Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Trashėgimia e femrės nė Islam

Prej akuzave tė cilat i atribuohen Islamit ėshtė edhe ēėshtja e pabarazisė sė femrės me mashkullin nė ēėshtjen e trashėgimisė, duke thėnė se Islami i ka dhėnė mashkullit hise sa pėr dy femra. Ata deklarojnė duke thėnė se edhe pse kjo mund tė justifikohet nė tė kaluarėn, ngase puna e saj kryesisht ka qenė brenda shtėpisė, sot ajo konsiderohet partner i mashkullit nė tė gjitha veprimtaritė dhe ėshtė e barabartė me tė nė tė gjitha shpenzimet. Pėrse Islami ka bėrė njė ndarje tė tillė ndėrmjet tyre?!

Fillimisht, para se tė zgjerohemi nė dhėnien e pėrgjigjes pėr kėtė ēėshtje, le tė shohim shkurtimisht sistemin e trashėgimisė te disa qytetėrime tė lashta. Nė shumicėn e shoqėrive tė hershme, e drejta pėr tė trashėguar pasurinė e tė vdekurit shpesh i ėshtė dhėnė djalit mė tė madh apo meshkujve tė afėrm tė familjes. Femrave tė farefisit u ėshtė dhėnė mė pak e drejtė pėr tė trashėguar, madje nė shumicėn e rasteve e drejta e tyre ėshtė mohuar.

Tek persianėt burri i linte trashėgimi gruas mė tė dashur pėr tė, kurse tė tjerat i privonte ashtu siē e privonte nga trashėgimia nėnėn, motrėn dhe vajzėn. Ndėrsa ēifutėt konsideronin se trashėgimtari i vetėm i babait ėshtė djali mashkull. Arabėt e kohės sė injorancės mendonin se gruaja nuk meriton asgjė nga tė afėrmit e saj. Edhe nė qytetėrimet mė moderne, Ligji Anglez nuk i ka dhėnė tė drejtė grave pėr tė zotėruar pasuritė e tyre deri mė 1880. Dekreti i pasurisė sė gruas sė martuar ėshtė aprovuar nga parlamenti nė Mbretėrinė e Bashkuar vetėm nė vitin 1882, pėr tė shfuqizuar ligjin e mėparshėm, i cili pėrcaktonte se gruaja e martuar nuk mund tė zotėrojė asnjė pasuri veēmas burrit tė saj. E njėjta situatė po ndodhte edhe nė Francė, ku kjo e drejtė ėshtė njohur vetėm nė vitin 1930. Kjo do tė thotė se si shoqėritė e lashta e administronin ēėshtjen e trashėgimisė, ku trajtimi ishte nė favor tė burrave, ndėrkohė qė gratė trajtoheshin si krijesa tė dorės sė dytė

Islami i ka dhėnė tė drejta secilit, mashkullit dhe femrės nė tė gjitha sferat e jetės, veēanėrisht nė aspektin e pasurisė dhe ndarjes sė trashėgimisė. Karakteristikė e veēantė e Islamit ėshtė se ai ėshtė i qartė, aktual dhe gjithmonė pajtohet me natyrshmėrinė dhe asnjėherė nuk vjen nė kundėrshtim me tė. Sistemi islam i trashėgimisė para sė gjithash ėshtė sistem i matur dhe shumė i drejtė. Ka sqaruar kush janė trashėgimtarėt e ligjshėm, dhe u ka dhėnė pozitėn qė u takon, varėsisht afėrsisė sė pasardhėsve dhe pozitės sė tyre shoqėrore nė jetė. Islami barazon ndėrmjet mashkullit dhe femrės aty ku barazia ėshtė e logjikshme dhe e natyrshme dhe bėn dallimin mes tyre aty ku dallimi ėshtė i natyrshėm dhe i arsyeshėm. Prej sferave mė tė rėndėsishme ku bėhet dallim ndėrmjet tyre ėshtė nė ndarjen e trashėgimisė. Allahu i Lartėsuar, nė kėtė kontekst thotė: “Allahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimisė) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra.”1
Nėse thellohemi nė ajetin fisnik vėrejmė se Allahu ka urdhėruar pėr ēėshtjen e trashėgimisė fėmijėt, pastaj ka sqaruar se mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave. “Allahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimisė) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra” Nė origjinė, urdhėri ėshtė pėr fėmijėt, ndėrsa pėr mashkullin hise sa pėr dy femra ėshtė rast prej njėzet e katėr rasteve tė trashėgimisė dhe se kjo ndarje nuk zbatohet nė tė gjitha rastet e trashėgimisė.

