė tyre, pasi pėrgjigjja e ftesės ėshtė haram mė
i madh sesa tua urojė festėn atyre, sepse nė kėtė rast
po bėhet pjesėmarrės nė kėtė manifestim.
Gjithashtu ėshtė haram qė muslimani t'i pėrngjajė qafirėve duke
pėrgatitur manifestime pėr kėto festa, duke shkėmbyer
dhurata me njėri-tjetrin apo duke shpėrndarė ėmbėlsira
etj.. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
"Ai i cili i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.
(Ebu Davudi)
Ai qė bėn njėrėn prej kėtyre gjėrave ka bėrė haram tė
madh, pa marrė parasysh se a e ka bėrė pėr sy e faqe,
prej turpit apo pėr ēėshtje tė tjera.
(Mexhmu Fetava we Resail Esh-shejh Ibn Uthejmin 3/369)