Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A duhet tė mbahet zi?

Pyetja:

Selam alejkum e nderuara redaksi! Pyetja ime ka tė bėjė me njė traditė qė ėshtė e pranishme te ne muslimanėt, e ajo ėshtė mbajtja zi pėr tė vdekurin. Do tė doja shumė tė dija rreth kėsaj ēėshtjeje. A duhet tė mbahet zi? Nėse po, atėherė sa ditė/muaj duhet tė praktikohet kjo?
Pastaj, mbajtja zi a nėnkupton se nė shtėpi nuk duhet tė ketė atmosferė festive edhe gjatė festave tona si Ramazani e Bajrami, ku shumica e atyre qė mbajnė zi nuk gatuajnė ėmbėlsira me rastin e kėtyre festave
, sepse konsiderojnė se kjo gjė nuk ėshtė e pėlqyeshme. Allahu xh.sh. ju shpėrbleftė pėr mundin!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
S’ka dyshim se lidhja bashkėshortore ėshtė njė ndėr lidhjet mė tė fuqishme dhe njėkohėsisht mė tė rėndėsishme pėr jetėn e individit dhe tė shoqėrisė. Gruaja ka obligim tė mbajė zi pėr bashkėshortin qė i ka vdekur. Pėr kėtė arsye, Islami e urdhėron femrėn qė tė mbajė zi nė shenjė respekti e nderimi pėr kėtė lidhje dhe pėr kujtimin e shokut tė saj tė jetės dhe njėkohėsisht pėr tė shprehur dhimbjen e shkaktuar nga humbja e tij. Afati i pritjes ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, duke u bazuar nė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vete, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė.” (Bekare, 234). Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Gruas nuk i lejohet tė mbajė zi mė tepėr se tri ditė pėr ndonjė tė vdekur, pėrveēse pėr tė shoqin, pėr tė cilin duhet tė mbajė zi katėr muaj e dhjetė ditė." (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Ndėrsa pėr gratė shtatzėnė, afati i mbajtjes sė zisė mbaron pas lindjes sė fėmijės, pasi ato janė tė veēuara
nga ky ajet kuranor: “Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin.” (Talak, 4)
Ndėrkaq obligimet e gruas sė cilės i ka vdekur burri janė kėto:
-Nuk duhet tė dalė nga shtėpia ku banonte nė kohėn kur i ka vdekur i shoqi, derisa tė plotėsohet afati i pritjes. Pra, ajo nuk duhet tė dalė nga shtėpia, veēse nė rast nevoje: p.sh. pėr tė shkuar nė ambulancė apo pėr tė blerė ushqime, nėse nuk ka kush t’ia kryejė kėtė gjė.
-Duhet tė veshė rroba tė thjeshta, pa zbukurime. Nuk ka rėndėsi se ē’ngjyrė janė kėto rroba, kryesorja ėshtė qė tė mos jenė tė zbukuruara, sepse kėshtu ka urdhėruar i Dėrguari, paqja qoftė mbi tė.
-Nuk duhet tė pėrdorė asnjė erė tė mirė.
-Nuk duhet t’i lyejė sytė apo tė zbukurojė fytyrėn.
-Nuk duhet tė vendosė zbukurime prej ari, argjendi apo diamanti, pa marrė parasysh nėse janė varėse, byzylykė, unaza etj..
Tė gjitha zakonet e tjera tė pėrhapura te shumė njerėz (si p.sh. gruaja gjatė zisė nuk duhet tė flasė me askėnd, nuk duhet tė
lahet mė tepėr se njė herė nė javė, nuk duhet tė ecė kėmbėzbathur nė shtėpi e tė ngjashme me kėto) nuk kanė asnjė bazė nė Islam. Asaj i lejohet t’i bėjė tė gjitha gjėrat e mėsipėrme, pasi nuk ka asnjė argument qė t’i ndalojė ato. Gjithashtu edhe ato gjėra qė i theksuat ju nė pyetje, si mosgatimi i ėmbėlsirave gjatė festave nė Ramazan e Bajram, nuk kanė ndonjė bazė nė Islam. Allahu di mė sė miri!

Almedin Ejupi
2.11.2007

                                             www.klubikulturor.com