Le tė sjellim vetėm tre shembuj prej shembujve ku femra ėshtė e barabartė me mashkullin, ndėrsa shembuj ka edhe mė shumė se kėto qė do t’i pėrmendim:

a) Nėse i vdekuri ka lėnė fėmijėt, babanė dhe nėnėn. Prindėrit, respektivisht babai dhe nėna, marrin 1/6 e pasurisė pa dallim ndėrmjet burrėrisė sė babait dhe feminitetit tė nėnės, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar:
“...pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri), nėse ka fėmijė.”2

b) Nėse i vdekuri ka lėnė vėllanė dhe motrėn nga nėna dhe kėta tė dy nuk ka kush i pengon nga trashėgimia, atėherė secili prej tyre merr 1/6, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “...po ka njė vėlla ose njė motėr (nga nėna), atėherė secilit prej tyre u takon njė e gjashta.”3

c) Nėse i vdekuri ka lėnė dy e mė tepėr vėllezėr nga nėna dhe dy e mė tepėr motra nga nėna, atėherė vėllezėrit bashkėrisht trashėgojnė 1/3, ndėrsa motrat trashėgojnė 1/3. Pra, pa dallim mashkull ose femėr duke u mbėshtetur nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “e nė qoftė se se janė mė shumė (se njė vėlla ose se njė motėr) ata janė pjesėmarrės tė barabartė nė tė tretėn (e tėrė pasurisė).”4

Le tė sjellim dy shembuj kur femra merr shumėfish mė tepėr se mashkulli, kurse shembuj kemi edhe mė shumė se kėto:

1) Nėse gruaja e vdekur ka lėnė bashkėshortin dhe njė vajzė. Nė kėtė rast vajza e sė vdekurės trashėgon gjysmėn e pasurisė kurse babai i saj, respektivisht bashkėshorti i sė vdekurės, trashėgon njė tė katėrtėn. Prandaj, nė kėtė rast femra trashėgon dyfishin e asaj qė trashėgon mashkulli.

2) Nėse i vdekuri ka lėnė bashkėshorten, dy vajza dhe njė vėlla tė tij. Nė kėtė rast bashkėshortja merr tė tetėn e pasurisė, vajzat dy tė tretat, ndėrsa ajo qė mbetet i takon xhaxhait tė vajzave, respektivisht vėllait tė tė vdekurit. Kėsisoj, secilės prej tyre u takon mė shumė sesa i takon xhaxhait. D.m.th. secilės i takon kuota 8/24, ndėrsa xhaxhait 5/24.

Ndarja e trashėgimisė nė ligjin islam nuk bėhet pėr shkak tė burrėrisė apo feminitetit, por pėr shkak tė detyrave qė bėn secili. Gjithashtu, merret nė konsideratė edhe nevoja e trashėgimtarit, lloji i lidhjes ndėrmjet tij dhe pasardhėsve. Pra, ēėshtja absolutisht ėshtė ekonomike. Kemi vėrejtur se ka raste kur femra trashėgon njėjtė si mashkulli, ndėrsa ekzistojnė raste tė tjera kur ajo trashėgon mė tepėr se mashkulli.

