Udhėtimi i
gruas pa mahrem
(mashkull i moshės madhore me tė cilin e ka tė ndaluar
tė martohet pėrgjithmonė)
Falėnderimet dhe
lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu.
Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamedin
salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi
shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Shumė njerėz lėshojnė pe duke i lejuar vajzat dhe
gratė e tyre tė udhėtojnė nė ndonjė udhėtim pa
mahrem. Mė shumė pikėllohemi pėr disa gra dhe
burra tė cilėt i pėrmbahen fesė, por janė tė
pakujdesshėm nė kėtė ēėshtje. Disa vėllezėr
muslimanė udhėtojnė pėr punė nė ndonjė shtet arab
(apo shtete tė tjera) dhe pasi kanė bėrė nikah me
ndonjė vajzė muslimane, ajo udhėton vetėm pa
mahrem pėr tu bashkuar me burrin e saj! Dhe po
ashtu kur dėshiron tė lindė, i duhet prapė tė
udhėtojė e vetme. La haule ue la kuvete ila bilah!
Kėta persona janė duke pasuar disa dijetarė duke
mos pasur argument pėr kėtė apo disa tė tjerė janė
duke pasuar epshet e tyre ose nga ndonjė arsye e
tyre e devijuar.
Nuk ka dyshim se kjo ēėshtje ėshtė shumė e
rrezikshme. Gruaja ėshtė qendėr e vėmendjes sė
epshit tė meshkujve dhe ėshtė e dobėt pėr ta
mbrojtur veten e saj pėr shkak tė dobėsisė dhe
mangėsisė sė saj dhe nė kėtė rast nuk ka xhelozi
mahremi i saj pėr tė. Po ashtu, udhėtimi pa mahrem
do tia imponojė asaj tė vetmohet me burra dhe tė
flasė me ta dhe ka mundėsi qė tė anojė nga ajo
dikush me zemėr tė prishur, i cili ka mundėsi tė
ketė aftėsi ta mashtrojė femrėn apo ka mundėsi qė
edhe ajo tė goditet nga sėmundja e epshit ndaj
dikujt tjetėr. Edhe nėse tė gjitha kėtyre gjėrave
mund tu shpėtojė gruaja, nuk do tė ketė mundėsi
tu shpėtojė thashethemeve nėse udhėton pa mahrem,
i cili ėshtė pėrcjellės i saj.
Transmeton Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se e ka dėgjuar Pejgamberin
salallahu alejhi ue selem duke thėnė: Mos tė
vetmohet njė burrė me njė grua vetėm nėse ajo
ėshtė me mahrem dhe mos tė udhėtojė njė grua
pėrveēse me mahrem. Buhariu, Feth el Bari
3006 dhe Muslimi.
Dijetarėt kanė vendosur pesė kushte qė duhet ti
plotėsojė mahremi:
1. tė jetė mashkull
2. musliman
3. moshėrritur (nė moshė madhore)
4. i menēur dhe
5. ta ketė haram martesėn me tė pėrgjithmonė, si
pėr shembull babai, vėllai, xhaxhai, daja, vjehrri
(babai i burrit), vėllai nga qumėshti etj., dhe jo
ta ketė tė ndaluar martesėn pėrkohėsisht, si pėr
shembull burri i motrės, burri i hallės, burri i
tezes etj.).