Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Para tri vitesh ose mė shumė kam qenė i sėmurė nga njė
sėmundje lėkure. Nė atė kohė isha namazli, mirėpo nuk
kisha njohuritė e duhura fetare. Meqenėse pėr shkak tė
asaj sėmundjeje nuk e kam pasur tė lejuar tė prekja ujin
me lėkurė, nuk kam falur namaz. Mė vonė kam mėsuar pėr
tejemumin si dhe njohuri tė tjera fetare, mirėpo kjo
ēėshtje nuk mė ėshtė kujtuar deri tani. Kur dikush mė
pėrmendi kohėn kur isha i sėmurė nga ajo sėmundje, mu
kujtua ah, namazi, nuk e kam falur gjatė asaj kohe.
Sėmundja mė ka zgjatur njė javė ose dy javė, nuk jam i
sigurt. Pyetja ime ėshtė: A duhet tani ta kompensoj kėtė
namaz?
Tashmė jam penduar pėr kėtė vepėr.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut,
paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata
qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sė pari, e falėnderojmė Allahun Fuqiplotė qė ju ka
shėruar nga ajo sėmundje dhe e lusim Atė qė tė mos ju
kthehet prapė ajo sprovė.
Sa i pėrket pyetjes qė ka tė bėjė me kompensimin (kazanė)
e namazit tė kaluar, se a duhet tė kompensohet apo jo,
themi se kjo ēėshtje ndahet nė dy pjesė, pra, se a ka
dijeni njeriu se sa namaze i kanė kaluar, apo jo.
Sa i pėrket kompensimit tė namazeve tė kaluara pėr tė
cilat njeriu nuk ka njohuri se sa i kanė kaluar,
dijetarėt ndahen nė dy mendime. Disa thonė se duhen
kompensuar tė gjitha e disa thonė se mjafton pendimi dhe
qė njeriu tė kujdeset pėr namazet pas pendimit. Kurse
pėr ato namaze qė njeriu e di se sa i kanė kaluar, nuk
njihet asnjė nga dijetarėt qė nuk porosit pėr
kompensimin e tyre, pėrpos nėse ky njeri ka dalė nga
feja (ėshtė bėrė murted). Kėshtu qė edhe ju duhet ti
kompensoni ato namaze tė kaluara, pasi keni njohuri se
sa ju kanė kaluar. Allahu e di mė sė miri.