Situatat nė tė cilat ligji islam i ka dhėnė mė tepėr mashkullit sesa femrės nuk janė ėshtė thjesht pa dobi, por pėr shkak tė pozitės sė tij pėr sa i pėrket shpenzimit familjar. I zoti i shtėpisė merr pėrsipėr mbikėqyrjen dhe shpenzimin pėr familjen e tij. Nėse ėshtė i pamartuar, me rastin e martesės jep mehrin (paja e nusėrisė), siguron vendbanimin, orenditė etj. Atij i obligohet mbikėqyrja materiale ndaj bashkėshortes dhe fėmijėve. Pėr tė gjitha kėto gjykata e obligon burrin dhe jo femrėn. Nėse llogarisim atė qė merr burri me sistemin llogaritės pas shpenzimeve, do tė na bėhet e qartė se ai ėshtė i barabartė me atė qė merr gruaja apo ndoshta edhe mė pak.
Sistemi bashkėkohor, mė saktėsisht ai amerikan, bėn ndarjen e trashėgimisė sipas marrėveshjes sė arritur ndėrmjet bashkėshortėve para vdekjes. S’ka dyshim se nė kėtė sistem ka padrejtėsi, ngase ai nuk i merr parasysh detyrat individuale pėr tė dy gjinitė.

Mund tė privohet dikush qė ėshtė mė parėsor nė trashėgimi ose nuk mund tė ketė fare marrėveshje ndėrmjet dy partnerėve.
Ndėrsa kush thotė se pozita e femrės ka ndryshuar pasi ajo nė tė kaluarėn ka qenė amvise e sot ėshtė nėpunėse, themi se ēfarėdo tė jetė pozita e saj ajo nuk obligohet pėr mbikėqyrjen materiale ndaj fėmijėve e as ndaj bashkėshortit. S
ipas ligjit islam:

a) Pėr njė femėr tė pamartuar, sigurimi i jetesės duhet tė sigurohet nga babai i saj. Nė mungesė tė babait, meshkujt e afėrm, duke pėrfshirė vėllezėrit, gjyshin dhe xhaxhallarėt, janė pėrgjegjės pėr furnizimin e mbajtjes sė saj.
b) Furnizimi pėr mbajtjen e njė gruaje tė martuar ėshtė pėrgjegjėsi e plotė vetėm e burrit tė saj; burrit i kėrkohet tė paguajė mehrin pėr gruan e tij sipas martesės: “Dhe jepuni me gjithė zemėr grave tuaja dhuratėn e kurorėzimit.”
5

Ky mehėr zotėrohet i gjithi nga vetė gruaja dhe burri nuk ka asnjė tė drejtė t’ia marrė atė, edhe nėse divorcohen: “Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni grua, duke e lėshuar njėrėn pėr tė marrė njė tjetėr, asaj qė i keni dhėnė pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjė. A do ta merrnit atė padrejtėsisht, duke bėrė gjynah tė qartė?! Si do t’ia merrnit atė dhuratė, kur ju i jeni dhėnė njėri-tjetrit dhe kur ato kanė marrė nga ju besė tė fortė?”6

c) Gruaja nuk ka asnjė obligim financiar, ēfarėdo qė ajo fiton apo trashėgon ėshtė vetėm pasuri e saj personale. Ajo ėshtė e lirė ta shpenzojė pasurinė e saj nė mėnyrėn qė ajo dėshiron dhe burri nuk ka tė drejtė t’ia marrė, vetėm nėse ajo e dėshiron kėtė. S’ka dyshim se kėsisoj ruhet nderi dhe respektohet liria e saj. Islami e ka caktuar pėrgjegjėsinė e saj pėr shpenzim prej lindjes e deri nė vdekjen e saj.

Sikur tė imagjinonim se Islami e ka obliguar femrėn me shpenzim ndaj shtėpisė, me kėtė rezulton se e obligon tė dalė dhe tė fitojė, gjė e cila e fut familjen nė konfliktet nė tė cilat ka rėnė shoqėria perėndimore, mirėpo Islami deshi ta respektojė femrėn duke ia siguruar furnizimin nė mėnyrė qė tė jetė e qetė si dhe tė jetė e pėrsosur nė edukimin e brezave dhe kujdesin ndaj shtėpisė. Nė tė njėjtėn kohė i ka siguruar lirinė ekonomike kur i hapi asaj mundėsinė e punės dhe kjo vullnetarisht pėr tė, ndėrsa burrin e detyroi. Nėse femra fiton pasuri ajo ėshtė ekskluzivisht e saj dhe nuk i takon askujt t’ia marrė pėrveēse me dėshirėn e saj.

