Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Fjala “su’u” nė Kuran

Shpeshherė hasim nė Kuran disa fjalė qė pėrsėriten shumė, mirėpo nėse meditojmė rreth tyre shohim se ajo nė esencė ėshtė njė, mirėpo kuptimi i saj ndryshon nga kontesti i ajetit. Nė kėtė temė do tė zgjedhim fjalėn su’u, seu’u...

Fjala “su’u” ka kuptime tė ndryshme… Nėse shikojmė fjalorėt e gjuhės arabe, aty e gjejmė kėtė fjalė me kuptimin i/e keqe, i/e urryer, etj., si p.sh., njeri i keq ose grua e keqe.
Nė Kuranin Famėlartė thuhet: “Shembull i keq ėshtė populli qė i pėrgėnjeshtroi faktet Tona dhe e dėmtoi vetveten.” (El-A’raf, 177)

Fjala es-su’u ka kuptimin ashpėrsi, forcė. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Pėrkujtoni edhe kur ju shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė idhėt...” (El-Bekare, 49)

Fjala es-su’u ka kuptimin varrė, plagė qė godet kafshėn. Allahu i Madhėruar duke treguar pėr tė Dėrguarin e Tij, Salihun, qė u sprovua me popullin e vet, tha: “O populli im, kjo ėshtė deveja e Allahut, pėr ju ėshtė njė argument. Lėreni pra, tė ushqehet nė tokėn e Allahut e mos e prekni me ndonjė tė keqe e t’ju godasė menjėherė dėnimi!” (Hud, 64)

Fjala es-su’u ka kuptimin e metė, e ligė. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Dhe, fute dorėn tėnde nė sqetullėn tėnde e do ta nxjerrėsh atė tė bardhė pa asnjė tė metė. Kjo ėshtė njė mrekulli tjetėr.” (Ta Ha, 22)

Fjala es-su’u ka kuptimin sherr, keq. Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuranin e Tij Famėlartė: “Ne nuk ishim qė bėmė ndonjė tė keqe!” (En-Nahl, 28)

Fjala es-su’u ka kuptimin ofendim, fjalė e ndyrė, e keqe. Thotė Allahu i Madhėruar: “Allahu nuk do publikimin e shprehjeve tė kėqija pėrveē (publikimit) tė atij qė i ėshtė bėrė padrejtė. Allahu ėshtė dėgjues, i dijshėm.” (En-Nisa, 148)

Fjala es-su’u ka kuptimin mėkat. Thotė Allahu i Madhėruar: “Pendim i pranueshėm te Allahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė mėkat me mosdije dhe shpejt pendohen; tė tillėve Allahu iu pranon pendimin...” (En-Nisa, 17)

Fjala es-su’u ka kuptimin dėm, zarar. Thotė Allahu i Lartėsuar: “A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar dėmin, ndėrsa ju ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni...” (En-Neml, 62)

Fjala es-su’u ka kuptimin vrasje, humbje. Thotė Allahu i Madhėruar: “Dhe atė pa i gjetur kurrfarė e keqe fituan begati e mirėsi tė mėdha nga Allahu dhe e arritėn kėnaqėsinė e Tij, Allahu ėshtė dhurues i madh.” (Ali Imran, 174)
Kėshtu sipas mendimit tė disa komentuesve tė Kuranit.

Fjala es-su’u ka kuptimin i keq. Pėr ata tė cilėt e thyejnė besėn e dhėnė Allahut pasi u patėn zotuar, pėr ata tė cilėt e kėpusin atė pėr tė cilėn Allahu ka urdhėruar tė jetė e pakėputur dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, Allahu thotė: “...ata janė tė mallkuar dhe ata kanė pėrfundim tė keq.” (Er-Ra’ad, 25)

Fjala es-sev’i shkruhet si ajo mė parė nė gjuhėn arabe, mirėpo lexohet ndryshe dhe ka kuptimin pa moral ose amoralitet. Kėtė e vėrejmė nė ajetin e sures Merjem, ku Allahu i Madhėruar i drejtohet Merjemes duke i thėnė: “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!” (Merjem, 28)

Nė asnjė mėnyrė nuk lejohet tė lexohet me “u” (es-su’u) sikurse nė rastet e tjera, gjithashtu as nė ajetin tjetėr, ku thuhet: “Por ju menduat se i Dėrguari dhe besimtarėt kurrė nuk do tė kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) nė zemrat tuaja u duket e mirė dhe patėt mendim tė keq...” (El-Fet’h, 12)

Kėto ishin disa nga kuptimet e fjalės es-su’u kur lexohet me “u” dhe me “e”, tė cilat nė esencė tregojnė pėr vepėr ose fjalė tė keqe, mirėpo konteksti i ajetit ėshtė ai i cili i klasifikon llojet e sė keqes. Kjo na ndihmon dhe na stimulon tė meditojmė rreth Kuranit Fisnik, rreth ajeteve dhe sureve qė gjenden nė tė.
E lusim Allahun Fuqiplotė qė tė na lehtėsojė kuptimin dhe meditimin e Kuranit Famėlartė!


Eroll Rexhepi
8.8.2008

                                          www.klubikulturor.com