Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Vlera e pėrmendjes sė Allahut

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Prej veprave mė tė mira me tė cilat njeriu mund t’i afrohet Allahut tė Lartėsuar ėshtė dhikri, pėrmendja e Allahut. Allahu i Madhėruar i ka pėrmendur nė Kuran ata tė cilėt e pėrmendin Atė nė mėnyrėn mė tė bukur: “Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt. Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur, kur janė tė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė tokės (duke thėnė): Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit!” (Ali Imran 190-191)

Kurse nė ajetin tjetėr tregoi vlerėn e dhikrit dhe tregon se me pėrkujtimin e Allahut tė Madhėruar qetėsohen zemrat e besimtarėve: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun (dhikėr) zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Er-Ra’d 28)

I ka shpėrblyer ata tė cilėt e pėrmendin Allahun duke i kujtuar edhe Allahu ata dhe nuk ka shpėrblim mė tė madh sesa tė tė kujtojė Allahu i Lartėsuar: “Pra ju mė kujtoni Mua, Unė ju kujtoj juve.” (El Bekare 152)

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė se Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Unė jam afėr robit Tim kur tė mendojė pėr Mua dhe Unė jam me tė kur tė mė pėrkujtojė Mua. Nėse mė pėrkujton mua nė vetvete, do ta pėrkujtoj atė nė vetveten Time. Nėse mė pėrkujton Mua nė grup, do ta pėrkujtoj atė nė njė grup mė tė mirė sesa ata.” (Buhariu 4/7405 dhe Muslimi 4/2061)

Ibn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Sikur tė mos kish pasur asnjė hadith qė flet pėr vlerėn e dhikrit pėrveē kėtij hadithi, do tė kishte mjaftuar.” (El Vabil Es-sajib minl kelim et-tajib f.71)

Lexoni kėtė hadith ku flitet pėr vlerėn e dhikrit. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “A dėshironi t’ju tregoj pėr njė vepėr qė ėshtė mė e dashur dhe mė e lavdėruar tek Krijuesi i juaj dhe do e ngrejė mė shumė shkallėn tuaj? Ėshtė mė e mirė pėr ju sesa tė jepni lėmoshė ari dhe argjend, ėshtė mė e mirė pėr ju sesa tė takoheni me armikun dhe t’ia hiqni kokat atyre apo t’ju heqin kokat juve?” Tė pranishmit thanė: “Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Dhikri (pėrmendja) e Allahut azze ue xhel.” (Tirmidhiu 5/459)

Ibn Tejmija, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Dhikri pėr zemrėn ėshtė sikurse uji pėr peshkun. Si do tė jetė gjendja e peshkut sikur tė mos ketė ujė?” (Elvabil Es-Sajib minel kelam et-tajib f. 71)

Allahu i Madhėruar i ka urdhėruar robėrit e Tij qė ta pėrmendin Allahun e Madhėruar duke thėnė: “O ju qė besuat, pėrkujtoni Allahun sa mė shpesh. Dhe madhėrojeni Atė mėngjes e mbrėmje.” (El Ah’zab 40-41)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem na ka treguar tė gjitha llojet e pėrmendjes sė Allahut tė Madhėruar, si: dhikri i mėngjesit, i mbrėmjes, i fjetjes, i zgjimit, kur tė hysh nė shtėpi, kur tė dalėsh nga shtėpia, kur tė hash e kur tė pish dhe shumė dhikre tė tjera. Nėse besimtari u pėrmbahet, do tė jetė prej atyre qė e pėrmendin shumė Allahun e Madhėruar dhe po ashtu do tė jetė i siguruar nga cilėsitė e munafikėve, pėr tė cilėt Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Munafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė Allahun (duke u paraqitur rrejshėm si besimtarė), por Allahu mbizotėron dinakėritė e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm sa pėr t’u dukur te njerėzit dhe fare pak e pėrmendin Allahun.” (En-Nisa 142)

E lusim Allahun e Madhėruar qė tė na bėjė prej atyre qė e pėrkujtojnė shumė Atė dhe na ruajttė nga hipokritėt!

 

Pėrktheu: Eroll Nesim
28.6.2009

                                         www.klubikulturor.com