Trashėgimia ėshtė ēėshtje e llogarisė e jo ēėshtje ndjenjash e pretendimesh. Femra merr njė tė tretėn qė tė shpenzojė vetėm pėr veten e saj, kurse mashkulli dy tė tretat qė tė shpenzojė fillimisht pėr bashkėshorten (grua), pastaj pėr familjen dhe fėmijėt e tij. Pra, kush merr mė tepėr me logjikėn e llogaritjes dhe logjikėn e numrave? Ekzistojnė edhe raste tė pazakonshme pėr mashkullin, i cili tėrė pasurinė e shpenzon pėr veten, nėse nuk martohet dhe nuk krijon familje, mirėpo ato janė raste tė rralla. Kjo sa i pėrket ēėshtjes sė pasurisė sė trashėguar pa u lodhur. Ndarje e drejtė nga ana e Allahut tė Lartėsuar i Cili u jep “secilit sipas nevojės”, kurse peshorja e nevojės kėtu nėnkupton detyrimet e obliguara tė secilit prej tyre. Ndėrsa sa i pėrket pasurisė sė fituar me tė gjitha format e saj si shpėrblimi pėr punėn, fitimin nė tregti, nuk ka dallim ndėrmjet mashkullit dhe femrės ngase kėtu peshohet me peshore tjetėr e ajo ėshtė barazia ndėrmjet angazhimit dhe shpėrblimit.

Gjysma e asaj qė merr mashkulli mė tepėr se femra nė disa raste ėshtė thelbi i drejtėsisė ngase pasuria e mashkullit do tė pakėsohet pėrmes mehrit dhe shpenzimeve familjare, ndėrsa pasuria e saj do tė rritet me mehr dhe investim nėse ajo investon.

Shumica e vendeve skandinave akoma vazhdojnė tė bėjnė dallim nė trashėgimi ndėrmjet mashkullit dhe femrės. Mashkullit i japin mė tepėr sesa femrės, pėrkundėr barazisė sė tyre nė obligime dhe pėrgjegjėsi materiale.

Femra nė Islam tė drejtėn trashėgimore e meritoi pa kryengritje dhe pa konferenca pėrderisa femrat nė botė kėtė e arritėn si rezultat i grevave dhe konferencave tė shumta.

Shembull: Nė njė kompani drejtori merr 1000 Euro, zėvendėsdrejtori 800. Drejtori ėshtė mashkull, ndėrsa zėvendėsdrejtori femėr, ndarja konsiderohet e saktė dhe e drejtė. Gjithashtu nėse drejtor ėshtė femra dhe zėvendėsdrejtor mashkulli, atėherė ndarja ėshtė e drejtė ngase pasuria kėtu ndahet sipas angazhimit dhe pėrgjegjėsive. Prandaj nuk ėshtė ēėshtja e burrėrisė dhe e feminitetit, mirėpo varėsisht nga pozita dhe pėrgjegjėsitė qė ka secili prej tyre.
Islami e refuzon dhe lufton parimin e privimit tė femrės nga trashėgimia thjesht pėr shkak tė feminitetit tė saj ose pėr shkaqe tė cilat i pėrmendėm mė sipėr. Islami i ka caktuar asaj kuotėn nė tė gjitha rastet e trashėgimisė. Islami e kundėrshton edhe parimin e barazisė absolute ndėrmjet asaj dhe mashkullit nė trashėgimi. Ai nė kėtė drejtim ka vėnė rregulla prej tė cilave nuk duhet tė dalim.

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
17.5.2009


1Kuran, Nisa, 11.
2 Kuran, Nisa, 11.
3 Kuran, Nisa, 12.
4 Kuran, Nisa, 12.
5 Kuran, Nisa, 4.
6 Kuran, Nisa, 21-22.

                                         www.klubikulturor.com